Ju bëjmë me dije se konkurrimi për pozicionin “Përgjegjës/e(Shef/e) i/e sektorit të Financës” në Drejtorinë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore, kategoria III-A, nuk plotësohet nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele.
Për sa më lart, Njësia përgjegjëse do të kalojë në procedurën e ngritjes në detyrë dhe do të jenë të vlefshme për konkurrimin kërkesat e paraqitura për procedurën e ngritjes në detyrë në shërbimin civil. Në rast se vendi do të mbetet vakant edhe pas kësaj procedure do të plotësohet sipas pikës 4, të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “ Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, duke pranuar edhe kandidatët e tjerë që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendin e lirë të punës.
Afati për dorëzimin e dokumentave për procedurën e pranimit me ngritje në detyrë fillon më datën 01.11.2019 dhe përfundon më datën 13.11.2019.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin,
Lista e kandidatëve pjesmarrës për ngritje në detyrë Lista e kandidatëve të kualifikuar për ngritje në detyrë. Tabela e vlerësimit përfundimtar për ngritje në detyrë.
DREJTORIA EKONOMIKE DHE E BURIMEVE NJERËZORE
Datë, 17.12.2019 .