| Bookmark and Share

 
                                                          REPUBLIKA E SHQIPËRISË
                                                           GJYKATA KUSHTETUESE

NJOFTIM PËR NJË VEND TË LIRË PUNE NË KATEGORINË DREJTUES/E NIVELI I MESËM (DREJTOR/E)


Në zbatim të Ligjit 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, neni 26, si dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr.242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira të punës në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, bazuar në ligjin nr. Ligjin nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë në shërbimin civil për kategorinë e mesme drejtuese, për një vend të lirë pune në pozicionin:

Drejtor në Drejtorinë Gjyqësore dhe të Dokumentacionit -kategoria II-B.

Pozicioni më sipër u ofrohet nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele nga brenda dhe jashtë institucionit te Gjykatës Kushtetuese.

Vetëm në rast se për këtë pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicion vakant, ai është i vlefshëm për konkurrim nëpërmjet proçedurës së ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme drejtuese. Në rast se vendi do të mbetet vakant edhe pas kësaj procedure do të plotësohet sipas pikës 4, të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, duke pranuar edhe kandidatë të tjerë që plotësojnë kërkesat për vendin e lirë.

Përshkrimi i detyrave që kryen Drejtori i Drejtorisë Gjyqësore dhe të Dokumentacionit

(a) Bën planifikimin dhe organizimin e punës së drejtorisë dhe ndan detyrat për çdo nëpunës, jep udhëzime në përputhje me ligjin dhe rregulloren, kontrollon zbatimin e detyrave prej vartësve dhe ndërhyn e merr masa për ecurinë e punës.
(b) Është përgjegjës, për të gjithë veprimtarinë e drejtorisë, përpara Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës;
(c) Kërkon zbatimin me korrektësi, me cilësi dhe në kohë të detyrave të ngarkuara prej titullarit të institucionit.
(d) Bashkërendon punën midis drejtorive në përputhje me detyrat e përgjithshme apo të veçanta që dalin nga urdhrat e Kryetarit, vendimet e Mbledhjes së Gjyqtarëve apo porositë e Sekretarit të Përgjithshëm, me qëllim mbarëvajtjen normale të veprimtarisë së Gjykatës.
(e) Siguron kushte normale pune për specialistët që ka në varësinë administrative, kërkon prej tyre sjellje korrekte ndaj eprorëve dhe kolegëve si dhe kujdeset për mirëmbajtjen e pasurisë dhe të pajisjeve që nëpunësit/punonjësit administrojnë;
(f) I paraqet Drejtorit të Drejtorisë Ekonomike dhe Burimeve Njerëzore në mbarim të çdo viti, mbi bazën e analizave periodike të punës, vlerësimin e punës për çdo nëpunës/punonjës në varësi, pasi më parë t’ua kenë bërë të njohur secilit dhe në rast kundërshtimesh çështja zgjidhet nga Sekretari i Përgjithshëm;
(g) Ka të drejtë të ngarkojnë edhe me detyra të tjera nëpunësit/punonjësit që janë në vartësi (në përputhje me profilin e tyre të punës) në rast se kjo kërkohet dhe është e nevojshme për mbarëvajtjen e Gjykatës.
(h) Regjistron kërkesat e paraqitura në Regjistrin Themeltar të Kërkesave. Për të gjitha kërkesat e paraqitura kontrollon paraprakisht plotësimin e kritereve të parashikuara në neni nr. 27 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe përgatit dosjet përkatëse.
(i) Bën regjistrimin në Sistemin e Menaxhimit të Çështjeve të kërkesave, akteve të tjera plotësuese të kërkesave dhe pretendimeve të palëve (kur çështja kalon për shqyrtim në seancë), që kanë lidhje me çështjen.
(j) Mban Regjistër të Posaçëm për kërkesat që nuk plotësojnë kriteret e nenit 27/4 të ligjit organik dhe njofton kërkuesin/it për plotësimet e nevojshme të kërkesës.
(k) Mban komunikim të vazhdueshëm me kërkuesin, subjektet e interesuara, ose përfaqësuesit e tyre duke i njoftuar për orën dhe datën e zhvillimit të seancës plenare, publike ose mbi bazë të dokumenteve.
(l)  Mban korrespondencën me gjykatat e tjera të sistemit të zakonshëm, kur paraqitet nevoja e kërkimit të dosjeve gjyqësore apo informacioneve të tjera për nevoja të gjykimit kushtetues.
(m) Njofton në mënyrë elektronike këshilltarët dhe Drejtoritë përkatëse për çështjet që shqyrtohen në seancë plenare publike ose mbi bazë të dokumenteve ose për çdo çështje tjetër që lidhet me gjykimin kushtetues.
(n) Pas redaktimit të vendimeve merr masa për zbardhjen/formatimin e vendimeve, si dhe dërgimin e kopjeve të tyre pjesëmarrësve në gjykim dhe Qendrës së Publikimeve Zyrtare, me qëllim botimin në Fletoren Zyrtare.
(o) Dërgon elektronikisht, ditën e shpalljes, kopjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese këshilltarëve, Drejtorive, Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefit të Kabinetit.

KUSHTET PËR LEVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Afati për dorëzimin e dokumenteve per proçedurën e pranimit me lëvizje paralele fillon me datën 08.09.2020 dhe përfundon me datën 18.09.2020.

Kushtet minimale qe duhet te plotësojë kandidati për ketë procedure janë:

a) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar brenda të njëjtës kategori për të cilën aplikon;
b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” ose Shumë mirë”;
d) Te plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme te përcaktuara ne shpalljen për konkurim.

Kritere të veçanta për pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë Gjyqësore dhe të Dokumentacionit

a) Të ketë mbaruar arsimin e lartë universitar DND; DIND ose Bachelor + Master Shkencor në shkencat juridike ;
b) Të ketë përvojë pune në strukturë të ngjashme jo më pak se 5 (pesë) vjet;
c) Preferohet të ketë eksperiencë në pozicione drejtuese
d) Preferohet të ketë gradë/titull shkencor
e) Të ketë njohuri shume të mira teorike e praktike ne përdorimin e kompjuterit, programeve bazë të tij;
f) Të njohë të paktën një nga pesë gjuhët e BE-se (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht dhe italisht);
g) Të ketë figurë te pastër morale e profesionale dhe të mos jetë i/e dënuar me vendime te formës së prerë të gjykatave;
h) Të mos ketë qenë anëtar i partive politike për 3 vitet e fundit
i) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi
j) Të mos jetë larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore ose shkarkuar nga detyra

Rezultatet e verifikimit paraprak
Njësia e përgjegjëse, në bazë të dokumentacionit të paraqitur, jo më vonë se 2 (dy) ditë kalendarike nga data e mbylljes së pranimit të dokumentave (21.09.2020), bën verifikimin paraprak te kandidatëve qe përmbushin kushtet dhe kërkesat e posaçme te përcaktuara ne shpalljen për konkurrim.
Kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme, te përcaktuara në shpalljen për konkurim, do te renditen në një listë sipas rendit alfabetik.
Kandidatët që nuk kualifikohen do të njoftohen individualisht nga njësia përgjegjëse për shkaqet e moskualifikimit, në të njëjtën ditë me shpalljen e listës së verifikimit paraprak (21.09.2020).
Kandidatët, të cilët rezultojnë të pakualifikuar, brenda 3 (tri) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual (21.09.2020 - 24.09.2020) paraqesin ankesat me shkrim pranë njësisë përgjegjëse. Ankesat zgjidhen brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të ankimit (deri me datën 29.09.2020).

Dokumentacioni dhe mënyra e dorëzimit
Kandidatët duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë pranë Drejtorisë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Një listë përmbledhëse e te gjithë dokumenteve qe dorëzohen, e cila duhet te jete e nënshkruar ne mënyrë te rregullt nga kandidati.
2. Një kërkesë për aplikim e cila duhet te përmbajë në formë të përmbledhur kërkesën për punësim ne pozicionin e shpallur. Kërkesa në formë të përmbledhur të përmbajë:
-Lloji i procedurës për të cilën merr pjesë (lëvizje paralele ose ngritje në detyrë); Emri dhe mbiemri i kandidatit; Adresa e saktë e banimit; Numri i telefonit dhe celularit; Adresa e e-mail it; Data e kërkesës; Nënshkrimi: Emri, mbiemri dhe firma me shkrim dore;
3. Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me dokumentin tip.
4. Fotokopje e diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor ne rastin e diplomës master).
5. Lista e notave te diplomës ose krediteve të marra.
6. Fotokopje e librezës se punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë).
7. Fotokopje e kartës së identitetit.
8. Dokumentin qe vërteton njohjen e gjuhës se huaj.
9. Vërtetimin e gjendjes shëndetësore dhe për aftësinë për pune (nga KML).
10. Vërtetimin e gjendjes gjyqësore ose formulari i plotësuar që autorizon institucionin për verifikim.
11. Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria që nuk është në ndjekje penale.
12. Vlerësimi i punës nga punëdhënësi i fundit.
13. Rekomandime, ne rast se ka, mundësisht nga punëdhënësi i fundit.
14. Urdhrin ose vendimin e konfirmimit si nëpunës civil.
15. Vërtetimin nga institucioni qe ka punuar dhe qe nuk ka mase disiplinore ne fuqi.
16. Çdo dokumentacion tjetër qe vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimimin shtese, vlerësimet pozitive apo te tjera te përmendura ne jetëshkrim.

Mënyra e dorëzimit te dokumentacionit te kërkuar:
Kandidati/ja duhet te dorëzojë brenda afatit te caktuar dokumentacionin e kërkuar si me poshtë:
- Në protokollin e Gjykatës Kushtetuese ose pranë Drejtorisë Ekonomike dhe te Burimeve Njerëzore.
- Me poste (data e postimit me poste të jete brenda afatit të caktuar për paraqitjen e dokumenteve).
Fusha e njohurive për kandidatët që do të intervistohen do të jetë:
Kandidati duhet te zotërojë njohuri të gjera të fushës përsa i përket Kushtetutës, Kodit të Proçedurave Administrative, ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, ligjit për statusin e nëpunësit civil, ligjit për rregullat e etikës në administratën publike, ligjit për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare, ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, legjislacionin në fuqi për sistemin e drejtësisë në Republikën e Shqipërisë.

Kandidatet për testimin me shkrim dhe gjate intervistes se strukturuar me goje do te vlerësohen ne lidhje me:
a. Njohuritë, aftësitë, kompetencën sipas përshkrimit te pozicionit te punës dhe detyrave qe kryen.
b. Eksperiencën e tyre te mëparshme.
c. Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën ne ketë pozicion pune.
d. Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërise; Ligjin për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese; Rregulloren e brendshme dhe te hyrje daljeve ne institucion, Kodit të Proçedurave Administrative, ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, ligjit për statusin e nëpunësit civil, ligjit për rregullat e etikës në administratën publike, ligjit për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare, ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, legjislacionin në fuqi për sistemin e drejtësisë në Republikën e Shqipërisë., si dhe te akteve te tjera ligjore e nënligjore ne kuadër te përmbushjes së vizionit të Gjykatës Kushtetuese planit strategjik dhe programit analitik, vjetor te punës se saj.

Mënyra e vlerësimit te kandidateve
Vlerësimi i kandidateve do të behet nga KPLP. Kandidatet do te vlerësohen për jetëshkrimin e dokumentacionin tjetër te dorëzuar, si dhe për intervistën e strukturuar. Intervista do te zhvillohet ne mjediset e Gjykatës Kushtetuese me datën 05.10.2020.
Mënyra e vlerësimit dhe procedurat që ndiqen për kandidatët është e përcaktuar në dispozitat përkatëse të ligjit si dhe në udhëzimet përkatëse të DAP. Struktura e ndarjes se pikëve të vlerësimit te kandidateve, është si me poshtë vijon:
a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë në: 20 pikë përvojë, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer;
b) 60 pikë intervista me gojë.

Mënyra e komunikimit
Njoftimet dhe komunikimet për çdo faze të proçedurës për kandidatet do të bëhet me e-mail, celular dhe sipas rastit ne këndin e informacionit te institucionit dhe ne portalin e "Shërbimit Kombëtar te Punësimit".

Grafiku i datave të zhvillimit te procedurës me lëvizje paralele:

Dorëzimi dokumenteve:                                                         08.09.2020 deri me 18.09.2020
Shpallja e listës paraprake te kandidatëve te kualifikuar:          21.09.2020
Ankimi për kualifikimin paraprak                                            3 dite kalendarike nga data e shpalljes
Zgjidhja e ankimeve për kualifikimin paraprak:                       deri ne 5 dite kalendarike nga data e përfundimit te ankimit
Shpallja e listës së kandidatëve të kualifikuar:                        29.09.2020
Intervista e strukturuar me kandidatët e kualifikuar                 05.10.2020
Njoftimi i vendimit të KPLP nga njësia përgjegjëse                   06.10.2020
Ankimi për vlerësimin e KPLP-së:                                           3 dite kalendarike nga data e shpalljes
Zgjidhja e ankimeve dhe dhënia e përgjigjes për vlerësimin:    deri në 5 ditë kalendarike nga data e përfundimit te ankimit
Shpallja e fituesit:                                                                19.10.2020
Akti i emërimit:                                                                    19.10.2020


KUSHTET PËR NGRITJEN NE DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

Nëse plotësimi i vendit të lirë në pozicionin "Drejtorit të Drejtorisë Gjyqësore dhe të Dokumentacionit", kategoria II-B me procedurën e ngritjes në detyrë është i hapur për nëpunësit civile të një kategorie më të ulet në të njëjtin institucion apo institucione të tjera te shërbimit civil dhe ne rast se vendi mbetet vakant edhe pas kësaj proçedure do të plotësohet sipas pikës 4, të nenit 26, të ligjit nr.152/2013 "Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe pikës 43, Kreu III-të i Vendimit te Këshillit të Ministrave, nr. 242, date 18.03.2015, "Për plotësimin  e vendeve te lira ne kategorinë e ulët dhe të mesme  drejtuese",  i ndryshuar.

Afati për dorëzimin e dokumenteve për procedurën e pranimit me ngritje në detyrë fillon me datën 08.09.2020 dhe përfundon me datën 23.09.2020.

Kushtet minimale qe duhet te plotësojë kandidati për këtë proçedure janë:
a) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar;
b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” ose Shumë mirë”;
d) Te plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme te përcaktuara ne shpalljen për konkurim.

Kritere te veçanta për pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë Gjyqësore dhe të Dokumentacionit
a) Te ketë mbaruar arsimin e larte universitar DND; DIND ose Bachelor + Master Shkencor ne shkencat juridike ;
b) Te ketë përvojë pune në strukturë të ngjashme jo me pak se 5 (pesë) vjet;
c) Preferohet të ketë eksperiencë në pozicione drejtuese
d) Preferohet të ketë gradë/titull shkencor
e) Të ketë njohuri shumë të mira teorike e praktike në përdorimin e kompjuterit, programeve bazë te tij;
f) Të njohë të paktën një nga pesë gjuhët e BE-së (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht dhe italisht);
g) Te ketë figure te pastër morale e profesionale dhe te mos jetë i/e dënuar me vendime te formës se prerë të gjykatave;
h) Të mos ketë qenë anëtar i partive politike për 3 vitet e fundit
i) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi
j) Të mos jetë larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore ose shkarkuar nga detyra

Konkurrimi për procedurën  e ngritjes në detyre përfshin  dy faza:
1) verifikimin paraprak, nëse kandidatet plotësojnë kushtet dhe kërkesat e veçanta për vendin e lire, te përcaktuara ne shpalljen për konkurrim;
2) vlerësimin e kandidateve.

Rezultatet e verifikimit paraprak
Njësia përgjegjëse, në bazë të dokumentacionit të paraqitur, brenda datës 05.10.2020, bën verifikimin paraprak të kandidatëve që përmbushin kushtet dhe kërkesat e posaçme e të përcaktuara në shpalljen për konkurrim. Kandidatet, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, do të renditen në një listë sipas rendit alfabetik e cila do të publikohet me datën 05.10.2020. Kandidatët që nuk kualifikohen do të njoftohen individualisht nga njësia përgjegjëse për shkaqet e moskualifikimit, në të njëjtën ditë me shpalljen e listës së verifikimit paraprak.
Kandidatet, të cilët rezultojnë te pakualifikuar, brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual (nga data 05.10.2020 deri me datën 10.10.2020) paraqesin ankesat me shkrim pranë njësisë përgjegjëse. Ankesat zgjidhen brenda 5 (pese) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të ankimit (deri me datën 15.10.2020).
Dokumentacioni dhe mënyra e dorëzimit

Kandidatët duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë pranë Drejtorisë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Një listë përmbledhëse e te gjithë dokumenteve që dorëzohen, e cila duhet të jetë e nënshkruar në mënyrë të rregullt nga kandidati.
2. Një kërkesë për aplikim e cila duhet të përmbaje në formë të përmbledhur kërkesën për punësim ne pozicionin e shpallur. Kërkesa në formë të përmbledhur të përmbajë:
-Lloji i procedurës për të cilën merr pjesë (lëvizje paralele ose ngritje në detyrë); Emri dhe mbiemri i kandidatit; Adresa e saktë e banimit; Numri i telefonit dhe celularit; Adresa e e-mail it; Data e kërkesës; Nënshkrimi: Emri, mbiemri dhe firma me shkrim dore;
3. Jetëshkrimi i plotësuar ne përputhje me dokumentin tip.
4. Fotokopje e diplomës (përfshire edhe diplomen Bachelor ne rastin e diplomes master).
5. Lista e notave te diplomës ose krediteve te marra.
6. Fotokopje e librezës se punes (te gjitha faqet qe vërtetojnë eksperiencën ne pune).
7. Fotokopje e kartës së identitetit.
8. Dokumentin që vërteton njohjen e gjuhës së huaj.
9. Vërtetimin e gjendjes shëndetësore dhe për aftësinë për pune (nga KML).
10. Vërtetimin e gjendjes gjyqësore ose formulari i plotësuar qe autorizon institucionin për verifikim.
11. Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria që nuk është në ndjekje penale.
12. Vlerësimi i punes nga punëdhënësi i fundit.
13. Rekomandime, në rast se ka, mundësisht nga punëdhënësi i fundit.
14. Urdhrin ose vendimin e konfirmimit si nëpunës civil.
15. Vërtetimin nga institucioni qe ka punuar dhe qe nuk ka mase disiplinore ne fuqi.
16. Çdo dokumentacion tjetër qe vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimimin shtese, vlerësimet pozitive apo te tjera te përmendura ne jetëshkrim.

Mënyra e dorëzimit te dokumentacionit te kërkuar:
Kandidati/ja duhet te dorëzojë brenda afatit te caktuar dokumentacionin e kërkuar si me poshtë:
- Ne protokollin e Gjykatës Kushtetuese ose pranë Drejtorisë Ekonomike dhe te Burimeve Njerëzore.
- Me postë (data e postimit me postë të jetë brenda afatit te caktuar për paraqitjen e dokumenteve).

Fusha e njohurive për kandidatët që do të intervistohen do të jetë:
Kandidati duhet te zotërojë njohuri te gjera te fushës përsa i përket Kushtetutës, Kodit të Proçedurave Administrative, ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës kushtetuese, ligjit për statusin e nëpunësit civil, ligjit për rregullat e etikës në administratën publike, ligjit për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare, ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, legjislacionin në fuqi për sistemin e drejtësisë në Republikën e Shqipërisë.

Kandidatet për testimin me shkrim dhe gjate intervistës se strukturuar me goje do te vlerësohen ne lidhje me:
a. Njohuritë, aftësitë, kompetencën sipas përshkrimit te pozicionit te punës dhe detyrave qe kryen.
b. Eksperiencën e tyre te mëparshme.
c. Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën ne ketë pozicion pune.
d. Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërise; Ligjin për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese; Rregulloren e brendshme dhe të hyrje daljeve në institucion, Kodit të Proçedurave Administrative, ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, ligjit për statusin e nëpunësit civil, ligjit për rregullat e etikës në administratën publike, ligjit për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare, ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, legjislacionin në fuqi për sistemin e drejtësisë në Republikën e Shqipërisë., si dhe te akteve te tjera ligjore e nënligjore ne kuadër te përmbushjes së vizionit të Gjykatës Kushtetuese planit strategjik dhe programit analitik, vjetor të punës se saj.

Mënyra e vlerësimit te kandidateve
Vlerësimi i kandidateve do të behet nga KPND. Vlerësimi i kandidatëve përfshin:
a. Vlerësimi i jetëshkrimit të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimit, përvojës e trajnimeve, të lidhura me fushën si dhe vlerësimet e arritjeve individuale në punë;
b. Vlerësimi me shkrim
c. Intervista e strukturuar me gojë
Vlerësimi me shkrim dhe intervista e strukturuar do të zhvillohen në datën 16.10.2020 në mjediset e Gjykatës Kushtetuese.
Mënyra e vlerësimit dhe proçedurat që ndiqen për kandidatet është e përcaktuar ne dispozitat përkatëse të ligjit si dhe në udhëzimet përkatëse të DAP. Struktura e ndarjes se pikëve te vlerësimit te kandidateve, është si me poshtë vijon:
a) 20 pike për dokumentacionin e dorëzuar
b) 40 pike intervista e strukturuar me gojë
c) 40 pikë për vlerësimin me shkrim
Mënyra e komunikimit
Njoftimet dhe komunikimet për çdo fazë të proçedurës për kandidatët do të bëhet me e-mail, celular dhe sipas rastit në këndin e informacionit të institucionit dhe në portalin e "Shërbimit Kombëtar te Punësimit".

Grafiku i datave të zhvillimit te procedurës me ngritje në detyrë:
Dorëzimi i dokumenteve:                                                                          08.09.2020 deri me 23.09.2020
Shpallja e listës paraprake te kandidatëve  te kualifikuar:                            05.10.2020
Ankimi për kualifikimin paraprak                                                                5 ditë kalendarike nga data e shpalljes
Zgjidhja e ankimeve për kualifikimin paraprak:                                           deri në 5 ditë kalendarike nga data e përfundimit te ankimit
Shpallja e listës së kandidatëve të kualifikuar:                                            15.10.2020
Testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me kandidatët e kualifikuar   16.10.2020
Njoftimi i vendimit të KPLP nga njësia përgjegjëse                                       19.10.2020
Ankimi për vlerësimin e KPLP-së:                                                               3 ditë kalendarike nga data e shpalljes
Zgjidhja e ankimeve dhe dhënia e përgjigjes për vlerësimin:                        deri në 5 ditë kalendarike nga data e përfundimit te ankimit
Shpallja e fituesit:                                                                                    30.10.2020
Akti i emërimit:                                                                                        30.10.2020
KUSHTET PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL

Nëse plotësimi i vendit të lirë në pozicionin "Drejtor i Drejtorisë Gjyqësore dhe të Dokumentacionit", kategoria II-B në përfundim të proçedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, rezulton i paplotësuar do të ndiqet procedura për pranimin në shërbimin civil për kategorinë drejtuese. Të gjithë kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e veçanta dhe ato të përgjithshme të pikës 4, të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, duke pranuar edhe kandidatë të tjerë që plotësojnë kërkesat për vendin e lirë.

Afati për dorëzimin e dokumenteve për proçedurën e pranimit në shërbimin civil fillon me datën 08.09.2020 dhe përfundon me datën 23.09.2020.

Kushtet minimale qe duhet te plotësojë kandidati për këtë procedure janë:
a. Të plotësojë kushtet e tjera të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për klasifikimin e pozicioneve në shërbimin civil;
b. të përmbushë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim

Kritere te veçanta për pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë Gjyqësore dhe të Dokumentacionit

a) Te ketë mbaruar arsimin e larte universitar DND; DIND ose Bachelor + Master Shkencor ne shkencat juridike ;
b) Te ketë përvojë pune në strukturë të ngjashme jo me pak se 5 (pesë) vjet;
c) Preferohet të ketë eksperiencë në pozicione drejtuese
d) Preferohet të ketë gradë/titull shkencor
e) Të ketë njohuri shumë të mira teorike e praktike në përdorimin e kompjuterit, programeve bazë te tij;
f) Të njohë të paktën një nga pesë gjuhët e BE-së (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht dhe italisht);
g) Të ketë figurë të pastër morale e profesionale dhe të mos jetë i/e dënuar me vendime të formës së prerë të gjykatave;
h) Të mos ketë qenë anëtar i partive politike për 3 vitet e fundit
i) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi
j) Të mos jetë larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore ose shkarkuar nga detyra

Konkurrimi për procedurën  e pranimit në shërbimin civil:
1) verifikimin paraprak, nëse kandidatet plotësojnë kushtet dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
2) vlerësimin e kandidateve.

Rezultatet e verifikimit paraprak
Njësia përgjegjëse, në bazë të dokumentacionit të paraqitur, brenda datës 05.10.2020, bën verifikimin paraprak të kandidatëve që përmbushin kushtet dhe kërkesat e posaçme e te përcaktuara në shpalljen për konkurrim. Kandidatët, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e  posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, do të renditen në një listë sipas rendit alfabetik, e cila do të publikohet në datën 05.10.2020. Kandidatët që nuk kualifikohen do të njoftohen individualisht nga njësia përgjegjëse për shkaqet e moskualifikimit, në të njëjtën ditë me shpalljen e listës së verifikimit paraprak.
Kandidatet, të cilët rezultojnë të pakualifikuar, brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual (nga data 05.10.2020, deri me datën 10.10.2020) paraqesin ankesat me shkrim pranë njësisë përgjegjëse. Ankesat zgjidhen brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit te afatit të ankimit (deri me datën 16.10.2020).

Dokumentacioni dhe mënyra e dorëzimit
Kandidatët duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë pranë Drejtorisë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Një listë përmbledhëse e te gjithë dokumenteve që dorëzohen, e cila duhet të jetë e nënshkruar ne mënyrë te rregullt nga kandidati.
2. Një kërkesë për aplikim e cila duhet të përmbaje në formë të përmbledhur kërkesën për punësim ne pozicionin e shpallur. Kërkesa në formë te përmbledhur të përmbajë:
- Lloji i proçedurës për të cilën merr pjesë (lëvizje paralele ose ngritje ne detyre); Emri dhe mbiemri i kandidatit; Adresa e saktë e banimit;  Numri i telefonit dhe celularit; - Adresa e e-mail it; Data e kërkesës; Nënshkrimi: Emri, mbiemri dhe firma me shkrim dore;
3. Jetëshkrimi i plotësuar ne përputhje me dokumentin tip.
4. Fotokopje e diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor ne rastin e diplomës master).
5. Lista e notave te diplomës ose krediteve te marra.
6. Fotokopje e librezës se punës (te gjitha faqet qe vërtetojnë eksperiencën ne pune).
7. Fotokopje e kartës së identitetit.
8. Dokumentin qe vërteton njohjen e gjuhës se huaj.
9. Vërtetimin e gjendjes shëndetësore dhe për aftësinë për punë (nga KML).
10. Vërtetimin e gjendjes gjyqësore ose formulari i plotësuar qe autorizon institucionin për verifikim.
11. Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria qe nuk është ne ndjekje penale.
12. Vlerësimi i punës nga punëdhënësi i fundit.
13. Rekomandime, në rast se ka, mundësisht nga punëdhënësi i fundit.
16. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Mënyra e dorëzimit te dokumentacionit te kërkuar:
Kandidati/ja duhet të dorëzojë brenda afatit të caktuar dokumentacionin e kërkuar si me poshtë:
- Në protokollin e Gjykatës Kushtetuese ose pranë Drejtorisë Ekonomike dhe te Burimeve Njerëzore.
- Me postë (data e postimit me postë te jetë brenda afatit te caktuar për paraqitjen e dokumenteve).

Fusha e njohurive për kandidatët që do të intervistohen do të jetë:
Kandidati duhet te zotërojë njohuri te gjera te fushës përsa i përket Kushtetutës, Kodit të Proçedurave Administrative, ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës kushtetuese, ligjit për statusin e nëpunësit civil, ligjit për rregullat e etikës në administratën publike, ligjit për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare, ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, legjislacionin në fuqi për sistemin e drejtësisë në Republikën e Shqipërisë.

Kandidatet për testimin me shkrim dhe gjate intervistës se strukturuar me goje do te vlerësohen ne lidhje me:
a. Njohuritë, aftësitë, kompetencën sipas përshkrimit te pozicionit të punës dhe detyrave që kryen.
b. Eksperiencën e tyre të mëparshme.
c. Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën në këtë pozicion pune.
d. Njohuritë, aftësitë, kompetencën sipas përshkrimit të pozicionit të punës dhe detyrave që kryen.
b. Eksperiencën e tyre të mëparshme.
c. Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën në këtë pozicion pune.
d. Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërise; Ligjin për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese; Rregulloren e brendshme dhe të hyrje daljeve në institucion, Kodit të Proçedurave Administrative, ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, ligjit për statusin e nëpunësit civil, ligjit për rregullat e etikës në administratën publike, ligjit për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare, ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, legjislacionin në fuqi për sistemin e drejtësisë në Republikën e Shqipërisë., si dhe te akteve te tjera ligjore e nënligjore ne kuadër te përmbushjes së vizionit të Gjykatës Kushtetuese planit strategjik dhe programit analitik, vjetor te punës se saj.

Mënyra e vlerësimit te kandidateve
Konkurrimi zhvillohet në dy faza:
a) Verifikimi paraprak, i cili ka për qëllim të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe ato të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
b) Vlerësimi i kandidatëve.
Në vlerësimin e kandidatëve, përfshihen:
a) vlerësimi i jetëshkrimit të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën;
b) vlerësimi me shkrim;
c) intervista e strukturuar me gojë.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:
a) për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;
b) për intervistën e strukturuar me gojë, deri në 25 pikë;
c) për vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë.
Nëse kandidati grumbullon më shumë se gjysmën e pikëve (mbi 30 pikë) nga vlerësimi me shkrim, ai kualifikohet për të kaluar në procesin e vlerësimit të jetëshkrimit.
Nëse kandidati grumbullon mbi 45 pikë nga vlerësimi me shkrim dhe vlerësimi i jetëshkrimit së bashku, ai kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë.
KP-ja, në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve, liston kandidatët fitues me mbi 70 pikë (mbi 70 % të pikëve), duke filluar nga kandidati me rezultatin më të lartë. Lista me renditjen e kandidatëve sipas pikëve, i dërgohet nga KKP njësisë përgjegjëse brenda 24 (njëzetëekatër) orëve nga përpilimi i saj.
Kandidatët, që kanë marrë më pak se 70 pikë (70% të pikëve), renditen në një listë të posaçme që nuk bëhet publike dhe ata njoftohen individualisht nga njësia përgjegjëse.
Vlerësimi me shkrim dhe intervista e strukturuar do të zhvillohen në datën 20.10.2020 në mjediset e Gjykatës Kushtetuese.

Mënyra e komunikimit
Njoftimet dhe komunikimet për çdo faze te procedurës për kandidatet do te behet me e-mail, celular dhe sipas rastit ne këndin e informacionit te institucionit dhe ne portalin e "Shërbimit Kombëtar te Punësimit".

Grafiku i datave të zhvillimit te procedurës me pranim në shërbim civil:
Dorëzimi i dokumenteve:                                                                              08.09.2020 deri me 23.09.2020
Shpallja e listës paraprake te kandidatëve te kualifikuar:                                 05.10.2020
Ankimi për kualifikimin paraprak                                                                    5 ditë kalendarike nga data e shpalljes
Zgjidhja e ankimeve për kualifikimin paraprak:                                               deri në 5 ditë kalendarike nga data e përfundimit te ankimit
Shpallja e listës së kandidatëve të kualifikuar:                                                19.10.2020
Testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me kandidatët e kualifikuar       20.10.2020
Njoftimi i vendimit të KPLP nga njësia përgjegjëse                                           22.10.2020
Ankimi për vlerësimin e KPLP-së:                                                                   3 ditë kalendarike nga data e shpalljes
Zgjidhja e ankimeve dhe dhënia e përgjigjes për vlerësimin:                            deri në 5 ditë kalendarike nga data e përfundimit te ankimit
Shpallja e fituesit:                                                                                        03.11.2020
Akti i emërimit:                                                                                            03.11.2020

 


Gjykata Kushtetuese

 

Tiranë më 08.09.2020

 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.