| Bookmark and Share

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E KOLEGJEVE DHE MBLEDHJES SË GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE GJATË MUAJIT JANAR 2024

Vendimi i moskalimit do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet kërkuesit/ve i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Nr. Kërkues Nr/date
regjistri themeltar
Objekti Data e
vendimmarrjes
Dispozitivi
1. Anton Arapi 49 (A) 2023 Regjistri Themeltar, datë 13.10.2023 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimeve nr.51, datë 05.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, nr.121, datë 02.05.2018 të Gjykatës së Apelit Shkodër, nr.00-2023-1122, datë 04.07.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 09 Janar, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
2. Altin Belulaj 56 (A) 2023 Regjistri Themeltar, datë 17.11.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2023-1112 (198), datë 03.07.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 10 Janar, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
3. Oliver Ushina, Shoqëria Ushina shpk 3 (O) 2023 Regjistri Themeltar, datë 09.11.2023 Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2023-552, datë 30.03.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 2. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. 10 Janar, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
4. Hanife Hoxha, Elda Janllari 11 (H) 2023 Regjistri Themeltar, datë 14.11.2023 1. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 1772, datë 11.12.2014 të Gjykatës së Rrethit Elbasan, vendimit nr. 706, datë 13.07.2015 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe vendimit nr. 00-2023-3359, datë 12.07.2023 të Gjykatës së Lartë. 2. Kalimi i çështjes në seancë plenare. 10 Janar, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
5. Bardhyl Ibra 14 (B) 2023 Regjistri Themeltar, datë 13.11.2023 “1. Pezullimi i ekzekutimit të titullit ekzekutiv të vendimit të Gjykatës nr.94, datë 02.05.2023. 2. Pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.94, datë 02.05.2023, në bazë të nenit 609 paragrafi i dytë i KPrC. 3. Shfuqizimin e nenit 31/c të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të shprehjes “Abuzimi me të drejtën për të paraqitur kërkesë (shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 06.10.2016) Gjykata Kushtetuese, kur konstaton se kërkuesi ose përfaqësuesi i tij ligjor paraqet kërkesë abuzive ose të përsëritur, për të njëjtin shkak dhe objekt, megjithëse ajo është shqyrtuar një herë nga Gjykata Kushtetuese…urdhëron gjobitjen e tij me shumën nga 100.000-500.000 lekë”. 12 Janar, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
6. Fatbardha Saliaj 14 (F) 2023 Regjistri Themeltar, datë 24.11.2023 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut të vendimit nr. 00-2023-3076(447), datë 12.07.2023 të Gjykatës së Lartë. 18 Janar, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
7. Aleksandër Haxhi 58 (A) 2023 Regjistri Themeltar, datë 07.12.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 3773, nr. çështje 3619/2015, datë 12.07.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 18 Janar, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
8. Shoqëria EMS ALBANIAN PORT OPERATION shpk 31 (Sh) 2023 Regjistri Themeltar, datë 30.11.2023 Kontrolli i pajtueshmërisë së Ligjit nr.79/2022 “Për miratimin e Marrëveshjes Kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development shpk., Albanian Seaports Development Company sha., dhe NSHMI Development L.L.C., në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina &Jahtet e Durrësit”, me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Komuniteteve Europiane e Shteteve të tyre anëtare dhe Republikës së Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr.9590, datë 27.07.2006. 2. Shfuqizimi i neneve 1,3 dhe 4 të Ligjit nr.79/2022. 3.Pezullimi i neneve 1,3 dhe 4 të Ligjit nr.79/2022 18 Janar, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
9. Gramoz Zeneli alias Jan Zeneli alias Jorgo Wojtaszcyk 8 (G) 2023 Regjistri Themeltar, datë 14.12.2023 Shpallja si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe shfuqizimi i vendimit nr.00-2023-1302, datë 25.07.2023 të Gjykatës së Lartë. 19 Janar, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
10. Arben Berberi 57 (Sh) 2023 Regjistri Themeltar, datë 23.11.2023 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2023-2372, datë 07.06.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë 19 Prill, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
11. Dashnor Beta 12 (D) 2023 Regjistri Themeltar, datë 24.11.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2023-3046 (273), datë 13.07.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe nr. 1171, datë 12.05.2016 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. Kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë me tjetër trup gjykues 19 Janar, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
12. Patriot Muçaj 13 (P) 2023 Regjistri Themeltar, datë 30.11.2023 Shfuqizimi i vendimit nr. 1415, datë 30.05.2016 të Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë dhe vendimit nr. 00-2023-2486, datë 20.06.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Konstatimi i cenimit të parimeve dhe të drejtave kushtetuese si “garancia e qëndrimit në detyrë, mbrojtja shoqërore e punës, barazia para ligjit, siguria juridike në marrëdhëniet e punës, meritokracia. 19 Janar, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
13. Olsi Boriçi 4 (O) 2023 Regjistri Themeltar, datë 17.11.2023 Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2023-1185, datë 06.07.2023 të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 25 Janar, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
14. Shoqeria "Kalivaci Green Energy" 33 (Sh) 2023 Regjistri Themeltar, datë 11.12.2023 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr.00-2023-1324, datë 25.07.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë 25 Janar, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
15. Angela Zorka Hassane 55 (A) 2023 Regjistri Themeltar, datë 16.11.2023 Gjykimin përfundimtar të ankesës për shkeljen e të drejtës kushtetuese të mbrojtjes së pronës nëpërmjet një procesi jo të rregullt ligjor dhe shfuqizimin e vendimeve nr. 00-2023-2055, datë 19.04.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, nr. 1303, datë 22.10.2014 të Gjykatës së Apelit Shkodër. 25 Janar, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
16. Ilir Dedja 17 (I) 2023 Regjistri Themeltar, datë 23.11.2023 Shfuqizimi si antikushtetues i vendimit nr. 13-2021-811/468, datë 03.02.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i vendimit nr. 102023-102(23), datë 26.01.2023 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe vendimit nr. 00-2023-1350, datë 24.07.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë 29 Janar, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
17. Robert Naçe 6 (R) 2023 Regjistri Themeltar, datë 16.11.2023 Shfuqizimi i vendimit nr.267, datë 13.07.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën 29 Janar, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.