| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

17 nëntor 2008

Sot më datë 17.11.2008, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të R.SH, Dr. Vladimir Kristo, priti në zyrën e tij zotin Hilmi Jashari, ushtrues i detyrës së Ombudspersonit në Republikën e Kosovës.

Gjatë vizitës u soll në vëmendje përvoja e legjislacionit dhe institucioneve shqiptare dhe më tej, biseda u fokusua në përpjekjet e Republikës së Kosovës për konstituimin e institucioneve kushtetuese dhe të pavarura pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës.

Bashkëbiseduesit shprehën njëherësh nevojën e forcimit të bashkëpunimit mes institucioneve të R.SH dhe Republikës së Kosovës, bashkëpunim që merr rëndësi në marrëdhëniet mes dy popujve vëllezër si dhe frymëzohet nga  aspiratat e përbashkëta të dy vendeve drejt të nesërmes europiane.

Zoti Hilmi Jashari dhe delegacioni i tij u shoqërua në takim nga Avokati i Popullit të R.SH, z. Ermir Dobjani.

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.