| Bookmark and Share

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E KOLEGJEVE DHE MBLEDHJES SË GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE GJATË MUAJIT TETOR 2024

Vendimi i moskalimit do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet kërkuesit/ve i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Nr. Kërkues Nr/date
regjistri themeltar
Objekti Data e
vendimmarrjes
Dispozitivi
1. Emine Xhelilaj 18 (E) 2024 Regjistri Themeltar, datë 01.08.2024 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut i vendimit nr. 00-2022-3569 (348), datë 06.10.2022 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 08 Tetor, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
2. Islam Kasa (Mitralozi) 8 (I) 2024 Regjistri Themeltar, datë 15.08.2024 Kërkoj interpretim Kushtetues për rastet kur: - Nga legjislacioni penal shqiptar me procedurë të rregullt gjyqësore njihen vendimet e formës së prerë të marra nga shtetasit shqiptar në shtetet e huaje, dhe – Për këta shtetas a duhet tu njihet edhe benefiti ligjor i dhënë me ligjin e amnistisë kur përmbushen kriteret përfituese për vendimet e formës së prerë të marra në shtetin e huaj. 08 Tetor, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
3. Fatime Deharaj (Limani) 13 (F) 2024 Regjistri Themeltar, datë 02.09.2024 Si të papajtueshëm me Kushtetutën, shfuqizimin e akteve të falsifikuara: nr. 3073/2 Prot., datë 03.03.2016, nr. 4005/1 Prot., datë 23.03.2016, nr. 4005/3 Prot., datë 01.04.2016, nr. 4005/7 Prot., datë 05.05.2016, nr. 4005/10 Prot., datë 16.06.2016, nr. 12037/1, datë 03.10.2016 (prapësime!?) të Ministrisë së Financave, nr. 1014 (86-2023-1357), datë 07.12.2023 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, nr. 1448 (31003-00068-00-2024), datë 08.04.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe urdhërimin e Ministrisë së Financave të vazhdojë me ekzekutimin e dëmshpërblimit për dosjen nr. 19948 në zbatim të VKM nr. 382, datë 19.05.2010 deri në përfundim të dëmshpërblimit, që konsiston në faktin e vërtetë të drejtë që Ministria e Financave në përfitimin tim kërkueses legjitime pranë Raiffeisen Bank Vila Goldi Tiranë në numrin tim të llogarisë 0000303089 të më kryejë pagesën 1 milionë lekë të këstit të dytë, të tretë të dëmshpërblimit për vëllain tim të ndjerë ish të dënuarin politik Xhemal Hysen Limani, duke vazhduar me pagesat e kësteve të tjera të rradhës në përfitim të tij sipas VKM nr. 382, datë 19.05.2010 derisa Ministria e Financave vlerën e mbetur të dëmshpërblimit mua kërkueses legjitime të ma shlyejë përfundimisht. 08 Tetor, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
4. Medi Koleci 14 (M) 2024 Regjistri Themeltar, datë 15.07.2024 Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2023-4098 (626), datë 19.07.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. 08 Tetor, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
5. Kozeta Tili 8 (K) 2024 Regjistri Themeltar, datë 02.08.2024 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2024-258, datë 11.01.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. 07 Tetor, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
6. Hysen Myshketa 7 (H) 2024 Regjistri Themeltar, datë 30.08.2024 Shfuqizimi si i Papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.00-2023-4197 (501), datë 13.09.2023 i Kolegjit Civil i Gjykatës së Lartë. 07 Tetor, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
7. Dritan Çollaku 15 (D) 2024 Regjistri Themeltar, datë 24.07.2024 1- Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor. 2. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut të vendimeve nr. 00-2023-5370, datë 26.10.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si dhe vendimit nr. 4278, datë 06.12.2016 të Gjykatës Administrative të Gjykatës së Apelit Tiranë. 3. Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën Administrative të Apelit me tjetër trup gjykues. 07 Tetor, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
8. Enrik Mamli, Tom Mamli 15 (E) 2024 Regjistri Themeltar, datë 23.07.2024 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2024-450, datë 12.03.2024 të Gjykatës së Lartë, i vendimit nr. 2475, datë 21.11.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe i vendimit nr.214-14, datë 01.02.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin. 02 Tetor, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
9. Flamur Kalivaçi 12 (F) 2024 Regjistri Themeltar, datë 23.07.2024 Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr.00-2024-400, datë 07.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 2348, datë 07.11.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr.899, datë 18.11.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë 02 Tetor, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
10. Ardjan Reçi 29 (A) 2024 Regjistri Themeltar, datë 08.07.2024 Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-1957, datë 14.05.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën Republikës së Shqipërisë. 02 Tetor, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
11. Kolë Hysenaj 7 (K) 2024 Regjistri Themeltar, datë 22.07.2024 Konstatimin e shkeljes së parimit të gjykimit nga një gjykatë e caktuar me ligj në kuadër të një procesi të rregullt ligjor sipas neneve 42, pika 2 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ-së. Konstatimin e shkeljes së parimit të pavarësisë dhe paanësisë së gjykatës në kuadër të procesit të rregullt ligjor sipas neneve 42, pika 2 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ-së. Konstatimin e shkeljes së parimit të arsyetimit të vendimit gjyqësor dhe proporcionalitetit në kuptim të nenit 142, pika 1 të Kushtetutës. 02 Tetor, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
12. Renato Zallemi 7 (R) 2024 Regjistri Themeltar, datë 15.08.2024 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 2024-00-58, datë 04.04.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, vendimit nr. 129, datë 02.11.2018 të Gjykatës së Apelit Korçë dhe të vendimit nr. 41-2018-2637 (222), datë 19.07.2018 të Gjykatës së Rrethit Korçë. 02 Tetor, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
13. Ilir Rrapaj 6 (I) 2024 Regjistri Themeltar, datë 26.07.2024 Shfuqizimin e vendimit nr.00-2024-116, datë 25.01.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 2. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë”. 01 Tetor, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
14. Arben Deda 32 (A) 2024 Regjistri Themeltar, datë 22.07.2024 Shfuqizimi i vendimit nr.00-2023-2022, datë 07.12.2023, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimi i çështjes për rigjykim në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë. 01 Tetor, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
15. Hamid Shehu, Lejla Çelçima, Namik Shehu, Shqipe Alljasi (Shehu), Avni Shehu, Ismet Shehu, Gjyle Tepshi (Shehu), Bujar Shehu, Asije Mansaku, Elida Ago, Sadije Shehu, Sabrie Cekani (Shehu), Arti Shehu dhe Flutura Hoxha. 6 (H) 2024 Regjistri Themeltar, datë 02.08.2024 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2023-3219, datë 14.06.2023 të Gjykatës së Lartë, të vendimit nr. 10-2014-3019 (798), datë 10.11.2014 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe të vendimit nr. (11-2011-282) 145, datë 24.01.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. 01 Tetor, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.