Vendimi i moskalimit do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet kërkuesit/ve i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
Nr. | Kërkues | Nr/date regjistri themeltar |
Objekti | Data e vendimmarrjes |
Dispozitivi |
1. | Shoqëria “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k | 24 (Sh) 2024 Regjistri Themeltar, datë 30.07.2024 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 00-2024-8, datë 09.01.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, të vendimit (urdhër-masë sigurimi reale) nr. 47 (87-2023-225), datë 10.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të vendimit nr. 95, datë 28.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. | 29 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
2. | Karafil Beqiri | 16 (K) 2024 Regjistri Themeltar, datë 18.09.2024 | Shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.38, datë 04.05.2018 i Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër; nr.89, datë 29.10.2018 i Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe nr.56, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.”. | 28 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
3. | Agron Bajri | 37 (A) 2024 Regjistri Themeltar, datë 06.09.2024 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 455, datë 22.12.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë për shkak të cenimit të së drejtës për t’u informuar dhe mbrojtur, sipas nenit 42/2 dhe 30 të Kushtetutës. Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm për gjykimin e çështjes gjyqësore civilo-administrative me paditës kërkuesin dhe të paditur organin publik INUV dhe Policia Bashkiake pranë Bashkisë Tiranë, me objekt detyrim organi publik, brenda një afati të arsyeshëm sipas parashikimeve të nenit 42/2 të Kushtetutës dhe nenit 6/1 të KEDNJ-së. Cenimin e parimit të gjykimit nga një gjykatë e paanshme, e pavarur dhe e caktuar me ligj, sanksionuar nga neni 42/2 i Kushtetutës dhe neni 6/1 i KEDNJ-së. | 28 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
4. | Dashmira Zaro | 16 (D) 2024 Regjistri Themeltar, datë 14.08.2024 | Konstatimi i cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor, për shkak të shkeljes nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë të afatit të arsyeshëm të gjykimit të çështjes nr. 21234-02321, datë 17.11.2022 | 28 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
5. | Jani Stramarko | 8 (J) 2024 Regjistri Themeltar, datë 19.09.2024 | Shfuqizimin e vendimeve nr. 3033, datë 05.11.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë; nr. 1305, datë 16.09.2014 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe nr. 00-2023-3022, datë 12.07.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe kthimin për rigjykim pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë | 28 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
6. | Arben Veizaj | 28 (A) 2024 Regjistri Themeltar, datë 03.07.2024 | 1. Interpretim ligjor kushtetues në lidhje me ligjin “Për dhënie amnistie” për amnistinë e vitit 2016 të dhënë me ligjin nr. 141/2016. 2. Interpretim ligjor kushtetues për rastet kur vepra penale është e bashkëshoqëruar me një vepër tjetër dhe kjo vepër amnistohet me amnistinë si vepër penale, pengohet për mosmarrje për shkak të aplikimit të nenit 55 të Kodit Penal. | 28 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
7. | Marjeta Lacaj | 15 (M) 2024 Regjistri Themeltar, datë 01.08.2024 | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2024-1158 (116), datë 25.03.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 24 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
8. | Fiqirie Muça | 10 (F) 2024 Regjistri Themeltar, datë 26.06.2024 | 1- Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-15, datë 11.01.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 2- Konstatimi i shkeljes/cenimit të së drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm dhe përshpejtimi i procedurave të shqyrtimit të çështjes me përparësi. 3- Konstatimi i shkeljes së aksesit dhe sigurisë juridike në një gjykatë të caktuar me ligj. 4- Detyrimin e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë të shqyrtojë çështjen e kërkueses me përparësi. | 24 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
9. | Benard Capa | 8 (B) 2024 Regjistri Themeltar, datë 15.08.2024 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.6421, datë 11.11.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, nr.338, datë 02.02.2017 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, nr.00-2024-1829, datë 02.05.2024 të Gjykatës së Lartë (Kolegji Administrativ). | 22 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
10. | Dashmira Zaro | 11 (D) 2024 Regjistri Themeltar, datë 26.06.2024 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 155, datë 15.04.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, përveç disponimit ndaj të paditurës Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Gjirokastër. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. | 22 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
11. | Irfan Shurdha | 10 (I) 2024 Regjistri Themeltar, datë 03.09.2024 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.00-2024-291 (46), datë 30.01.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë (Dhomë Këshillimi). Dërgimin e çështjes për shqyrtim Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. | 18 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
12. | Kliton Spahiu Petrit Çeno | 14 (K) 2024 Regjistri Themeltar, datë 12.09.2024 | Shfuqizimin e vendimit nr.00-2024-663, datë 11.04.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Konstatimin dhe shpërblimin e kërkuesve për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor në Gjykatën e Lartë. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. | 18 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
13. | Kujtim Ekonomi | 9 (K) 2024 Regjistri Themeltar, datë 08.08.2024 | Shfuqizimin e vendimeve nr. 10-2017-1007 (402), datë 27.04.2017 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe vendimit nr. 00-2022-1347, datë 20.06.2022 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 18 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
14. | Jonela Sulaj | 6 (J) 2024 Regjistri Themeltar, datë 06.08.2024 | Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2023-3563, datë 27.09.2023 të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën. Shfuqizimin e pjesshëm të vendimit nr. 1627, datë 30.06.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë, vendim i pjesshëm i cili është bërë titull ekzekutiv. | 18 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
15. | Ilirjan Gjoni | 11 (I) 2024 Regjistri Themeltar, datë 10.09.2024 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2023-2433 (201), datë 06.06.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë”. | 18 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
16. | Kostandin Kostrista | 10 (K) 2024 Regjistri Themeltar, datë 14.08.2024 | Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr. 00-2024-1594 (166), datë 18.04.2024 të Gjykatës së Lartë; nr. 1504, datë 06.04.2017 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. Kthimin e çështjes për rigjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. | 18 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
17. | Ermal Alla | 22 (E) 2024 Regjistri Themeltar, datë 16.08.2024 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i nenit nr.5 të ligjit nr.8550, datë 18.11.1999, i ndryshuar me ligjin nr.153/2013 | 16 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
18. | Edmond Leskaj | 20 (E) 2024 Regjistri Themeltar, datë 07.08.2024 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-665, datë 09.04.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë | 16 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
19. | Kastriot Dervishi | 13 (K) 2024 Regjistri Themeltar, datë 12.09.2024 | Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr.54, datë 25.05.2001 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat; nr.201, datë 21.09.2001 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe nr. 916, datë 19.06.2014 të Gjykatës së Lartë. Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat me një tjetër trup gjykues. | 16 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
20. | Sinan Gjoni | 14 (S) 2024 Regjistri Themeltar, datë 04.09.2024 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 204, datë 15.05.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, vendimit nr.1464, datë 11.06.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit nr. 00-2024-1051, datë 19.03.2024 të Gjykatës së Lartë, pasi kanë cenuar standartin e arsyetimit të vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për zhvillimin e gjykimit. | 16 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
21. | Gëzim Guri | 10 (G) 2024 Regjistri Themeltar, datë 06.08.2024 | Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr.00-2021-25, datë 08.01.2021 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr.398, datë 01.04.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr,67, datë 09.07.2002 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat | 16 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
22. | Ermal Alla | 23 (E) 2024 Regjistri Themeltar, datë 27.08.2024 | Saktësim dhe plotësim vendimi nr.167, datë 17.07.2024 të Gjykatës Kushtetuese | 16 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
23. | Tom Dedaj | 9 (T) 2024 Regjistri Themeltar, datë 17.07.2024 | 1. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-1059, datë 18.04.2024 të Gjykatës së Lartë dhe kthimin e çështjes për rigjykim. 2. Shpalljen antikushtetues të nenit 300 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, të titulluar “moskallëzim krimi” dhe shfuqizimin e tij. 3. Shpalljen antikushtetues të nenit 375 të Kodit të Procedurës Penale, të titulluar “ndryshimi i cilësimit juridik të veprës penale” dhe shfuqizimin e tij. | 16 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
24. | Almita Lula | 31 (A) 2024 Regjistri Themeltar, datë 12.07.2024 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2024-1187, datë 08.02.2024 të Gjykatës së Lartë. Konstatimi i shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe përshpejtimi i procedurave në gjykimin e çështjes si rezultat i mosgjykimit të çështjes në afat nga Gjykata e Lartë. Konstatimimin e cenimit të standardit të gjykimit në vendimin nr. 43, datë 13.02.2018 të Gjykatës së Apelit Vlorë. Konstatimin e procesit të parregullt ligjor në vendimin nr. 497, datë 26.06.2008 të ZRKKP-së Fier si dhe në vendimin nr. 1978/3, datë 25.08.2008 të Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së Tiranë. | 16 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
25. | Agim Maja | 34 (A) 2024 Regjistri Themeltar, datë 05.08.2024 | Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2023-4771, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën. | 16 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
26. | Eduard Kelmendi | 16 (E) 2024 Regjistri Themeltar, datë 29.07.2024 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropianë për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut të vendimit nr.00-2024-1922 (120), datë 27.03.2024 i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. | 16 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
27. | Pirro Thomo | 17 (P) 2024 Regjistri Themeltar, datë 25.07.2024 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropianë për të Drejtat e Njeriut të vendimeve nr.2166, datë 14.02.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; nr.327, datë 09.02.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr.00-2023-4247, datë 25.10.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë | 16 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
28. | Esma Malushi | 12 (E) 2024 Regjistri Themeltar, datë 25.06.2024 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut të vendimit nr. 00-2024-640, datë 22.02.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, të vendimit nr. 2449, datë 31.05.2017 të Gjykatës Administrative të Apelit dhe të vendimit nr. 1231, datë 10.03.2015 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. | 16 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
29. | Emine Xhelilaj | 18 (E) 2024 Regjistri Themeltar, datë 01.08.2024 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut i vendimit nr. 00-2022-3569 (348), datë 06.10.2022 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. | 08 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
30. | Islam Kasa (Mitralozi) | 8 (I) 2024 Regjistri Themeltar, datë 15.08.2024 | Kërkoj interpretim Kushtetues për rastet kur: - Nga legjislacioni penal shqiptar me procedurë të rregullt gjyqësore njihen vendimet e formës së prerë të marra nga shtetasit shqiptar në shtetet e huaje, dhe – Për këta shtetas a duhet tu njihet edhe benefiti ligjor i dhënë me ligjin e amnistisë kur përmbushen kriteret përfituese për vendimet e formës së prerë të marra në shtetin e huaj. | 08 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
31. | Fatime Deharaj (Limani) | 13 (F) 2024 Regjistri Themeltar, datë 02.09.2024 | Si të papajtueshëm me Kushtetutën, shfuqizimin e akteve të falsifikuara: nr. 3073/2 Prot., datë 03.03.2016, nr. 4005/1 Prot., datë 23.03.2016, nr. 4005/3 Prot., datë 01.04.2016, nr. 4005/7 Prot., datë 05.05.2016, nr. 4005/10 Prot., datë 16.06.2016, nr. 12037/1, datë 03.10.2016 (prapësime!?) të Ministrisë së Financave, nr. 1014 (86-2023-1357), datë 07.12.2023 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, nr. 1448 (31003-00068-00-2024), datë 08.04.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe urdhërimin e Ministrisë së Financave të vazhdojë me ekzekutimin e dëmshpërblimit për dosjen nr. 19948 në zbatim të VKM nr. 382, datë 19.05.2010 deri në përfundim të dëmshpërblimit, që konsiston në faktin e vërtetë të drejtë që Ministria e Financave në përfitimin tim kërkueses legjitime pranë Raiffeisen Bank Vila Goldi Tiranë në numrin tim të llogarisë 0000303089 të më kryejë pagesën 1 milionë lekë të këstit të dytë, të tretë të dëmshpërblimit për vëllain tim të ndjerë ish të dënuarin politik Xhemal Hysen Limani, duke vazhduar me pagesat e kësteve të tjera të rradhës në përfitim të tij sipas VKM nr. 382, datë 19.05.2010 derisa Ministria e Financave vlerën e mbetur të dëmshpërblimit mua kërkueses legjitime të ma shlyejë përfundimisht. | 08 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
32. | Medi Koleci | 14 (M) 2024 Regjistri Themeltar, datë 15.07.2024 | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2023-4098 (626), datë 19.07.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. | 08 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
33. | Kozeta Tili | 8 (K) 2024 Regjistri Themeltar, datë 02.08.2024 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2024-258, datë 11.01.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. | 07 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
34. | Hysen Myshketa | 7 (H) 2024 Regjistri Themeltar, datë 30.08.2024 | Shfuqizimi si i Papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.00-2023-4197 (501), datë 13.09.2023 i Kolegjit Civil i Gjykatës së Lartë. | 07 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
35. | Dritan Çollaku | 15 (D) 2024 Regjistri Themeltar, datë 24.07.2024 | 1- Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor. 2. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut të vendimeve nr. 00-2023-5370, datë 26.10.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si dhe vendimit nr. 4278, datë 06.12.2016 të Gjykatës Administrative të Gjykatës së Apelit Tiranë. 3. Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën Administrative të Apelit me tjetër trup gjykues. | 07 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
36. | Enrik Mamli, Tom Mamli | 15 (E) 2024 Regjistri Themeltar, datë 23.07.2024 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2024-450, datë 12.03.2024 të Gjykatës së Lartë, i vendimit nr. 2475, datë 21.11.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe i vendimit nr.214-14, datë 01.02.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin. | 02 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
37. | Flamur Kalivaçi | 12 (F) 2024 Regjistri Themeltar, datë 23.07.2024 | Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr.00-2024-400, datë 07.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 2348, datë 07.11.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr.899, datë 18.11.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë | 02 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
38. | Ardjan Reçi | 29 (A) 2024 Regjistri Themeltar, datë 08.07.2024 | Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-1957, datë 14.05.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën Republikës së Shqipërisë. | 02 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
39. | Kolë Hysenaj | 7 (K) 2024 Regjistri Themeltar, datë 22.07.2024 | Konstatimin e shkeljes së parimit të gjykimit nga një gjykatë e caktuar me ligj në kuadër të një procesi të rregullt ligjor sipas neneve 42, pika 2 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ-së. Konstatimin e shkeljes së parimit të pavarësisë dhe paanësisë së gjykatës në kuadër të procesit të rregullt ligjor sipas neneve 42, pika 2 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ-së. Konstatimin e shkeljes së parimit të arsyetimit të vendimit gjyqësor dhe proporcionalitetit në kuptim të nenit 142, pika 1 të Kushtetutës. | 02 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
40. | Renato Zallemi | 7 (R) 2024 Regjistri Themeltar, datë 15.08.2024 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 2024-00-58, datë 04.04.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, vendimit nr. 129, datë 02.11.2018 të Gjykatës së Apelit Korçë dhe të vendimit nr. 41-2018-2637 (222), datë 19.07.2018 të Gjykatës së Rrethit Korçë. | 02 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
41. | Ilir Rrapaj | 6 (I) 2024 Regjistri Themeltar, datë 26.07.2024 | Shfuqizimin e vendimit nr.00-2024-116, datë 25.01.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 2. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë”. | 01 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
42. | Arben Deda | 32 (A) 2024 Regjistri Themeltar, datë 22.07.2024 | Shfuqizimi i vendimit nr.00-2023-2022, datë 07.12.2023, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimi i çështjes për rigjykim në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë. | 01 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
43. | Hamid Shehu, Lejla Çelçima, Namik Shehu, Shqipe Alljasi (Shehu), Avni Shehu, Ismet Shehu, Gjyle Tepshi (Shehu), Bujar Shehu, Asije Mansaku, Elida Ago, Sadije Shehu, Sabrie Cekani (Shehu), Arti Shehu dhe Flutura Hoxha. | 6 (H) 2024 Regjistri Themeltar, datë 02.08.2024 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2023-3219, datë 14.06.2023 të Gjykatës së Lartë, të vendimit nr. 10-2014-3019 (798), datë 10.11.2014 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe të vendimit nr. (11-2011-282) 145, datë 24.01.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. | 01 Tetor, 2024 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |