| Bookmark and Share

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E KOLEGJEVE DHE MBLEDHJES SË GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE GJATË MUAJIT SHKURT 2024

Vendimi i moskalimit do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet kërkuesit/ve i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Nr. Kërkues Nr/date
regjistri themeltar
Objekti Data e
vendimmarrjes
Dispozitivi
1. Stephan Morgenstern 2 (S) 2024 Regjistri Themeltar, datë 08.01.2024 Konstatimin e shkeljes së neneve 42/2 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 6 dhe 13 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ). 2. Shfuqizimi i vendimit nr. 2075, datë 08.12.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me KEDNJ. 3. Kthimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm me tjetër trupë gjykuese. PEzullim gjykimi 05 Shkurt, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
2. Elton Qyno 28 (E) 2023 Regjistri Themeltar, datë 22.12.2023 Pezullimi i zbatimit të vendimeve nr. 500, 501 dhe 502, datë 13.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kontrollin e banesës, paraqitjen e të dhënave elektronike të kërkuesit, kontrollin personal të kërkuesit dhe specifikisht organet proceduese të: - pezullojnë veprimet e nxjerrjes, përpunimit të të dhënave nga pajisjet e sekuestruara kompjuterike e telefonike apo disqe të pritshëm për t’u kryer, si dhe të sigurojnë çdo pajisje të sekuestruar me vulë në praninë e kërkuesit dhe avokatit të zgjedhur prej tij; - vlerësojnë mundësitë e tjera efektive të hetimit para se të vlerësohet që aksesimi i të dhënave të kërkuesit janë rruga e vetme efektive për të hetuar ngjarjen; - mundësojnë që kërkuesi dhe avokati i zgjedhur prej tij të jenë të pranishëm përpara çdo aksesimi, nxjerrjeje dhe përpunimi të të dhënave me qëllim që të miratohet mënyra e aksesimit, nxjerrjes dhe përpunimit të të dhënave; - marrin masa që çdo procedurë qërimi/shoshitjeje e të dhënave të mos bëhet duke përdorur fjalë kyçe të pakomunikuara më herët kërkuesit dhe të miratuara nga gjykata me qëllim mospërfshirjen e terma të gjerë të kërkimit kompjuterik që mund të përfshijnë si rezultat evidentimin e shumë dokumenta elektronikë njëherësh; - ndalojnë aksesin dhe kopjimin e çdo dokumenti apo të dhëne elektronike jorelevante dhe pa respektuar të gjithë hapat e mësipërm. 2. Shfuqizimi i vendimeve nr. 500, 501 dhe 502, datë 13.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për kontrollin e banesës, paraqitjen e të dhënave elektronike dhe kontrollin personal të kërkuesit, si dhe çdo akti procedurial të prodhuar si pasojë e zbatimit të këtyre vendimeve, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ). 05 Shkurt, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
3. Lekë Arapi 21 (L) 2023 Regjistri Themeltar, datë 14.12.2023 Shfuqizimi si antikushtetues i vendimeve nr.00-2023-701, datë 25.04.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 53, datë 19.02.2018 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe nr. 42, datë 06.12.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë 05 Shkurt, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
4. Resmi Kuka 7 (R) 2023 Regjistri Themeltar, datë 30.11.2023 Shfuqizimin e vendimit nr.62, datë 21.02.2022 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim pranë këtij Kolegji. 05 Shkurt, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
5. Sinan Tafaj 14 (S) 2023 Regjistri Themeltar, datë 14.12.2023 1.Shfuqizimi i vendimit nr. 4, datë 11.03.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. 2. Shfuqizimi i nenit 238 të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. 3. Shfuqizimi i vendimit nr. 176, datë 12.05.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 05 Shkurt, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
6. Vasil Çaroshi 5 (V) 2023 Regjistri Themeltar, datë 30.11.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2023-1077, datë 30.06.2023 të Gjykatës së Lartë; nr.10-2019-480/93, datë 20.03.2019 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe nr.648, datë 08.10.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan 05 Shkurt, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
7. Alaudin Malaj 60 (A) 2023 Regjistri Themeltar, datë 13.12.2023 Shfuqizimi si antikushtetues të vendimit nr.00-2022-317, datë 24.02.2022 të Gjykatës së Lartë, nr.disponimi 225, datë 13.10.2021 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nr.225 vendimi, datë 23.07.2021 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 05 Shkurt, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
8. Gentian Marku 7 (G) 2023 Regjistri Themeltar, datë 30.11.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2023-3603, datë 21.09.2023 të Gjykatës së Lartë dhe nr. 86, datë 07.12.2022 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë”. 07 Shkurt, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
9. Arjan Premçi 59 (A) 2023 Regjistri Themeltar, datë 07.12.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i nenit 65, pika 1 të Kodit Penal: “...nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarit me burgim të përjetshëm...”; i nenit 65, pika 2, të Kodit Penal, togfjalëshi: “...vetëm në raste të jashtëzakonshme...”; i nenit 65, pika 2, të Kodit Penal, togfjalëshi: “...tridhjetë e pesë...”, ndryshuar me ligjin nr.36/2017; i nenit 65, pika 3 të Kodit Penal: “Nga ky rregull përjashtohen të dënuarit për veprat penale të parashikuara në nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c dhe paragrafi i tretë i nenit 100”. 07 Shkurt, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
10. Sokol Dajko 13 (S) 2024 Regjistri Themeltar, datë 13.11.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.23/22-2017-171, datë 27.06.2017 i Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, nr.20-2018-113/12, datë 01.02.2018 i Gjykatës së Apelit Gjirokastër si dhe vendimit nr.53201-00586-00-2018 Regj.Them., nr.00-2023-1110 vendimi, datë 30.06.2023 i Gjykatës së Lartë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër. 12 Shkurt, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
11. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 13 (Gj) 2023 Regjistri Themeltar, datë 15.12.2023 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të neneve 14 dhe 53 të ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Pezullimin e gjykimit të çështjes. 14 Shkurt, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
12. Petrit Aliaj 3 (P) 2024 Regjistri Themeltar, datë 19.01.2024 Revokimi i Urdhrit të ekzekutimi të vendimit nr. 71, datë 05.04.2023" të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese 14 Shkurt, 2024 Nxjerrjen jashtë juridiksionit kushtetues të çështjes. Shqyrtimin administrativ të saj.
13. Hasan Roqi 12 (H) 2023 Regjistri Themeltar, datë 11.12.2023 Saktësim dhe plotësim i pikës 2 dhe 3 në rrethanat e çështjes i vendimit nr. 224, datë 31.10.2023 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. 20 Shkurt, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
14. Hasan Roqi 2 (H) 2023 Regjistri Themeltar, datë 23.01.2024 Saktësim dhe plotësim i pikës 1, 2 dhe 4 në rrethanat e çështjes i vendimit nr. 231, datë 06.11.2023 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. 20 Shkurt, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
15. Erion Çerekja 25 (E) 2023 Regjistri Themeltar, datë 04.12.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit të Komisionit të Përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë nr. 46, datë 30.06.2023 "Për refuzimin e ankimit të shtetasit Erion Çerekja kundër vendimit nr. 1637 prot., datë 16.05.2023 të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, si dhe vendimit nr. 1637 prot., datë 16.05.2023 të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. 22 Shkurt, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
16. Albana Balla Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2023-4005 (342), datë 19.10.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 3519, datë 27.10.2016 të Gjykatës Administrative të Apelit. 28 Shkurt, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
17. Pashk Lleshi 2 (P) 2024 Regjistri Themeltar, datë 09.01.2024 Shfuqizimi si antikushtetues të vendimeve nr.00-2023-865, datë 18.05.2023 të Gjykatës së Lartë; nr.1914, datë 18.07.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë; nr. 1334-263, datë 06.12.216 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Kurbin; nr.651/539, datë 16.07.2008 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Kurbin. Shfuqizimin si të papajtueshëm të AMTP-së nr.279 akti, datë 10.03.1996 të Luljeta Haxhi Vallasi. Shfuqizimin si të papajtueshëm të vendimit nr.14/1 të datës 16.11.1994 të Komisionit të Kthimit të Pronave; Shfuqizimin si të papajtueshëm të certifikatave të pronësisë të: Ndue Gjon Prendi në zonën kadastrale 1676, numri i pasurisë 443/11/4, volumi 7, faqe 18, sipërfaqja 1000 m2, zëri kadastral arë; Zef Gjon Prendi në zonën kadastrale 1676, numri i pasurisë 443/46/4, volumi 18, faqe 182, sipërfaqja 940 m2, zëri kadastral arë. 28 Shkurt, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
18. Adrian Batusha 3 (A) 2024 Regjistri Themeltar, datë 24.01.2024 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2023-3850, datë 12.10.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe kthimin për rigjykim të çështjes në Gjykatën Administrative të Apelit me një tjetër trup gjykues. 28 Shkurt, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
19. Rrajmond Toptani 1 (Rr) 2023 Regjistri Themeltar, datë 20.12.2023 Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 3020, datë 12.07.2023 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 28 Shkurt, 2024 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.