| Bookmark and Share

Thirrje për aplikim ekspert për optimizimin e faqes web të Gjykatës Kushtetuese

Në kuadër të Projektit “Rritja e transparencës dhe aksesit në drejtësinë kushtetuese”, të mbështetur nga Konfederata Zvicerane, e përfaqësuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës, që vepron nëpërmjet Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, kërkohet të angazhohet për një periudhë disa ditore një konsulent për web design për të ndihmuar me kompletimin dhe optimizimin e faqes së web të Gjykatës Kushtetuese.

Nën kujdesin e Kabinetit të Kryetarit dhe mbikqyrjen e Drejtorisë së Shërbimeve Juridike, të Prokurimit dhe Teknologjisë së Informacionit të Gjykatës Kushtetuese, konsulenti do të ndihmojë për një bazë kreative duke e kthyer faqen e internetit më tërheqëse dhe lehtësuese për përdoruesit.

Përshkrimi i detyrave:

Konsulenti kryen detyrat e mëposhtme:

- analiza e strukturës aktuale: rishikimi dhe analizimi i strukturës së faqes së internetit të sapo krijuar, duke përfshirë navigimin, hierarkinë e përmbajtjes dhe funksionalitetet.

- rekomandojë ndryshime vizuale, si p.sh. ngjyrat, fontet, dhe stilizimin e butonave, për ta bërë faqen më tërheqëse dhe më të lehtë për t'u përdorur.

- testimi i performancës: përdorimi i mjeteve për të analizuar shpejtësinë dhe performancën e faqes, si dhe identifikimi i mundësive për përmirësim, vizualisht dhe grafikisht.

- analiza e SEO: verifikimi i SEO për përmirësimin e renditjes në motorët e kërkimit, duke analizuar metatag, përshkrimet, përdorimin e fjalëve kyçe, dhe struktura e URL-ve.

- rregullimi i menuve dhe strukturave të tjera të faqes për të përmirësuar aksesin dhe përvojën e përdoruesit.

- përshtatja e temës dhe stilizimi i elementeve të faqes për t'i bërë ato më tërheqëse dhe të përshtatshme për targetin e audiencës.

- përdorimi i teknologjive për kompresimin e imazheve pa humbur cilësinë për të përshpejtuar ngarkimin e faqes.

- konfigurimi i cache-it për të përmirësuar shpejtësinë e faqes dhe për të ulur ngarkesën në server.

Kritere të përgjithshme për përzgjedhje:

- diplomë universitare në administrim biznesi ose marketing dixhital.

- përvojë në menaxhimin e përmbajtjes në faqe web (planet e menaxhuara të web site dhe zbatimi i përmbajtjes duke përdorur sisteme të avancuara të menaxhimit të përmbajtjes si AEM CMS.

- krijimi i përvojës së përdoruesit (UX): Të ketë njohuri të thella mbi rëndësinë e përdorueshmërisë dhe të dizenjojë faqe që janë intuitive dhe të lehta për tu përdorur.

- krijimi i përvojës së ndërfaqes (UI): Aftësi për të krijuar ndërfaqe që janë tërheqëse dhe të thjeshta për t’u naviguar, duke pasur parasysh elementët e përdorshmërisë.

- përdorimi i mjeteve të dizajnit (Adobe XD, Figma, Sketch): Aftësi për të krijuar prototipa dhe wireframes për faqe interneti të ndryshme

- testimi dhe analizimi i përdorueshmërisë: aftësi për të analizuar sjelljen e përdoruesve dhe për të përdorur këtë informacion për të përmirësuar dizajnin.

- optimizimi i SEO: Përvojë të optimizimit të faqeve për motorët e kërkimit (Search Engine Optimization) për të përmirësuar renditjen në rezultatet e kërkimeve.

- analizimi i të dhënave dhe përdorimi i mjeteve analitikë: përdorimi i mjeteve si Google Analytics për të monitoruar dhe analizuar trafikun e faqeve dhe për të bërë përmirësime të qëndrueshme.

- përvoja e mëparshme në projekte të ndryshme dizajni: të ketë një portofol të pasur që tregon aftësitë e tij/saj dhe projekte të realizuara.

- njohuri të thella mbi tendencat dhe teknologjitë e fundit: të jetë në dijeni të zhvillimeve të fundit në fushën e web design, përfshirë dizajnin për faqe të inteligjente, përdorimin e AI, dhe integrimin e teknologjive të reja.

- kreativitet dhe aftësi për të krijuar zgjidhje inovative: të ketë aftësi për të krijuar faqe që janë të ndryshme, krijuese dhe që duken unike.

- aftësi për të menaxhuar kohën dhe projektet: të jetë në gjendje të menaxhojë disa projekte njëkohësisht dhe të dorëzojë punën brenda afateve të përcaktuara.

Aplikimi:

Personat e interesuar të cilët përmbushin kriteret e lartpërmendura ftohen të paraqesin brenda datës 10 Dhjetor 2024 jetëshkrimin e tyre dhe një letër motivimi në adresën: erion.tafaj@gjk.gov.al

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.