Vendimi i moskalimit do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet kërkuesit/ve i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
Nr. | Kërkues | Nr/date regjistri themeltar |
Objekti | Data e vendimmarrjes |
Dispozitivi |
1. | Shoqëria “Sig Ship” sh.p.k | 14 (Sh) 2023 Regjistri Themeltar, datë 29.06.2023 | Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe shfuqizimin e vendimit nr. 00-2021-1432, datë 23.09.2021 të Gjykatës së Lartë. | 11 Shtator, 2023 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
2. | Alfred Melonashi, Eliza Melonashi | 35 (A) 2023 Regjistri Themeltar, datë 07.06.2023 | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2023-530, datë 01.02.2023 të Gjykatës së Lartë dhe vendimit nr. 3716, datë 11.11.2014 të Gjykatës së Apelit si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 11 Shtator, 2023 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |