| Bookmark and Share

Njoftim për vënd pune të lirë në administratë në pozicionin “Specialiste i/e nivelit te larte i/e ruajtjes e sigurisë i/e nivelit te larte ne Drejtorinë e Shërbimeve dhe të Mirëmbajtjes”

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, bazuar në Ligjin nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar, Gjykata Kushtetuese shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:
 
Specialiste i/e nivelit te larte i/e ruajtjes e sigurisë i/e nivelit te larte ne Drejtorinë e Shërbimeve dhe të Mirëmbajtjes, kategoria III-b.

Pozicioni më sipër, i afrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën lëvizjes paralele nga brënda dhe jashtë institucionit te Gjykates Kushtetuese!

Vetëm në rast se nga ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është vakant, atëhere janë të vlefshme për konkurrimin kërkesat nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive) aplikohet në të njëjtën kohë!

AFATI I PARAQITJES SE DOKUMENTAVE

Afati për dorëzimin e dokumentave për procedurën e pranimit me lëvizje paralele fillon më datën 21.11.2018 dhe përfundon më datën 30.11.2018.

Afati për dorëzimin e dokumentave për procedurën e pranimit në shërbimin civil fillon më datën 21.11.2018 dhe përfundon më datën 06.12.2018.
 
Rezultatet e verifikimit paraprak

Pas perfundimit te ketij afati, njesia perkatese do te beje verifikimin paraprak te kandidateve qe permbushin kerkesat e pergjithshme dhe te vecanta dhe brenda 10 diteve  do te shpall rezultatet e e ketij vleresimi paraprak, ne baze te dokumentacioneve te paraqitura. Listen e kandidateve qe plotesojne keto kritere si dhe daten  dhe oren kur do te zhvillohet intervista, njekohesisht do te njoftohen kandidatet e skualifikuar. Kandidatet e skualifikuar kane te drejte te paraqesin ankese brenda tre diteve prane njesise perkatese. Rezultatet do te njoftohen ne faqen e ëebit te Gjykates Kushtetuese dhe ne kendin e njoftimeve te kesaj gjykate.

Pershkrimi i detyrave qe kryen specialisti/ja në këtë vënd pune jane:

• Të mbikqyre dhe te zbatoje me përpikmëri rregulloren e brendshme të institucionit dhe ne menyre te veçante ate për regjimin e hyrje-daljeve ne Gjykaten Kushtetuese;
• Organizon dhe mbikqyr punen e punonjesve te sherbimit te brendshem te ruajtjes e sigurise se brendshme;
• Bashkepunon dhe merr masa ne me Policine e Shtetit per ruajtjen e sigurine e brendshme dhe te jashtme te gjykates, automjeteve dhe punonjesve te saj;
• Siguron zhvillimin normal te seancave gjyqsore duke zbatuar masat përkatse pë rregullin e qetësinë;
• Vezhgon dhe ndjek në mënyrë operative zhvillimin e seancave gjyqsore nga monitori dhe merr masat e nevojshme te kerkuara nga Kryetari i gjykates;
• Ndjek e zbaton urdherat qe merr nga eproret e tij dhe kryen detyra te tjera qe i ngarkohen ne kuader te punes se institucionit.
• Harton dhe propozon detyrat për punonjësit e ruajtjes e sigurisë së brëndshme në funksion të zbatimit të Rregullores së Brëndshme të hyrje-daljeve në institucion.
• Siguron mbajtjen në gatishmeri të plotë teknike të paisjeve e mjeteve te kontrollit, ruajtjes e vrojtimit elektronik, si dhe atyre të MNZ-se.
• Siguron kushte sa më të mira pune e sigurie për punonjësit e publikun dhe  menaxhon ruajtjen e sigurine e institucionit ne funksion të veprimtarisë së gjykatës.
• Ndjek e zbaton urdherat qe merr nga eproret e tij dhe kryen detyra te tjera qe i ngarkohen ne kuader te punes se institucionit.
 
KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

• Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori.
• Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
• Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
 
Kritere të veçanta për specialistin/en i/e nivelit të lartë të ruajtjes e sigurisë:
 
a) Të ketë mbaruar qrsimin e lartë me shkeputje nga puna dhe të zotërojë një diplomë Bachelor ose Master profesional të arsimit të lartë.
b) Të ketë përvojë pune të drejtpërdrejtë në ruajtjen e sigurinë e gjykatave ose të institucioneve te ngjashme te administrates shtetrore, qendrore apo të huaja të akredituara në vëndin tonë, jo më pak se 5 vjet.
c) Te jete specializuar dhe i kualifikuar ne monitorimin dhe ruajtjen e sigurise se brendshme te institucioneve qendrore, shtetrore dhe atyre të huaja të akredituara në vëndin tonë.
d) Të zotërojë metodat e reja të informacionit dhe të ketë aftësi shumë të mira të njohjes e përdorimit të PC në programet baze të tij;
e) Te njohë një gjuhë të huaj me provim ose deshmi, si anglisht, frengjisht, gjermanisht dhe italisht.
f) Te kete figure te paster morale dhe te mos jete i denuar me vendime te formes se prere te gjykatave.
g)   Te kete aftesi shume te mira komunikimi dhe te punes ne grup;

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE PËR LËVIZJEN PARALELE
 
Pozicioni më sipër, i afrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën lëvizjes paralele nga brënda dhe jashtë institucionit te Gjykates Kushtetuese!
 
Kandidatët duhet të jenë nëpunës civil të konfirmuar të së njëjtës kategori për procedurën lëvizjes paralele nga brënda ose nga jashtë institucionit dhe do të vlerësohen për jetëshkrimin e dokumentacionin tjetër të dorëzuar, si dhe për intervistën e strukturuar.

Mënyra e vlerësimit dhe procedurat që ndiqen për kandidatët është e përcaktuar në dispozitat përkatëse të ligjit si dhe në udhezimet përkatëse të DAP.
 
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
 
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës.
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme.
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën në këtë pozicion pune.
 
Kandidati duhet të zotërojë njohuri të gjera të fushës, të metodave të punës për ruajtjen e sigurinë e brëndshme, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike; aftësi për të integruar informacionin me nevojat e Institucionit , aftësi për të identifikuar dhe qartësuar çështje, për të dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale.
 
PËR PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
 
Vetëm në rast se pozicioni i specialistit/es të/së nivelit të lartë të ruajtjes e sigurisë në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende i pa plotësuar do të ndiqet procedura për konkurrim sipas dispozitave përkatëse për pranimin në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Të gjithë kandidatët duhet të  plotësojnë kërkesat e vecanta dhe ato të përgjithshme të Nenit 21, të Ligjit nr. 152/2013, “Për Nëpunësin Civil”.

DOKUMENTACIONI DHE MËNYRA E DORËZIMIT

Kandidatët duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë pranë Drejtorise se Ekonomike dhe Burimeve Njerëzore , dokumentat si më poshtë:

a) Listë e dokumentave që dorëzohen e nënshkruar në mënyrë të rregullt nga kandidati.
b) Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me dokumentin tip.
c) Një kërkesë për aplikim.
d) Fotokopje e diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor).
e) Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vertetojnë eksperiencën në punë).
f) Fotokopje e letërnjoftimit (ID).
g) Vërtetimin e gjëndjes shëndetësore dhe për aftësinë për punë(nga KML).
h) Vërtetimin e gjëndjes gjyqësore/formulari i plotësuar për verifikim.
i) Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria që nuk është në ndjekje penale
j) Vlerësimi i punës nga punëdhënësi i fundit.
k) Rekomandime, ne rast se ka, mundesisht nga dy punedhenesit e fundit.
l) Urdhërin ose vendimin e konfirmimit si nëpunës civil.
m) Vërtetimin nga institucioni që ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi.
n) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimimin shtesë, vlerë-simet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE.
 
Kandidatët për pranimin në shërbimin civil do të vlerësohen me shkrim nga Komiteti i Pranimit  të Përhershëm pranë Gjykatës Kushtetuese. Mënyra e vlerësimit dhe procedurat që ndiqen për kandidatët është e përcaktuar në dispozitat përkatëse të ligjit si dhe në udhëzimet përkatëse të DAP-it.
 
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
 
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës.
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme.
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Kandidati duhet të zotërojë njohuri të gjera të fushës, të metodave të punës për ruajtjen e sigurinë e brëndshme, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike; aftësi për të integruar informacionin me nevojat e Institucionit , aftësi për të identifikuar dhe qartësuar çështje, për të dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale.

Fusha e njohurive për kandidatët që do të intervistohen dhe testohen do të jenë:
 
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë; Ligji për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese; Rregullorja e brëndëshme dhe e hyrje daljeve në institucion; Ligji për statusin e nëpunësit civil;  Ligji për rregullat e etikës në administratën publike; Ligji për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare; Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurës Administrative; Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale; Legjislacioni në fuqi për sistemin e drejtësisë në Republikën e Shqipërisë me aktet nenligjore që rregullojnë këto veprimtari.

Procesi i vlerësimit do të  bazohet në vlerësimin e aftësive profesionale të kandidatëve nëpërmjet një konkurrimi, që përfshin një testim të shkruar, dhe një intervistë të strukturuar me gojë.

Intervista e strukturuar për procedurën e pranimit me lëvizje paralele do të zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese më datën 19.12.2018.

Lista e fituesve do të shpallet brënda datës 20.12.2018.
 
Testimi i kandidatëve për procedurën e pranimit në shërbimin civil do të zhvillohet  në Gjykatën Kushtetuese më datën 09.01.2018.
Lista e fituesve do të shpallet, brënda datës 11.01.2018.

Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Gjykates Kushtetuese dhe në këndin e  informimit të publiku të institucionit.

Paraqitja e kërkesës dhe dokumentave do të bëhet pranë Drejtorisë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore, brënda datës 30.11.2018 për procedurën e pranimit me lëvizje paralele dhe për procedurën e pranimit në shërbimin civil, brënda datës 06.12.2018.
 
Për më shumë informacion për Gjykatën Kushtetuese dhe veprimtarinë e saj mund të vizitoni edhe faqen tonë në internet: www.gjk.gov.al.

Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni me numrin tel/fax 04 2243698, ose në adresen: Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.26, Tiranë.
 
 
 
Tiranë, më 19.11.2018. 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.