Promovimi i botimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për të drejtën e pronës 1993-2015
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me fondacionin “Hanns Seidel”, në datën 22.12.2015 organizoi promovimin e botimit të vendimeve të saj me objekt garantimin e së drejtës së pronës 1993-2015.
Fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, zoti Bashkim Dedja, që u pasua me referate të personaliteteve të rëndësishme të shtetit shqiptar, si z. Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë dhe ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese, zëvendësministri i Drejtësisë, z.Arben Isaraj, z. Kujtim Puto, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese etj.