| Bookmark and Share

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E KOLEGJEVE DHE MBLEDHJES SË GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE GJATË MUAJIT QERSHOR 2023

Vendimi i moskalimit do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet kërkuesit/ve i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Nr. Kërkues Nr/date
regjistri themeltar
Objekti Data e
vendimmarrjes
Dispozitivi
1. Ismet Isufi 5 (I) 2023 Regjistri Themeltar, datë 25.04.2023 1. Shfuqizim të vendimit nr. 6/29, datë 17.01.2022 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 2. Konstatim i cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor, si rezultat i mosgjykimit të çështjes brenda një afati të arsyeshëm nga Gjykata Adminstrative e Apelit Tiranë. 3. Detyrimin e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë për të marrë masa të menjëhershme për të gjykuar sa më shpejt çështjen. 27 Qershor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
2. Aleksandër Kuqja 18 (A) 2023 Regjistri Themeltar, datë 09.03.2023 Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr. 00-2022-1150, datë 27.09.2022 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr.50, datë 05.05.2016 të Gjykatës së Apelit Për Krimet e Rënda Tiranë; nr.25, datë 07.03.2016 të Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krimet e Rënda Tiranë 26 Qershor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
3. Shoqata "Res Publika", Shoqata Impetus 6/1 (SH) 2023 Regjistri Themeltar, datë 04.05.2023 Shfuqizimi i ligjit nr. 38/2021, datë 23.03.2021 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë “Bechtel International Inc.”, për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”. 26 Qershor, 2023 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.