| Bookmark and Share

28 mars 2008

Me datë 28.03.2008, Gjykata Kushtetuese, me mbështetjen e Fondacionit gjerman Hanns Zajdel, organizuan një seminar shkëmbimi mendimesh me temë "Mbi gjykimet dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese".

Gjatë zhvillimit të punimeve gjyqtarët, këshilltarë dhe punonjës të sektorit studimor të Gjykatës Kushtetuese argumentuan pikëpamje dhe debatuan mbi disa çështje të veprimtarisë vendimmarrëse të Gjykatës të tilla si forma, përmbajtja  dhe struktura e paraqitjes së vendimeve, kuorumi i domosdoshëm për marrjen e vendimit, legjitimimi i organizatave  e shoqatave para Gjykatës Kushtetuese etj.

Përveç sqarimit të disa çështjeve delikate që kanë të bëjnë me vendimmarrjen, idetë e argumentuara gjatë zhvillimit të punimeve të seminarit u dhanë mundësi pjesëmarrësve  të zgjerojnë horizontin për t'a përmirësuar më tej cilësinë e vendimmarrjes sipas përvojave më të mira evropiane.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.