| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

15 Maj 2009

 

Sot, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë Dr. Vladimir Kristo priti me kërkesë të tij zotin Alibeman Eghbali Zarch, Ambasador i Republikës Islamike të Iranit. Gjatë takimit ambasadori informoi për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të sistemit politiko-shoqëror në Republikën Islamike të Iranit dhe në veçanti për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese atje duke kërkuar nisjen e një bashkëpunimi midis dy gjykatave nëpërmjet vizitave reciproke. Nga ana tjetër, Zoti Kristo bëri një paraqitje rreth mënyrës së organizmit dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë duke shprehur mirëkuptimin për bashkëpunim midis gjykatave respektive.

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.