| Bookmark and Share

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E KOLEGJEVE DHE MBLEDHJES SË GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE GJATË MUAJIT NËNTOR 2023

Vendimi i moskalimit do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet kërkuesit/ve i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Nr. Kërkues Nr/date
regjistri themeltar
Objekti Data e
vendimmarrjes
Dispozitivi
1. Metije Alla 19 (M) 2023 Regjistri Themeltar, datë 05.10.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.124, datë 08.06.2023 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. 23 Nëntor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
2. Lulzim Alla 16 (L) 2023 Regjistri Themeltar, datë 17.10.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.134, datë 21.06.2023 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. 23 Nëntor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
3. Bashkim Xhafa 12 (B) 2023 Regjistri Themeltar, datë 25.09.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 2953, datë 26.11.2015 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Kthimin e çështjes për shqyrtim pranë Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 2. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 1271, datë 25.10.2022 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Kthimin e çështjes për shqyrtim pranë Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 23 Nëntor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
4. Luigj Celaj 12 (L) 2023 Regjistri Themeltar, datë 21.09.2023 Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2022-1418, datë 10.11.2022 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, e vendimit nr. 331, datë 05.12.2019 të Gjykatës së Apelit Shkodër, e vendimit nr. 397-53-2019-2257, datë 29.07.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 23 Tetor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
5. Ilir Robaj 15 (I) 2023 Regjistri Themeltar, datë 06.10.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2023-520 (95), datë 28.03.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. 23 Nëntor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
6. Shoqëria “Beralb” sh.a. 26 (Sh) 2023 Regjistri Themeltar, datë 04.10.2023 “Shfuqizimi i vendimit nr.00-2022-642 (95), datë 17.03.2022 i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë 23 Nëntor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
7. Ylvi Çollaku, Lutfije Mahja 1 (D) 2023 Regjistri Themeltar, datë 27.09.2023 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 431, datë 08.06.2020 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë; nr. 335, datë 13.10.2020 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë si dhe nr. 00-2023-910, datë 18.05.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 23 Nëntor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
8. Ornela Çela 2 (O) 2023 Regjistri Themeltar, datë 17.10..2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr. 814, datë 24.06.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr. 00-2022-269, datë 24.02.2022 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 23 Nëntor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
9. Diana Kademi, Sutë Kademi 5 (D) 2023 Regjistri Themeltar, datë 21.09.2023 Shfuqizimi i vendimeve nr. 6818, datë 17.06.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nr. 3606, datë 30.10.2014 të Gjykatës së Apelit Tiranë, nr. 00-2023-1784, datë 26.04.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 20 Nëntor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
10. Diana Çami, Stelvi Çami, Glendi Çami, Nevila Çami. 9 (D) 2023 Regjistri Themeltar, datë 02.10.2023 Shfuqizimi i vendimeve nr. 12311, datë 09.12.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nr. 00-2023-1823 (271), datë 03.05.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Kthimi i çështjes për rigjykim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. 20 Nëntor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
11. Zaho Andoni 1 (Z) 2023 Regjistri Themeltar, datë 21.09.2023 Shfuqizimin si të papapjtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2023-1887, datë 24.04.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë gjatë veprimtarisë seleksionuese. 20 Nëntor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
12. Ajaz Shehu 46 (M) 2023 Regjistri Themeltar, datë 25.09.2023 Shfuqizimin e vendimit nr. 1563, datë 26.06.2015 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe vendimit nr. 00-2023-1335, datë 04.04.2023 të Kolegjit Administariv të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si rrjedhojë e një procesi të parregullt gjyqësor. 08 Nëntor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
13. Ermal Alla 17 (E) 2023 Regjistri Themeltar, datë 15.08.2023 Shfuqizimin si antikushtetues të aktit të pushtetit publik “procedurë noteriale” me nr. 1576 Rep., nr. 347 Kol, datë 30.03.2001 kryer nga notere publike për ligjërimin e marrëveshjes së palëve për tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme “tokë bujqësore”, përfituar sipas ligjit nr.7501, dt. 19.07.1991, vkm nr.161. 08 Nëntor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
14. Hasan Roqi 8 (H) 2023 Regjistri Themeltar, datë 27.07.2023 1. Detyrimi i Gjykatës Kushtetuese (më tej Gjykata), të gjykojë e vlerësojë çështjet e kthyera për mungesë juridiksioni dhe kompetence në Gjykatën Kushtetuese nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (më tej KPA) me vendimin nr. 2, datë 24.01.2022 dhe vendimin nr. 3, datë 25.01.2022 ku është kërkuar masë disiplinore me pasojë pagimin e dëmit nga pagat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe jo të taksapaguesve shqiptarë, për shkak të mungesës së vullnetit për mosekzekutim të vendimit të formës së prerë nr. 2227, datë 08.10.1997 të Gjykatës së Apelit Tiranë të lënë në fuqi nga vendimi nr. 76, datë 08.11.2000 i Gjykatës Kushtetuese dhe mosrespektimit të nenit 31/c, pika 1, fjalia e fundit; të nenit 81, pika 1, pika 4 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar (më tej ligji nr. 8577) nga shkelësit, falsifikatorët e dokumenteve dhe vendimeve kundër ligjit e drejtësisë, përsëritur këto shkelje në kërkesën e datës 12.04.2023 të kërkuesve para Gjykatës të pa marra parasysh nga vendimi nr. 138, datë 21 qershor 2023 i Kolegjit të Gjykatës. 2. Gjykata Kushtetuese të arkëtojë në llogarinë e kërkuesit nga buxheti i saj sipas nenit 71/ç, pikat 1, 2, 3, 4 të ligjit nr. 8577, dëmshpërblimin për tejzgjatje pa shkak të gjykimit në masën 8333.33 lekë për çdo muaj në tejkalim të afatit 3-mujor të gjykimit për secilin proces nr. 2, datë 24.01.2022 dhe nr. 3, datë 25.01.2022 të kthyera në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim nga KPA. Në llogarinë: Hasan Roqi CREDINS BANK TIRANA 5, SWIFT CDISALTRXX; IBAN në lekë 00000159390; AL 10 2121 1157 0000 0000 00159390. 3. Saktësim dhe plotësim i vendimit nr. 138, datë 21 qershor 2023 të Kolegjit të Gjykatës Kushtetuese për kërkesat e kërkuesve të cilat kanë mbetur pa përgjigje nga vendimi i mësipërm. 3.1. Në kuadër të një procesi të rregullt gjyqësor, besueshmërisë ndaj Gjykatës Kushtetuese për të qenë objektivisht e paanshme në procesin e kërkuesit, për të hequr çdo lloj dyshimi në këtë element të së drejtës, kemi kërkuar përjashtimin nga ky gjykim të pjesës mazhoritare të trupës së Gjykatës Kushtetuese ku nuk plotësohet kuorumi për të shqyrtuar çështjen e kërkuesve me kërkesë datë 12 prill 2023 që në fillim të gjykimit si shkelje e rëndë proceduriale, me pasojë pavlefshmërinë absolute të vendimit nr. 138, datë 21 qershor 2023 të Kolegjit të Gjykatës. 3.2. Kolegji i Gjykatës t’i japë përgjigje kërkesës së pikës 9 dhe pretendimeve të kërkuesve në §33.1, §33.2, §33.3, §33.4, §34.5, drejtuar Gjykatës datë 12 prill 2023 të lëna pa përgjigje në vendimin nr. 138, datë 21.06.2023 të Kolegjit duke i dhënë përgjigje të arsyetuar edhe pyetjeve: 1. Përse Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar që kërkesën kërkuesve ta shqyrtojë një Gjykatë tjetër Kushtetuese e një vendi anëtar të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut (më tej KEDNJ) duke qenë se për kërkuesit Roqi Gjykata është e pabesueshme dhe totalisht e anëshme? 2. Përse Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar kërkesën e kërkuesve që çështja të gjykohet direkt nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (më tej GJEDNJ)? 3. Përse Gjykata Kushtetuese në bazë të nenit 44/b të ligjit nr. 8577 nuk ka pranuar kërkesën e kërkuesve për t’u konsultuar me GJEDNJ për rastin? 4. Përse Gjykata nuk ka shqyrtuar prej 18 muajsh kërkesat për masa disiplinore të anëtarëve të Kolegjit të Gjykatës, të vendimit nr. 138/2023 znj. F.P. dhe znj. S.B. si subjekte të interesuara të vendimeve nr. 2, datë 24.01.2022 dhe nr. 3, datë 25.01.2025 të KPA, të kthyera për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese për mungesë kompetence dhe juridiksioni para se të jepte vendimin nr. 138, datë 21.06.2023 duke patur kërkesë përjashtimi? 4. Kërkuesit mendojnë se janë në kushtet e një vendimi personal, nr.138, datë 21 qershor 2023 dhënë me forcën e imunitetit të gjyqtarit kushtetues i cili nuk ka lidhje, as me institucionin e Gjykatës Kushtetuese, as me Kushtetutën, as me KEDNJ, as me praktikën e gjykimeve të GJEDNJ, në shkelje të nenit 128, pika 1, pika 2, shkronja a) dhe kërkojnë t’i jepet përgjigje pyetjes: Përse Gjykata Kushtetuese gjykon me standard preferencial, duke vendosur barrierë mbi mosekzekutimin e vendimit të parë të formës së prerë nr. 2227, datë 08.10.1997 të Gjykatës së Apelit Tiranë lënë në fuqi nga vendimi nr. 76, datë 08.11.2000 i Gjykatës Kushtetuese, në shkelje të ligjit UKM nr. 3, datë 21.06.1993 “Për zbatimin e ligjit nr. 7698, datë 15.04.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronarëve” i sigurtë juridikisht si element bazë i sundimit të ligjit, në shkelje të nenit 7, nenit 100, pika 4, pika 5, nenit 116, nenit 117, nenit 118, nenit 132, pika 1 të Kushtetutës , 24 vjet, 9 muaj, 18 ditë pa ekzekutuar kur: a) Kolegji i Gjykatës tre anëtarë nëpërmjet vendimit nr. 138, datë 21.06.2023 ka dalë kundër rasteve të gjykuara nga GJEDNJ në rang kombëtar, ku sipas nenit 5, nenit 44, nenit 122 të Kushtetutës dhe nenit 6§1 dhe 41 të KEDNJ janë të detyrueshme për zbatim nga shteti shqiptar, pjesë e të cilit është edhe Gjykata Kushtetuese, ku për mosekzekutim vendimi përfundimtar janë dhënë vendimet: Beshiri e të tjerë kundër Shqipërisë datë 22 gusht 2006, Vrioni kundër Shqipërisë datë 29 shtator 2009, Gjyli kundër Shqipërisë datë 29 shtator 2009, Berhani kundër Shqipërisë datë 27 maj 2010, Puto kundër Shqipërisë datë 10 korrik 2010, Delvina kundër Shqipërisë datë 08 mars 2011, Çaush Driza kundër Shqipërisë 15 mars 2011 dhe 13 nëntor 2007, Sharrxhi kundër Shqipërisë datë 11 janar 2018, etj.. Ka çështje të tjera të dhëna ndaj Autoriteteve Kontraktuale të Konventës si: Çështja Brumaresku kundër Rumanisë, vendim i datës 28.10.1999 i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, Çështja Ruiz Mateos kundër Spanjës, vendim i datës 23.06.1993 i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, “Martins Moreira v. Portogal 1988, §44, “Silva Pontes v. Portugali, 1994 §33”, “Di Pede v. Italia 1996 §24”, “Estina Jorge v. Portugalia, 1998, §§36-38, etj.. b) Kolegji i Gjykatës me tre anëtarë, me vendimin nr. 138, datë 21 qershor 2023 ka dalë kundër vendimeve të seancave gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, konstatimi i cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor, si rrjedhjojë e mosekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë, aq më tepër të lënë në fuqi nga Gjykata Kushtetuese, vendimi nr. 76, datë 08.11.2000 si: vendimet nr. 23, datë 08 qershor 2007; nr. 43, datë 19 dhjetor 2007; nr. 1, datë 01 janar 2009; nr. 6, datë 06 mars 2009; nr. 9, datë 01 prill 2009; nr. 8, datë 23 mars 2010; nr. 23, datë 17 maj 2010; nr. 35, datë 27 tetor 2010; nr. 12, datë 15 prill 2011; nr. 13, datë 21 mars 2012; nr. 17, datë 23 prill 2013; nr. 9, datë 27 shkurt 2014; nr. 16, datë 21 mars 2014; nr. 6, datë 23 shkurt 2016; nr. 25, datë 27 mars 2017; nr. 35, datë 18 prill 2017; nr. 50, datë 03 korrik 2017; etj.. c) Kolegji i Gjykatës me tre anëtarë, me vendimin nr. 138, datë 21 qershor 2023 ka dalë kundër çështjeve të fundit të gjykuara nga seancat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese për konstatimin e cenimit të së drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm, ku ekzekutimi i akt gjykimit nr. 76/2000 është pjesë e këtij procesi në vendimet si vijon: nr. 22, datë 20 mars 2017; nr. 32, datë 30 mars 2017; nr. 16, datë 16 mars 2021; nr. 35, datë 01 nëntor 2021; nr. 2, datë 17 shkurt 2022; nr. 3, datë 17 shkurt 2022; nr. 25, datë 11 maj 2023; etj.. 5. Gjykata Kushtetuese t’i japë përgjigje kërkesës: - Edhe sa kohë duhet të presin kërkuesit Roqi për t’u respektuar të drejtat e tyre të fituara me ligj dhe vendim gjyqësor të formës së prerë, lënë në fuqi nga Gjykata Kushtetuese, 24 vjet, 9 muaj, 18 ditë pa u ekzekutuar, të shkelura arbitrarisht nga gjykatat e ligjit dhe Gjykata Kushtetuese. Këto kërkesa janë parashtruar disa herë para Gjykatës Kushtetuese: - Të kërkuara në pikën 2 të kërkesës 29 qershor 2015 mbi të cilën u dha vendimi nr. 16, datë 10.03.2016 të Gjykatës Kushtetuese (pjesë e dosjes). – Të kërkuara në pikën 4 të kërkesës datë 25 mars 2021 mbi të cilën u dha vendimi nr. 86, datë 22 qershor 2021 i Gjykatës Kushtetuese. – Të kërkuara në kërkesën datë 26 korrik 2021 mbi të cilën dolën vendimet nr. 86/1, datë 28 shtator 2021 dhe vendimi nr. 111, datë 28 shtator 2021 të Gjykatës Kushtetuese. – Të kërkuara më datë 18 tetor 2021 para KPA mbi të cilën doli vendimi nr. datë 25 janar 2022 i KPA (pjesë e dosjeve të kthyera nga KPA). – Të kërkuara në kërkesën datë 05 gusht 2022, datë 25 gusht 2022, datë 29 gusht 2022, mbi të cilat doli vendimi nr. 177, datë 09 dhjetor 2022 i Gjykatës Kushtetuese. – Të kërkuara në kërkesat nr. 1, nr. 2, nr. 3, nr. 4, datë 12.04.2023 mbi të cilat doli vendimi nr. 138, datë 21 qershor 2023 me pengesë direkte për mosekzekutim vendimi nga Gjykata Kushtetuese. Paneli i Kolegjit të Gjykatës, për shkak të shkeljeve arbitrare dhe njëanshmërisë ekstreme, si në procedurë, ashtu dhe në materialin e vënë në dispozicion, nuk kishte të drejtë të gjykonte me vendimin nr. 138, datë 21 qershor 2023 dhe nuk ka të drejtë të gjykojë në asnjë çështje tjetër nga ato që do të paraqiten para saj, nga kërkuesit Roqi? 6. Në kushtet kur vendimet: nr. 9405, datë 09.12.2010 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; nr. 2029, datë 06.10.2011 i Gjykatës së Apelit Tiranë; nr. 315, datë 01.02.2023 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, nr. 138, datë 21 qershor 2023 i Kolegjit të Gjykatës, nuk kanë shqyrtuar plotësisht pa dhënë arsye të detajuara se përse nuk duhet të ekzekutohet vendimi i parë i formës së prerë nr. 2227, datë 08.10.1997 i Gjykatës së Apelit Tiranë, lënë në fuqi nga vendimi nr. 76, datë 08.11.2000 i Gjykatës Kushtetuese dhe mosrespektimi i UKM nr. 3, datë 21.06.1993, përse duhet të dilnin nga banesa kërkuesit Roqi? Kërkojmë të plotësohet në vendimin nr. 138/2023 të Kolegjit të Gjykatës baza ligjore e zgjidhjes së kësaj mosmarrëveshjeje, të parashikuar në ligje, kode, Kushtetutë, KEDNJ, akte të tjera ndërkombëtare, (rasti, nxjerrja me padi rivendikimi nga banesa e bashkëpronarëve Roqi) e cila mungon në të gjitha vendimet. 06 Nëntor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
15. Ismet Isufi 13 (I) 2023 Regjistri Themeltar, datë 29.08.2023 1.Rihapjen e procesit për shqyrtim të çështjes (restituito in integrum) nr. 5 (I)/2023, me procedurë të përshpejtuar për shkaqet e reja të konstatuara në evidentimin e pasaktë e jo të plotë të rrethanave, fakteve dhe dispozitave ligjore në fuqi, që nuk janë parashtruar në shqyrtimin paraprak të Mbledhjes së Gjyqtarëve për vendimmarrjen nr.142, datë 27.06.2023, i cili nuk siguron mbrojtjen efektive të të drejtës themelore kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, parashtruar në ankimin kushtetues. 2. Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, si rezultat i tejzgjatjes së skajshme e të papërligjur të gjykimit të çështjes brenda një afati të shpejtë e të arsyeshëm nga Gjykata Administrative e Apelit Tiranë dhe detyrimin e saj të përshpejtojë procedurat për gjykimin e çështjes administrative nr. 31018-03259-86-2017 (akti), datë regjistrimi 16.06.2017, brenda vitit 2023. 06 Nëntor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
16. Memli Xhaferi 18 (M) 2023 Regjistri Themeltar, datë 31.07.2023 Shfuqizimin e vendimit nr. 257, datë 20.06.2022 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë dhe vendimit nr. 364, datë 28.12.2022 të Gjykatë së Apelit Vlorë. 03 Nëntor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
17. Andrea Çupa 44 (A) 2023 Regjistri Themeltar, datë 19.09.2023 Shfuqizimi i vendimit penal nr. 545, datë 03.10.2017 të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, i vendimit nr. 363, datë 13.06.2018 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe vendimit nr. 00-2023-794, datë 16.05.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 01 Nëntor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
18. Aleksandër Leka 42 (A) 2023 Regjistri Themeltar, datë 11.09.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 384, datë 02.03.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe nr. 10-2017-1466 (452), datë 08.06.2017 të Gjykatës së Apelit Durrës. 01 Nëntor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
19. Nexhmije Shaba, Marjana Vorpsi, Lejla Shaba, Xhevdet Shaba 7 (N) 2023 Regjistri Themeltar, datë 25.09.2023 Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2022-2812, datë 18.10.2022 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë dhe rikthimin e çështjes për rishqyrtim në seancë gjyqësore. 01 Nëntor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.