| Bookmark and Share

22 – 28 qershor 2009

Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Beninit, në datat 22 deri në 28 qershor 2009, zhvilloi punimet në Cotonou, Benin, Afrikë, Kongresi i V-të i ACCPUF (Shoqata e Gjykatave dhe Këshillave Kushtetues që Përdorin Gjuhën Frënge).

Tema qëndrore e punimeve të këtij Kongresi, një veprimtari që është bërë tashmë traditë dhe që organizohet çdo tri vjet,  ishte: “Juridiksionet kushtetuese dhe krizat.”

Në këtë veprimtari, Gjykata Kushtetuese është përfaqësuar nga Zoti Kujtim Puto, anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe Zoti Dardan Mustafaj, këshilltar i gjyqtarëve.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.