| Bookmark and Share

Njoftim për vënd pune të lirë në administratë në pozicionin “specialist i/e marredhenieve me publikun dhe i/e redaktimit gjuhësor”

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqiperise shpall konkurrimin për nëpunës civil të kategorisë ekzekutive IV-A(ish III-B), për vëndin e punës në pozicionin “specialist i/e marredhenieve me publikun dhe i/e redaktimit gjuhësor”. Proçedura e rekrutimit, përzgjedhjes dhe periudha e provës do të realizohet:

a) Konkurrimi per vendin e punes ne pozicionin “specialist i/e marredhenieve me publikun dhe i redaktimit gjuhesor” ne Drejtorine e Marredhenieve me Publikun dhe me Jashte, do te bazohet ne:

- Njohurite per Kushtetuten e Republikes se Shqiperise;

- Ligjin nr.8577, date 10.02.2000, “Per organizimin e funksionimin e Gjykates Kushtetuese;

- Ligjin nr.152/2013, “Per nepunesin civil”;

- Ligjin nr.9131, date 08.09.2003, “Per rregullat e etikes ne administraten publike;

- Kodin e Proçedurave Administrative;

- Ligjin nr.8503, date 30.06.1999, “Per te drejten e informimit per dokumentet zyrtare”;

- Ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ush-trimin e funksioneve publike ”, i ndryshuar;

- Ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003, “për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndry-shuar;

- Rregulloren e Brendshme te Gjykates Kushtetuese;

- Rregullat bashkëkohore të drejtshkrimit gjuhësor dhe fjalorit shqip;

- Ne aftesite individuale, profesionale bazuar ne jeteshkrimin, qe konsiston ne nivelin e llojin e arsimimit, pervojes, trajnimeve lidhur me fushen, si dhe vleresimet e arritjeve vjetore;

b) Konkurrimi do te zhvillohet ne dy faza:

i. Faza e pare:

- Verifikimi paraprak i kandidatëve per plotësimin e kërkesave të përgjith-

shme dhe atyre të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

- Drejtoria Ekonomike dhe e Burimeve Njerëzore në bazë të dokumentacio-

nit të paraqitur, jo më vone se 5 (pesë) ditë pune nga data e mbylljes se

pranimit te tyre, do të bëjë verifikimin paraprak të kandidatëve, që për

mbushin kërkesat e përgjithshme dhe të vecanta, të përcaktuara në shpall-

jen për konkurrim.

- Kandidatet qe plotesojne kerkesat e pergjithshme dhe te vecanta te pozi-

cionit te punes, renditen ne nje liste sipas rendit alfabetik e cila adminis-

trohet nga DEkBNj-ja dhe do te shpallet ne faqen zyrtare dhe ne stenden e

shpalljeve te Gjykates Kushtetuese.

- Kandidatet, qe nuk plotesojne kerkesat e percaktuara ne shpalljen per kon-

kurrim, renditen ne nje liste te vecante ne te cilen regjistrohen edhe arsyet

e mosplotesimit te ketyre kerkesave. Kjo liste nuk publikohet dhe adminis-

trohet nga DEkBNj-ja e cila njofton ne menyre individuale kandidatet qe

nuk jane kualifikuar.

- Çdo kandidat ka te drejte te paraqese ankese prane DEkBNj-se, brenda 5

(pese) diteve kalendarike nga data e shpalljes se listes. Ankuesi merr per-

gjigje brenda 5(pese) diteve kalendarike nga data e depozitimit te ankeses.

ii. Faza e dyte perbehet nga vlerësimi i kandidatëve qe perfshin:

- Vleresimin e jeteshkrimit te kandidateve, qe konsiston ne vleresimin e ar-

simimit, te eksperiences e te trajnimeve, te lidhura me fushen, si dhe vlere-

simet e arritjeve vjetore.

- Vleresimi me shkrim.

- Intervista e strukturuar me goje.

c) Pranimi do te behet per nje vend pune në pozicionin “specialist i/e marredhenieve me publikun dhe i/e redaktimit gjuhësor”.

ç) Për pranimin në shërbimin civil, kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjith-

shme sipas nenit 21, te ligjit nr.152/2013, “Per nepunesin civil”, si më poshtë:

- Të jetë shtetas shqiptar.

- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

- Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që

nuk është shuar sipas këtij ligji.

d) Vendi i punes ne pozicionin pozicionin “specialist i/e marredhenieve me publikun dhe i/e redaktimit gjuhësor” ben pjese ne grupin e administrimit te posaçem. Ai përgjigjet para drejtorit te drejtorise se Marrëdhënieve me Publikun dhe jep hollësi për plane pune dhe plane veprimi e nisma për arritjen e objektivave në periudha afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata lidhur me marrëdhëniet me publikun dhe redaktimin gjuhësor per sa më poshtë:

- Të kontribuojë per organizimin e mbajtjen e marredhenieve me shtypin, mediat vizive etj.

- Të studjojë dhe informojë per problemet që lidhen me drejtesine, veprimtarinë gjyqsore e posaçërisht për Gjykatën Kushtetuese në shtypin e përditshëm, mediat vizive etj.

- Të japë hollësi për komunikata, njoftime apo konferenca shtypi ne mjetet e informimit publik për veprimtarinë e gjykatës.

- Te jape hollesi dhe te ndjeke korespodencen jo gjyqsore per kerkesat drejtuar institucionit nga individe, e subjekte te ndryshme shoqerore, private, etj.

- Të kontribuojë për realizimin e procesit të redaktimit gjuhësor të projekt-vendimeve, teksteve dhe akteve të tjera zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.

- Të ofrojë një shërbim redaktimi gjuhesor me profesionalizëm të lartë për

nxjerrjen e akteve zyrtare në perputhje me rregullat bashkëkohore të drejt-shkrimit gjuhësor dhe fjalorit shqip.

dh) Kerkesat e veçanta te grupit te administrimit te posaçem jane:

- Te kete perfunduar arsimin e larte me shkeputje nga puna dhe te jete diplomuar ne degen gjuhe-letersi shqipe me diplome te nivelit Master profesional. Nota mesatare e rezultateve ne studimet universitare te jete 8,5 e lart.

- Te kete perfunduar arsimin e larte ne degen drejtesi, me ose pa shkeputje nga puna dhe te jete diplomuar jurist me diplome te nivelit Bachelor. Nota mesatare e rezultateve ne studimet universitare te jete 7,5 e lart.

- Prioritet perben nje dipllome e nivelit me te larte ose titull shkencor sipas kategorise se vendit te punes.

- Te kete pervoje pune, jo me pak se 3 vjet, prioritet perben pervoja punes e ngjashme me detyrat kryesore qe do te kryeje ne kete pozicion pune.

- Te zoteroje me deshmi nje nga gjuhet e huaja te BE(anglisht, frengjisht, gjermanisht dhe italisht) te mbrojtur me provim ne institucione te liçensuar.

- Te zoteroje me deshmi metodat e reja te informacionit dhe te kete aftesi shume te mira te perdorimit te PC-se ne programet baze te tij.

- Te kete aftesi te mira komunikimi dhe te punes ne grup.

e) Lista e dokumentave qe duhet te dorezohen, sipas lidhjes nr1, qe i bashkelidhet njoftimit. Menyra e dorezimit me poste ose e drejtperdrejte ne protokollin e institucionit me adrese: Gjykates Kushtetuese/Drejtorise Ekonomike dhe te Burimeve Njerezore(konkurrimi per vendin e punes ne pozicionin “specialist i/e marredhenieve me publikun dhe i/e redaktimit gjuhësor”) me adrese: Bulevardi Deshmoret e Kombit, nr.26, Tirane.

ë) Afati i dorezimit te dokumentave eshte data 14.05.2014, i cili eshte jo me vone se

30 dite kalendarike nga dita e pare e shpalljes ne faqen elektronike dhe tabelen e njoftimeve te Gjykates Kushtetuese. Per dokumentat qe dorezohen me poste data e dorezimit eshte ajo e vules postare ne momentin e pranimit te objektit postar.

f) Data e daljes se rezultateve per fazen e vleresimit paraprak te kandidateve eshte 21.05.2014.

g) Konkurrimi per vendin e punes ne pozicionin “specialist i/e marredhenieve me publikun dhe i/e redaktimit gjuhësor” do te zhvillohet:

- Ne daten: 02.06.2014, ora 10:00;

- Vendi: Gjykata Kushtetuese, salla e bibliotekes ne adresen: Bulevardi Deshmoret e Kombit nr.26, Tirane.

gj) Menyra e vleresimit te kandidateve:

- Vleresimi i jeteshkrimit te kandidateve, qe konsiston ne vleresimin e arsimi-mit, te eksperiences e te trajnimeve, te lidhura me fushen, si dhe vleresimet e arritjeve vjetore;

- Vleresimi me shkrim;

- Intervista e strukturuar me goje.

- Totali i pikeve te vleresimit te kandidateve eshte 100, te cilat ndahen perka-tesisht:

÷ Per vleresimin e jeteshkrimit (cv) te kandidateve, qe konsiston ne vleresimin e arsimimit, te eksperiences e te trajnimeve, te lidhura me fushen, si dhe vleresimnet e arritjeve vjetore, 15 pike;

÷ Per intervisten e strukturuar me goje, 15 pike;

÷ Per vleresimin me shkrim, 70 pike.

h) Data 10.06.2014, do te jete data e daljes se rezultateve te konkurrimit.

i) Menyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatet dote behet nepermjet adresave te e-mal-eve, me mesazhe ne numrin e celularit, ne faqen e internetit dhe ne stenden e njoftimeve te Gjykates Kushtetuese.

Per me shume informacion per Gjykaten Kushtetuese dhe veprimtarine e saj mund te vizitoni edhe faqen tone ne internet: www.gjk.gov.al

Per sqarime te metejshme mund te kontaktoni me numrin telefonik 042243698, ose ne adresen: Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise, bulevardi “Deshmoret e Kombit”, nr.26, Tirane.

GJYKATA KUSHTETUESE

Tirane, me, 14.04.2014.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.