| Bookmark and Share

Njoftim per fillimin e procedures se pranimit ne kategorine ekzekutive

NJOFTIM

Ju bëjmë me dije se konkurrimi për pozicionin “Specialist/e i/e protokollit dhe arkivës” i/e nivelit të lartë në Drejtorinë Gjyqësore dhe të Dokumentacionit, kategoria III-b nuk u plotësua nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele.

Për sa më lart, Njësia përgjegjëse njofton se do të kalojë në procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive dhe do të jenë të vlefshme për konkurrimin kërkesat e paraqitura për procedurën e pranimit në shërbimin civil.

Afati për dorëzimin e dokumentave për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive fillon më datën 17.01.2020 dhe përfundon më datën 02.02.2020.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin,

DREJTORIA EKONOMIKE DHE E BURIMEVE NJERËZORE

Datë, 29.01.2020.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.