| Bookmark and Share

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E KOLEGJEVE DHE MBLEDHJES SË GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE GJATË MUAJIT MAJ 2024

Vendimi i moskalimit do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet kërkuesit/ve i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Nr. Kërkues Nr/date
regjistri themeltar
Objekti Data e
vendimmarrjes
Dispozitivi
1. Vilson Çobani 3 (V) 2024 Regjistri Themeltar, datë 08.04.2024 Shfuqizimi i ligjit nr. 41, datë 23 mars 2021 për ndryshimet ligjore si me Kodin e Procedurës Penale e Kodin e Procedurës Civile të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë me shumicë të cilësuar që mundëson gjykimin e çështjeve penale e civile me të ashtuquajtura dhoma këshillimi, si një ligj të hapur në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë që shkel hapur shumë të drejta të parashikuara nga shumë nene të kësaj Kushetute referuar kapitullit për të drejtat e njeriut. 03 Maj, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
2. Remzi Kasa 3 (R) 2024 Regjistri Themeltar, datë 02.04.2024 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2023-3482(515), datë 20.09.2023 të Gjykatës së Lartë dhe i vendimit nr. 894, datë 21.04.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë. 03 Maj, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
3. Reshat Gega 2 (R) 2024 Regjistri Themeltar, datë 18.03.2024 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 560/347, datë 05.06.2015 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe i vendimit nr. 00-2023-4683, datë 15.11.2023 të Gjykatës së Lartë (Kolegjit Civil). 03 Maj, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
4. Gëzim Vasi 1 (G) 2024 Regjistri Themeltar, datë 25.03.2024 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2023-1689, datë 26.10.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (dhomë këshillimi), vendimit nr. 20-2017-816/208, datë 12.10.2017 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, vendimit nr. 222(21-2017-1145), datë 20.07.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. 03 Maj, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
5. Shkëlqim Xhabrahimi 8 (Sh) 2024 Regjistri Themeltar, datë 04.03.2024 Shfuqizimin e vendimit nr.00-2021-953, datë 19.05.2021 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë 03 Maj, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
6. Mihal Lolo 7 (M) 2024 Regjistri Themeltar, datë 18.03.2024 Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2023-3223, datë 06.07.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe konstatimin e cenimit të afatit të arsyeshëm të gjykimit nga Gjykata Administrative e Apelit të ankimit të veçantë nr. 31133-00796-86-2021, datë 08.03.2021 dhe ankimit të veçantë nr. 31157-00893-86-2021, datë 16.03.2021. Konstatimin e mungesës së një mjeti efektiv për përshpejtimin e gjykimit. Urdhërimin e Gjykatës Administrative të Apelit për gjykimin e të dy ankimeve të veçanta brenda 30 ditëve 03 Maj, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
7. Taulant Kuqo 3 (T) 2024 Regjistri Themeltar, datë 25.03.2024 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2022-2116(127), datë 11.04.2022 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 09 Maj, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
8. Veli Drizi 2 (V) 2024 Regjistri Themeltar, datë 26.03.2024 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 5252, datë 30.09.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, të vendimit nr. 2762, datë 22.09.2016 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe të vendimit nr. 00-2023-2733, datë 30.06.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 09 Maj, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
9. Dashmira Zaro 3 (D) 2024 Regjistri Themeltar, datë 11.03.2024 Konstatimin e cenimit të afatit të arsyeshëm të gjykimit dhe shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-312, datë 17.01.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Detyrimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për gjykimin brenda 6 muajve të çështjes nr. 21246-04097-30-2023. 10 Maj, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
10. Dhionisios Alfred Beleri 3 (Dh) 2024 Regjistri Themeltar, datë 11.03.2024 1. Shfuqizimin si të papajtueshëm me nenet 17, 36 dhe 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 6 të KEDNJ-së të vendimit nr. 42, datë 13.05.2023 të Gjykaës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vendimit nr. 104, datë 10.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, vendimit nr. 1531, datë 26.09.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 2. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, nenet 17 dhe 36, si dhe nenit 8 të KEDNJ-së, të vendimit datë 10.05.2023 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për përgjimin ambiental në vende private për llogari të procedimit penal nr. 489, viti 2023 të asaj prokurorie. 10 Maj, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
11. Alban Ruli 8 (A) 2024 Regjistri Themeltar, datë 28.02.2024 Shfuqizimin e vendimit nr. 61009-00606-00-2023 Regj. Themeltar., dhe nr. 00-2023-1729 i vendimit, datë 31.10.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (“Vendimi 00-2023- 1729/2023" të GjL") të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i lidhur me rekursin ndaj Vendimit nr. 1202 (61010-03611-2023) Regj. Themeltar, datë 13.07.2023, nr. (30-2023-4123) 1109 Vendimi, datë 18.07.2023, të Gjykatës së Apelit së Juridiksionit të Përgjithshëm ("Vendimi 1109/2023"), i lidhur me ankimin ndaj Vendimit nr. 1170 Regj.Them., datë 29.06.2023, datë regj. 30.05.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ("Vendimi 1170/2023"); 2.Shpalljen e Vendimit 00-2023-1729/2023, datë 31.10.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i lidhur me rekursin ndaj Vendimit 1109/2023, i lidhur me ankimin ndaj Vendimi 1170/2023; 3.Konstatimin e shkeljes/privimit të lirisë dhe caktimin e masës së sigurimit personal në mënyrë të përshtatshme, proporcionale, objektivisht të mbështetur në fakte, prova, dhe ligj, sipas nevojave dhe ngushtësisht lidhur me vetë procedimin penal 8586/2022, në përputhje me parashikimet detyruese të Kushtetutës, Konventës për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, Kodit të Procedurës Penale, vendimeve të GjEDNj, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, vendimeve unifikuese të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, vendimeve të Kolegjeve Penale të Gjykatës së Lartë, në respektim të të drejtave të patjetërsueshme themelore të njeriut, në përputhje me legjislacionin penal në fuqi, dhe procedurën penale të konsoliduar ndër vite; 4. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë, nga një trup tjetër gjykues. 10 Maj, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
12. Gjet Kola 1 (Gj) 2024 Regjistri Themeltar, datë 11.03.2024 Kërkoj shfuqizimin e vendimeve nr. 944, datë 27.01.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; nr. 3017, datë 09.06.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë; nr. 39, datë 20.01.2016 të Gjykatës Administrative të Apelit; nr. 00-2023-4308, datë 12.10.2023 të Gjykatës së Lartë (Kolegji Administrativ), si të papajtueshëm me Kushtetutën. 10 Maj, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
13. Hajrie Nuraj 5 (H) 2024 Regjistri Themeltar, datë 19.02.2024 Rihapjen e procesit për kërkesën e paraqitur nga kërkuesja. Shfuqizimin e vendimit nr. 242, datë 21.12.2016 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Shfuqizimin e vendimit nr. 228, datë 29.06.2016 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Kthimin e çështjes në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për vazhdimin e gjykimit.. 14 Maj, 2024 Mospranimin e kërkesës.
14. Nikoll Kolthi 4 (N) 2024 Regjistri Themeltar, datë 27.03.2024 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2023-1800, datë 07.11.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 20 Maj, 2024 Mospranimin e kërkesës.
15. Ylli Xhakolli, Ervehe Xhakolli, Mevlute Tare, Haxhi Tare, Florenca Braho, Fidahi Braho 2 (Y) 2024 Regjistri Themeltar, datë 11.03.2024 Shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.00-2023-3575, datë 20.09.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, vendimit nr.239, datë 06.02.2017 të Gjykatës së Apelit Tiranë, nr.2973, datë 14.04.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë ose në Gjykatën e Apelit Tiranë me tjetër trup gjykues 20 Maj, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
16. Marjan Qafa 8 (M) 2024 Regjistri Themeltar, datë 25.03.2024 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut të vendimit të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë nr. 00-2023-4056, datë 19.10.2023. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. 20 Maj, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
17. Edmond Kasmi 5 (E) 2024 Regjistri Themeltar, datë 25.03.2024 Konstatimin e shkeljes së procesit të rregullt ligjor, Gjykata e caktuar me ligj konkretisht të së drejtës për t’ju drejtuar Gjykatës (të aksesit në Gjykatën e Posaçme) të së drejtës për tu dëgjuar/gjykuar nga Gjykata e Juridiksionit të Posaçëm e caktuar me ligj, hetimi dhe gjykimi brenda juridiksionit të posaçëm për subjektet dhe veprat e posaçme penale referuar nenit 75/a të KPP. Konstatimin e shkeljes së barazisë përpara ligjit. Shpalljen e vendimit nr.00-2023-2186, datë 19.12.2023 të Gjykatës së Lartë, shfuqizimin e tij si vendim në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimin e zbatimit të tij duke urdhëruar rishqyrtimin përpara Gjykatës së Lartë dhe çdo disponim a masë tjetër të përshtatshme me qëllim rivendosjen plotësisht të të drejtave themelore të ankuesit dhe të afërmve të tjerë që tashmë kanë (ose duhet të kenë) statusin e viktimës në këtë çështje, të shkelura nga këto institucione. 20 Maj, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
18. Gjergj Çupi 2 (Gj) 2024 Regjistri Themeltar, datë 18.03.2024 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 9, datë 23.02.1999 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mirditë; nr. 578, datë 23.10.2017 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe nr. 00-2023-1920 (287), datë 31.10.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë 20 Maj, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
19. Noris Zenelaj 2 (Gj) 2024 Regjistri Themeltar, datë 18.03.2024 1. Shfuqizimi i vendimit nr. 417, datë 05.12.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë (dhomë këshillimi) si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. 2. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë. 20 Maj, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
20. Neim Kadëna 3 (N) 2024 Regjistri Themeltar, datë 21.03.2024 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.00-2023-4167 (625), datë 25.10.2023 të Gjykatës së Lartë. 20 Maj, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
21. Viktor Bajraktari (Imeri) 1 (V) 2024 Regjistri Themeltar, datë 28.02.2024 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr.00-2023-1717(282), datë 31.10.2023 i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë 20 Maj, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
22. Taulant Xhini 4 (T) 2024 Regjistri Themeltar, datë 25.04.2024 Deklarimin dhe shfuqizimin si antikushtetues të vendimit nr. 00-2022-738, datë 24.06.2022 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, të vendimit nr. 44, datë 27.04.2016 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda dhe të vendimit nr. 11, datë 27.01.2016 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. 20 Maj, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
23. Merita Balliu 9 (M) 2024 Regjistri themeltar, datë 02.04.2024 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2023-4403 (525), date 20.09.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 24 Maj, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
24. Përparim Celibashi 11 (P) 2024 Regjistri Themeltar, datë 23.04.2024 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.00-2023-4461, datë 17.10.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Konstatimi i cenimit të së drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm. Dëmshpërblim 10.000 € (dhjetë mijë) (sipas nenit 44 kushtetues, dhe paragrafi 204 i vendimit të Gjykatës së Strasburgut dt. 11 Janar 2018. 24 Maj, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
25. Petrit Aliaj 10 (P) 2024 Regjistri Themeltar, datë 09.04.2024 Rishikim i vendimit nr. 30, datë 14.02.2024 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. 29 Maj, 2024 Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor dhe trajtimin e tij në rrugë administrative
26. Florian Hajdini 5 (F) 2024 Regjistri Themeltar, datë 15.04.2024 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2023-2187 (352), datë 19.12.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe kthimin e saj për rigjykim në këtë gjykatë 30 Maj, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
27. Gazmir Daci 5 (G) 2024 Regjistri Themeltar, datë 24.04.2024 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2024-419, datë 09.03.2023 të Gjykatës së Lartë. 30 Maj, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
28. Gani Ibraliu 2 (G) 2024 Regjistri Themeltar, datë 09.04.2024 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 4705, datë 14.04.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i vendimit nr. 1135, datë 13.05.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë, si dhe i vendimit nr. 00-2023-2668, datë 21.06.2023 të Gjykatës së Lartë për kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. 30 Maj, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
29. Elvin Behaj 5 (E) 2024 Regjistri Themeltar, datë 16.04.2024 Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-500, datë 13.02.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Konstatimin e cenimit të së drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm, dhe/ose përshpejtimin e procedurave të gjykimit. 30 Maj, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
30. Manuel Augusto Blacker-Miller Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2023-1906, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Lartë. 31 Maj, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.