| Bookmark and Share

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E KOLEGJEVE DHE MBLEDHJES SË GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE GJATË MUAJIT SHTATOR 2024

Vendimi i moskalimit do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet kërkuesit/ve i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Nr. Kërkues Nr/date
regjistri themeltar
Objekti Data e
vendimmarrjes
Dispozitivi
1. Këshilli i Ministrave 12 (K) 2024 Regjistri Themeltar, datë 11.09.2024 Plotësim vendimi nr.52, datë 27.6.2024 të Gjykatës Kushtetuese 16 Shtator, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
2. Bajram Xibraku 4 (B) 2024 Regjistri Themeltar, datë 12.06.2024 Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2024-434, datë 08.02.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe kthimin e çështjes për rigjykim. 18 Shtator, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
3. Shoqëria “Zyra e Përmbarimit Privat ARB” sh.p.k. 21 (Sh) 2024 Regjistri Themeltar, datë 27.06.2024 1.Konstatimi i antikushtetuetshmërisë së vendimit nr.443 akti, datë regjistrimi 15.04.2024 (vendimi nr.443/2024), datë 09.05.2024 i Gj.Sh.P.J.P.Tiranë (e përfaqësuar në gjykim nga trupi gjykues/monokratik i përbërë nga A.A); 2. Shpallja e antikushtetuetshmërisë së vendimit nr.443/2024; 3. Konstatimi i mungesës së një mjeti efektiv juridik për të kundërshtuar vendimin nr.443/2024; 4. Konstatimi i statusit të “viktimës” përgjatë procesit gjyqësor si pasojë dhe rrjedhojë direkt e shkeljes kushtetuese për përfaqësim ligjor. 5. Rehabilitimi dhe zhdëmtimi në përputhje me ligjin pasi dëmi/dëmtimi është shkaktuar/ ka ardhur, vijon të vijë dhe do të vijoj të vijë për shkak të vendimit nr.443/2024. 18 Shtator, 2024 18.09.2024
4. Ylber Baku 3 (Y) 2024 Regjistri Themeltar, datë 15.07.2024 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 4928, datë 19.09.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, i vendimit nr. 3988, datë 22.11.2016 të Gjykatës Administrative të Apelit dhe i vendimit nr. 00-2023-5612, datë 14.11.2023 të Gjykatës së Lartë. 18 Shtator, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
5. Bardha Sokoli Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. 1. Kundërshtim në tërësi të vendimit nr. 139, datë 24.06.2024. 2. I përmbahem kërkesës të dorëzuar më datë 03.07.2024. 3. Kërkoj dëmin moral, material dhe diskriminues me grup tjetër gjyqtarësh. 18 Shtator, 2024
6. David Gjokeja 9 (D) 2024 Regjistri Themeltar, datë 27.05.2024 “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.207, datë 14.04.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, i cili ka marrë formë të prerë me vendimin nr.352, datë 25.09.2009 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe vendimin nr.268, datë 17.10.2012 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”. 18 Shtator, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
7. Vasillaq Kaçka 5 (V) 2024 Regjistri Themeltar, datë 09.05.2024 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2023-557, datë 25.10.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë dhe vendimit nr. 360, datë 04.11.2014 të Gjykatës së Apelit Korçë. 18 Shtator, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
8. Olsi Avdija 3 (O) 2024 Regjistri Themeltar, datë 26.07.2024 “Ndreqje gabimi material në vendimin nr.148, datë 27.06.2024 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” 19 Shtator, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. Pranimin e pjesshëm të kërkesës. Saktësimin, ndreqjen e gabimit në shkrim. Numri i procedimit penal nga “6854”, (në paragrafët 3 dhe 7 te vendimi 148, dt.27.06.2024 të Mbledhjes së Gjyqtarëve), bëhet “
9. Christos Siontis 1 (C) 2024 Regjistri Themeltar, datë 27.06.2024 1. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-351, datë 14.04.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë dhe të vendimit nr. 39, datë 24.03.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë. 2. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. 19 Shtator, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
10. Irini Bua, Mantho Bua 4 (I) 2024 Regjistri Themeltar, datë 04.07.2024 Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2024-476, datë 19.03.2024 si i marrë në shkelje të rëndë të ligjit material e procedurial penal dhe në shkelje të Kushtetutës. 19 Shtator, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
11. Sulejman Seferaj 11 (S) 2024 Regjistri Themeltar, datë 02.07.2024 “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2024-489, datë 19.03.2024 të Gjykatës së Lartë dhe nr.1721, datë 31.10.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”. 19 Shtator, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
12. Alir Doda 27 (A) 2024 Regjistri Themeltar, datë 02.07.2024 Shfuqizimin e vendimeve nr.894(86-2023-1227), datë 21.11.2023 të Gjykatës Administrative të Apelit dhe nr.00-2024-2172, datë 22.05.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë 19 Shtator, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
13. Fatmir Ndreu 11 (F) 2024 Regjistri Themeltar, datë 09.07.2024 Shfuqizimi i vendimit nr.00-2023-5400, datë 04.12.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë (dhomë këshillimi) si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 2. Dërgimi i çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë 19 Shtator, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
14. Ervis Alla 13 (E) 2024 Regjistri Themeltar, datë 28.06.2024 1. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-179, datë 08.02.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 2. Dërgimi i çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. 23 Shtator, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
15. Mylaim Beheluli 13 (M) 2024 Regjistri Themeltar, datë 09.07.2024 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 332, datë 02.05.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, të vendimit nr. 10-2018-480/121, datë 05.03.2018 të Gjykatës së Apelit Durrës, si dhe të vendimit nr. 00-2023-1944, datë 16.11.2023 të Gjykatës së Lartë dhe kthimin për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. 23 Shtator, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
16. Belul Kokallari 5 (B) 2024 Regjistri Themeltar, datë 03.07.2024 Kërkesë për interpretim ligjor dhe kundërshtim të vendimit nr. 188, datë 07.06.2022 të Gjykatës së Apelit Vlorë, vendimit nr. 250, datë 27.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat dhe vendimit nr. 97, datë 14.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Interpretim të ligjit për nenin 7, paragrafi 2, pika 9 i Kodit Penal; nenet 8, 13, 69, 74, 76, 77, 98, 123 të Kodit të Procedurës Penale; nenet 39, 40, 41, 42, 43, pikat “d”, “e”, “f”, 50, 79, pika “9” të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur; nenet 5, 8/1 dhe 2, 15/1, 16/1, 18/1, 21, 24/1, 25/1, 28/1, 29/3, 31 pikat “c” dhe “d”, 32/2, 33/1, 32/2, 33/1, 42/1 dhe 2, 48, 60/1, 116/1, pikat “b” dhe “c”, 116/3, 121/1 nënpika “b”, 122/2 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 29 i Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur. 23 Shtator, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
17. Gentiana Shata 9 (G) 2024 Regjistri Themeltar, datë 31.07.2024 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 5262, datë 30.09.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe vendimit nr. 00-2024-197(42), datë 30.01.2024 të Gjykatës së Lartë. 23 Shtator, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
18. Arben Gjata 25 (A) 2024 Regjistri Themeltar, datë 26.06.2024 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimeve nr.49, datë 23.06.2023 të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nr.102, datë 18.08.2023 të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nr.44, datë 04.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe nr.00-2024-116, datë 25.01.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 24 Shtator, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
19. Federata e Sindikatave të Punonjësve të Transportit dhe Telekomunikacionit të Shqipërisë 8 (F) 2024 Regjistri Themeltar, datë 10.05.2024 Shfuqizimi si antikushtetues i vendimit nr.753, datë 20.12.2023 të Këshillit të Ministrave për dispozitat zbatuese të ligjit nr.29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar. Shfuqizimin e nenit 24, pika 2, dhe nenit 69, pika 1, germa “dh”, fjalia e dytë të ligjit nr.29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë 24 Shtator, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
20. Dhoma Kombëtare e Noterisë 6 (Dh) 2024 Regjistri Themeltar, datë 14.05.2024 1. Shfuqizimi i pjesshëm i dy fjalive të fundit të germës “dh” të pikës 1 të nenit 69 të ligjit nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat” me këtë përmbajtje: “Norma e tatimit 0% nuk aplikohet për tatimpaguesit e përcaktuar në nënndarjet “ii” dhe “iii” të kësaj shkronje që furnizojnë shërbime profesionale”. Lista analitike e shërbimeve profesionale përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave në përputhje me legjislacionin në fuqi rregullues lidhur me këto shërbime profesionale. 2. Shfuqizimi i germës “ë” të pikës 1 të nenit 69 të ligjit nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat” me këtë përmbajtje: “Parapagimet sipas nenit 63 të këtij ligji, për kategoritë e personave të cilët furnizojnë shërbime profesionale dhe janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat nga data 1 janar 2024, përjashtimisht për vitin 2024, llogariten bazuar në deklaratat e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimit mbi fitimin të viteve paraardhëse, duke zbatuar normat tatimore të parashikuara në këtë ligj”. 3. Shfuqizimi pjesërisht i nenit 4, llojit të aktivitetit “Aktivitete juridike” në tabelën nr. 2, grupi/klasa 69.1 dhe 69.10, Kodi NVE Rev. M6910 dhe i llojit të aktivitetit “Drejtësi dhe aktivitete juridike” në tabelën nr. 2 grupi/klasa 84.23, Kodi NVE Rev.2O8423 të vendimit nr. 753, datë 20.12.2023 të Këshillit të Ministrave “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar. 4. Pezullimi i zbatimit të dy fjalive të fundit të germës “dh” të pikës 1 të nenit 69 dhe germës “ë” të pikës 1 të nenit 69 të ligjit nr. 29/2023 dhe të vendimit nr. 735/2023 të Këshillit të Ministrave deri në dhënien e vendimit për çështjen nga Gjykata Kushtetuese. 24 Shtator, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
21. Shoqata e Sipërmarrësve Italianë në Shqipëri – A.I.I.A.(OJQ), Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve, Një Grup Profesionistësh të Lirë. 13 (Sh) 2024 Regjistri Themeltar, datë 24.04.2024 Pezullimin e efekteve të nenit 12, pika 1, nenit 24, pika 2, nenit 69, pika 1, shkronja “dh” dhe shkronja “ë” të ligjit nr. 29/2023 dhe nenit 4 të vendimit nr. 753, datë 20.12.2023 të Këshillit të Ministrave, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi. 2. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të nenit 12, pika 1, nenit 24, pika 2 dhe nenit 69, pika 1, shkronja “dh” dhe shkronja “ë” të ligjit nr. 29/2023 dhe nenit 4 të vendimit nr. 753, datë 20.12.2023 të Këshillit të Ministrave. 24 Shtator, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
22. Ardita Harxhi 26 (A) 2024 Regjistri Themeltar, datë 26.06.2024 Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-213, datë 13.01.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën Republikës së Shqipërisë 24 Shtator, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
23. Djana Kasapi 13 (D) 2024 Regjistri Themeltar, datë 16.07.2024 Saktësim dhe plotësim të vendimit nr.87, datë 26.04.2024 të Gjykatës Kushtetuese 30 Shtator, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
24. Përparim Celibashi 16 (P) 2024 Regjistri Themeltar, datë 05.07.2024 Plotësimi i vendimit nr.114, dt.24.05.2024 i Gjykatës Kushtetuese 30 Shtator, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
25. Ermal Alla 19 (E) 2024 Regjistri Themeltar, datë 02.08.2024 Saktësim dhe plotësim vendimi nr.149, datë 28.06.2024 të Gjykatës Kushtetuese 30 Shtator, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
26. Valentina Troja 7 (V) 2024 Regjistri Themeltar, datë 25.06.2024 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-1713, datë 24.04.2024 të Gjykatës së Lartë, të vendimit nr. 997, datë 27.04.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr. 606, datë 02.02.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. 30 Shtator, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
27. Prena Mrruku 15 (P) 2024 Regjistri Themeltar, datë 02.07.2024 Shfuqizimi i vendimit nr. 122, datë 26.01.2011 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit nr. 00-2023-5092, datë 13.12.2023 të Gjykatës së Lartë. 30 Shtator, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
28. Rizan Aliu 6 (R) 2024 Regjistri Themeltar, datë 18.06.2024 Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2024-556 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, vendimit nr. 2404, datë 19.12.2023 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit nr. 160, datë 31.10.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. 30 Shtator, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
29. Kadri Kuka 6 (K) 2024 Regjistri Themeltar, datë 07.06.2024 1. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 175, datë 26.1.2015 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, të vendimit nr. 1146, datë 17.03.2017 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe të vendimit nr. 00-2023-4909, datë 16.11.2023 të Gjykatës së Lartë. 2. Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë. 30 Shtator, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
30. Ahmet Spahiu, Kujtim Spahiu 30 (A) 2024 Regjistri Themeltar, datë 12.07.2024 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2023-546, të Gjykatës së Lartë i cili ka vendosur mospranimin e rekursit të paraqitur nga pala e paditur Ahmet Spahiu dhe Kujtim Spahiu ndaj vendimit 10-2015-1566 (734), datë 02.07.2015 të Gjykatës së Apelit Durrës. 30 Shtator, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
31. Et’hem Llani 14 (E) 2024 Regjistri Themeltar, datë 15.07.2024 Shfuqizimi si antikushtetues i vendimeve nr. 2528, datë 29.09.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nr. 2491, datë 26.11.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 220, datë 08.02.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 30 Shtator, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
32. Albana Ruci 24 (A) 2024 Regjistri Themeltar, datë 21.06.2024 Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-1665, datë 25.04.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Konstatimin e cenimit të së drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm dhe/ose përshpejtimin e procedurave të gjykimit. 30 Shtator, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
33. Luiza Skraqi, Lulzim Skraqi 6 (L) 2024 Regjistri Themeltar, datë 07.08.2024 Të shpallet i pavlefshëm dhe të urdhërohet çregjistrimi i pasurisë nr. 11/44 regjistruar në datë 07.12.2014, e llojit truall plus ndërtesë me emër të qytetarit Kristo Sula, lëshuar nga ZVRPP Lushnjë si të paligjshme sipas dy vendimeve të prokurorisë Lushnjë dhe të shpallë të pavlefshme lejen e ndërtimit nr. 12, datë 12.05.2005 të KRT Bashkia Lushnjë. a – Të urdhërojë lirimin e banesës në veri, ndërtim ngjitur dhe truallit në pronësi të veçantë të Luiza Skraqit, fituar me akt dhurimi numri 792 i aktit noterial më daë 10.06.1994 me bazë pjesëtimin e pasurisë me vendim gjykate nr. 136, datë 26.04.1975 dhuruar nga Taibe Pupe, regjistruar në hipotekë me nr. 384, datë 10.06.1994 të pushtuar nga qytetari Kristo Sula, pushtim të vërtetuar nga dy vendime të prokurorisë Lushnjë me vendim nr. 428, datë 09.12.2014 dhe me vendim nr. 68, datë 18.05.2017 regjistruar si kallzim më 23.01.2017. – Taibe Pupe, e ëma e Luizës pronare e vetme e katit të parë me akt pjesëtimi pasurie nr. 136, datë 26.04.1975 me këto kufizime: veri-truall i Bajram Cerrisë(tani Skënder Hoxha, pushtuar nga Selmani me ndërtim ngjitur me banesën e Luizës) – jug – rruga nacionale – lindje shtëpia e Nevruze Manokut ndërtim ngjitur me banesën e Luizës – perëndim – rruga Lagje (pushtuar nga Kristo Sula me ndërtim me bazë truallin e tjetërsuar nga hipoteka). b – Të zhdëmtojë familjen e Luizës dhe Lulzim Skraqit me: - 60 mijë euro dëmtim pasurie. – 100 mijë euro dëmtim jopasuror, privim nga mundësitë e jetës dhe pasurisë, dëmtim i shëndetit me terror për 30 vjet. c – Të shpallen të pavlefshme të gjitha aktet e pronsisë të prodhuara nga vërtetimi i faktit të qytetarit Selman Pajolli sipas vendimit nr. 415, datë 21.03.1994 të Gjykatës Lushnjë dhe të urdhërohet çregjistrimi, fshirja e hipotekës nga ZVRPP Lushnjë. – Mbështetur në: Vendimi i parë nr. 428, datë 09.12.2014 i Prokurorisë ku Prokuroria ka konstatuar se në kushte të tilla konstatojmë elementë të veprës penale “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal (faqe 4 e këtij vendimi). Prokuroria ka vërtetuar se të gjitha aktet që burojnë nga vërtetimi i faktit janë marrë në kushtet e “falsifikimit të dokumenteve” edhe të “shpërdorimit të detyrës”. – Mbështetur në: vendimi nr. 68, datë 18.05.2017, prokuroria thekson: ....prokuroria ka konstatuar në regjistrimin e pronësisë në vitin 2000 nga shtetasi Selman Pajolli e më pas regjistrimin e kalimin e pronësisë shtetasit Kristo Sula, nuk janë marrë parasysh origjina e pronësisë së truallit dhe as vendimi nr. 1601, datë 06.11.1995 i cili deklaronte të pavlefshëm regjistrimin hipotekor të Selman Pajollit ndërkohë që ky detyrim rëndonte mbi ZVRPP Lushnjë e cila ka shpërdoruar detyrën që në momentin që ka regjistruar në pronësi të shtetasit Kristo Sula 140 m² truall, fakt ky i konstatuar edhe në vendimin e parë të prokurorisë nr. 458, datë 09.12.2014 30 Shtator, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.