| Bookmark and Share

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E KOLEGJEVE DHE MBLEDHJES SË GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE GJATË MUAJIT TETOR 2023

Vendimi i moskalimit do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet kërkuesit/ve i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Nr. Kërkues Nr/date
regjistri themeltar
Objekti Data e
vendimmarrjes
Dispozitivi
1. Altin Prendi 40 (A) 2023 Regjistri Themeltar, datë 07.09.2023 “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2023-1905, datë 16.05.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë”. 31 Tetor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
2. Hasan Roqi 9 (H) 2023 Regjistri Themeltar, datë 09.08.2023 Në kushtet kur me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese nr. 199, datë 05.06.2023, marrë dijeni më datë 07.07.2023 me shkresën nr. 666, datë 05.07.2023 të Drejtorisë Gjyqësore dhe Dokumentacionit, nuk i është dhënë përgjigje e plotë kërkesave të kërkuesit datë 15 mars 2023 dhe datë 17 prill 2023 në lidhje me vendimin nr. 177, datë 09.12.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese kërkuesi po shteron mjetet juridike në dispozicion për të drejtat e tij kushtetuese të shkelura arbitrarisht duke kërkuar: 1. Detyrimi i Gjykatës Kushtetuese (më tej Gjykata) të gjykojë e vlerësojë çështjet e kthyera për mungesë juridiksioni dhe kompetence në vlerësim të Gjykatës, nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (më tej KPA) me vendimin nr. 2 datë 24.01.2022 dhe vendimin nr. 3 datë 25.01.2022 ku është kërkuar masë disiplinore me pasojë pagimin e dëmit nga pagat e anëtarëve të Gjykatës, znj.Marsida Xhaferllari, znj. Fiona Papajorgji, z. Altin Binaj. z. Përparim Kalo, znj.Sonila Bejtja, znj.Elsa Toska dhe jo të taksapaguesve shqiptarë, për shkak të mungesës së vullnetit, për mosrespektim të Kushtetutës, Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut (më tej Konventa), Praktikës së Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (më tej GJEDNJ), shkeljen arbitrare të vendimit të formës së prerë nr. 2227, datë 08.10.1997 të Gjykatës së Apelit Tiranë, lënë në fuqi nga vendimi nr. 76, datë 08.11.2000 i Gjykatës Kushtetuese dhe të ligjit UKM nr. 3, §9/ç, datë 21.06.1993 për zbatimin e ligjit nr. 7698, datë 15.04.1993 "Për kthimin dhe kompesimin e pronave ish pronarëve" të cilat kanë 24 vjet 10 muaj pa ekzekutuar, duke lejuar vendime të tjera të gjykatave të ligjit ta dhunojnë akt-vendimin përfundimtar dhe ligjin me përkrahjen e Gjykatës. Çështje e juridiksionit disiplinor ka 1 vit, 6 muaj 14 ditë pa gjykuar nga Gjykata. Duke qenë në konflikt me kërkuesin dhe në proces gjykimi disiplinor jepet vendimi nr. 177, datë 09.12.2022 dhe vendimi nr. 119, datë 05.06.2023 të Mbledhjes së Gjyqtarëve në shkelje të rëndë proceduriale dhe në shkelje të parimit të paanësisë në gjykim nga vetë Gjykata Kushtetuese. 2. Shpalljen absolutisht të pavlefshme nga Gjykata të vendimit të saj nr. 177, datë 09.12.2022 dhe vendimit nr. 119, datë 05.06.2023 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Gjykatës, si vendime që janë dhënë pa zgjidhur më parë çështjen e konfliktit të anëtarëve të kësaj trupe me kërkuesin. KPA nuk pranon që ankesa të tilla për juridiksion disiplinor t’i drejtohen asaj sipas $9 të vendimit nr. 2, datë 24.01.2022 dhe $15 të vendimit nr. 3, datë 25.01.2022, por duhen drejtuar direkt në Gjykatën Kushtetuese. Në këtë rast kërkuesi nuk mund të çojë për të dytën herë në KPA për ndjekje disiplinore anëtarët e Mbledhjes se Gjyqtarëve të vendimit nr. 177/2022 dhe vendimit nr. 119, datë 05.06.2023, sepse pret rezultatin se kush e ka kompetencën dhe juridiksionin. Çështja e juridiksionit dhe kompetencës nuk i përket kërkuesit, por Gjykatës Kushtetuese dhe KPA. Kërkuesi kërkon vendimet e Gjykatës Kushtetuese për të dy rastet e kthyera për vlerësim nga KPA para se ajo të dilte me vendimin nr. 177, datë 09.12.2022 dhe vendimin nr. 119, datë 05.06.2023 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Gjykatës. Ankesa e kërkuesit ka qenë në përputhje me të drejtat e tij të garantuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese", i ndryshuar (më tej Ligji 8577), Kushtetuta, Konventa dhe praktika e GJEDNJ. 3. Në lidhje me vonesën e gjykimit për juridiksion disiplinor, prej 1 vit, 6 muaj, 14 ditë pa gjykuar nga Gjykata Kushtetuese në respekt të nenit 71/ç pikat 1; 2; 3; 4; të ligjit nr. 8577, para se të jepeshin vendimet nr. 177/2022 dhe nr. 119/2023 të Gjykatës, kërkuesi kërkon dëmshpërbilimin përkatës për mosgjykim të drejtë brenda afatit të caktuar për çdo muaj në tejkalim të afatit 3-mujor të gjykimit për secilin proces nr. 2, datë 24.01.2022 dhe nr. 3 datë 25.01.2022 të KPA, të kthyera në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim nga KPA, në mënyrë të veçantë për secilin vendim nr. 177/2022 dhe nr. 119/2023 të Gjykatës. Në llogarinë: Hasan Roqi; CREDINS BANK TIRANA 5; SWIFT: CDISALTRXX; IBAN në lekë 00000159390; AL10 2121 1157 0000 0000 0015 9390. 4. Mbas shfuqizimit të vendimit nr.177 date 09.12.2022 dhe nr.119 datë 05.06.2023, çështja të dërgohet për gjykim në një Gjykatë Kushtetuese të një Autoriteti Kontraktual të Konventës ose direkt në GJEDNJ. 31 Tetor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
3. Petrit Aliaj 9 (P) 2023 Regjistri Themeltar, datë 07.08.2023 1. Parashtrimi i saktë dhe i plotë i situatës faktike, ligjore, provave dhe argumentet përkatëse, në funksion të mbrotjes të së drejtës themlore kushtetuese të gëzimit të pensionit të parakohshëm të ushtarakut, për kundërshtimin e shtatë vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, për të njëjtën çështje, që është shumw e thjeshtë e sidomos të fundit, nr.71, dt 05.04.2023, i marrë në kundërshtim të hapur me parimet themelore kushtetuese, për një proces të rregullt gjyqësor duke mos më garantuar mbrojtjen juridike nga aktet e kundërligjshme administrative dhe vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatës së Lartë, të cilat kanë cenuar rëndë të drejtën themelore kushtetuese, konventare e ligjore, për të drejtën jetike, për të jetuar si shtetas shqiptar, në qetësi, në normalitet, me dinjitet e me siguri, të drejtën e gëzimit të pensionit të ushtarakut, në kushtet, në kohën dhe në masën e parashikuar nga Kushtetuta dhe ligjet specifike të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të RSh. 2. Pranimin e kërkesës dhe kalimin për shqyrtim në seancë plenare, për të dhënë vendimin përfundimtar, mbi bazën e objektit të saj, për t'i hapur rrugë zhvillimit të procesit të rregullt ligjor në gjykatat e sistemit të zakonshëm për zgjidhjen e drejtë dhe përfundimisht në themel të konfliktit gjyqësor prej mëse 15 vite. 31 Tetor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
4. Dorina Postolli 6 (D) 2023 Regjistri Themeltar, datë 21.09.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2023-673 (121), datë 18.04.2023 të Gjykatës së Lartë. 31 Tetor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
5. Helidon Gjikoka 10 (H) 2023 Regjistri Themeltar, datë 18.08.2023 Saktësimin dhe plotësimin e vendimit nr.136, date 21.06.2023 të Gjykatës Kushtetuese. 30 Tetor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
6. Edmond Panahori 18 (E) 2023 Regjistri Themeltar, datë 31.08.2023 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2021-642 (19), datë 26.07.2021 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 2. Lirimin e shtetasit Edmond Panahori. 25 Tetor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
7. Ilir Muzhaqi 10 (I) 2023 Regjistri Themeltar, datë 17.07.2023 Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe shfuqizimin e vendimit nr. 00-2022-1192, datë 29.09.2022 të Gjykatës së Lartë. 25 Tetor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
8. Emirjan Gilani 20 (E) 2023 Regjistri Themeltar, datë 20.09.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2023-920, datë 01.06.2023 të Gjykatës së Lartë. 25 Tetor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
9. Tom Dedaj 7 (T) 2023 Regjistri Themeltar, datë 26.06.2023 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2023-2287, datë 21.03.2023 të Gjykatës së Lartë. 20 Tetor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
10. Majlinda Stafanasi 16 (M) 2023 Regjistri Themeltar, datë 14.06.2023 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr.00-2022-1325, datë 27.10.2022 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Pezullimin e zbatimit të vendimitnr.00-2022-1325, datë 27.10.2022 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyj në fuqi. 19 Tetor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
11. Ilir Sopoti 12 (I) 2023 Regjistri Themeltar, datë 09.08.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr. 00-2023-585, datë 11.01.2023 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë. 19 Tetor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
12. Krenar Drazhi 13 (K) 2023 Regjistri Themeltar, datë 28.07.2023 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit gjyqësor nr. 10724, datë 15.12.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të vendimit gjyqësor nr. 362, datë 28.02.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë, të 00-2022-2889, datë 09.11.2022 të Gjykatës së Lartë. 19 Tetor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
13. Kujtim Lusha 17 (K) 2023 Regjistri Themeltar, datë 18.09.2023 Shfuqizimi si antikushtetues i vendimit nr.00-2023-1667, datë 26.04.2023 të Gjykatës së Lartë, nr.368, datë 12.02.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë, nr.1900, datë 10.02.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë 19 Tetor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
14. Esida Bruci (Sata), Irena Zhurka, Gersiana Skifteri, Enkelejda Patrioti, Nertila Kalanxhi, Sokol Loci, Stela Qako, Blerta Aliu, Orela Troplini, Roland Agolli, Aurel Celibashi, Enida Lamçe, Aneta Strakosha, Laureta Ahmeti, Majlinda Tosku 15 (E) 2023 Regjistri Themeltar, datë 24.07.2023 Shfuqizimi pjesërisht si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i pikës 7/1 dhe lidhjes 4/1 të vendimit nr. 919, datë 25.11.2020 të Këshillit të Ministrave, për kategorinë e pagës së ndihmësit ligjor pranë Gjykatës së Apelit. 19 Tetor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
15. Kastriot Gramshi 16 (K) 2023 Regjistri Themeltar, datë 07.09.2023 Kostatimi i pamundësisë së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të marrë vendim, pasi anëtarët e këtij Kolegji nuk kanë kryer betimin sipas Kushtetutës. Marrja përsipër nga ana e Gjykatës Kushtetuese të funksionit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të anëtarëve të saj, pasi Kolegji nuk është krijuar sipas formës së parashikuar me ligj. 19 Tetor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
16. Eqerem Leka 16 (E) 2023 Regjistri Themeltar, datë 25.07.2023 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2023-2410, datë 14.06.2023 të Kolegjit Civile të Gjykatës së Lartë. 13 Tetor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
17. Shyqiri Balla 19 (Sh) 2023 Regjistri Themeltar, datë 31.07.2023 Shfuqizimi i vendimeve nr. 00-2022-2081, datë 26.09.2022 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë (pa njohje ligjore ndaj v/përfundimtar, tërhequr pranë GJL-së, datë 02.06.2023) dhe nr. 1257, datë 07.04.2014 të Gjykatës së Apelit Tiranë, duke mbetur në fuqi vendimi nr. 625, datë 03.12.2012 i Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe/ose dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me tjetër trupë gjykuese, si të papajtueshme me Kushtetutën, rrjedhojë e cenimit të procesit të rregullt ligjor. Shpenzimet gjyqësore (kërkesë, mbrojtje dhe gjykim) t’i ngarkohen subjektit të interesuar. 13 Tetor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
18. Shkëlqim Morina, Shefije Morina, Ejona Morina, Edona Morina 16 (Sh) 2023 Regjistri Themeltar, datë 27.07.2023 Shfuqizimi si i papapjtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 221, datë 16.03.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendimit nr. 244, datë 07.02.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë, vendimit nr. 00-2023-447, datë 24.03.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 13 Tetor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
19. Bashkim Sinjari, Safete Sinjari 7 (B) 2023 Regjistri Themeltar, datë 03.07.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2023-434, datë 15.02.2020 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 13 Tetor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
20. Qani Hasa 2 (Q) 2023 Regjistri Themeltar, datë 24.07.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2023-310 të Gjykatës së Lartë. 12 Tetor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
21. Shoqëria “Supergrav Albania” 21 (Sh) 2023 Regjistri Themeltar, datë 21.08.2023 Rihapje të procesit me nr. 241 akti/2017 të Gjykatës Kushtetuese. Shfuqizimi i vendimit nr.241, datë 08.11.2017 të Gjykatës Kushtetuese. Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr. 00-2016-325, datë 28.01.20216 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë; nr. 871, datë 11.04.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 272, date 13.07.2012 të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Mat. 09 Tetor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
22. Blerina Kodra 11 (B) 2023 Regjistri Themeltar, datë 27.07.2023 Shfuqizimin si antikushtetues të vendimit nr. (706)-212, datë 13.10.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, të vendimit nr. 105, datë 05.04.2017 të Gjykatës së Apelit Korçë dhe të vendimit nr. 00-2022-1527, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Lartë. 05 Tetor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
23. Mirosh Seitaj 17 (M) 2023 Regjistri Themeltar, datë 12.07.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimeve nr.672, datë 25.03.2016 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, nr.00-2023-596, datë 02.03.2022 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 05 Tetor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
24. Shkëlzen Duraku 18 (Sh) 2023 Regjistri Themeltar, datë 31.07.2023 Shfuqizimin si antikushtetues të vendimit nr. 148, datë 22.12.2015 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, të vendimit nr. 33, datë 11.04.2016 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, të vendimit nr. 00-2022-1238, datë 20.10.2022 të Gjykatës së Lartë 05 Tetor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
25. Ilir Muzhaqi 11 (I) 2023 Regjistri Themeltar, datë 24.07.2023 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2023-756, datë 11.05.2023 të Gjykatës së Lartë 05 Tetor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
26. Izmir Hebovija 9 (I) 2023 Regjistri Themeltar, datë 10.07.2023 Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2023-519 vendimi (98), datë 28.03.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Lënia në fuqi e vendimit nr. 298, datë 19.12.2022 të Gjykatës së Apelit Shkodër. 05 Tetor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
27. Shqipe Bimi 11 (SH) 2023 Regjistri Themeltar, datë 07.06.2023 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.572, datë 02.03.2017 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr.00-2023-511, datë 14.02.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës Lartë. 03 Tetor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
28. Tomorr Kullolli 5 (T) 2023 Regjistri Themeltar, datë 10.07.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 80-2023-394, datë 27.02.2023 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. 03 Tetor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.