| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

29 Janar 2010

Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të  Republikës së Shqipërisë, nga data 28 - 30 janar 2010, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga kryetari i kësaj gjykate, Dr. Prof. Enver Hasani, në përbërje të të cilit janë dhe z. Kadri Kryeziu, Zv/Kryetar i Gjykatës dhe znj.Ilirjana Islami, z.Altay Suroy dhe z.Ivan Cukalovic, gjyqtarë si dhe znj. Arbëresha Shala, Sekretare e Përgjithshme.

Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës u prit sot nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë Dr. Vladimir Kristo. Në këtë takim, kryetarët e të dy gjykatave krahas paraqitjes së përmbledhur të mënyrës së organizimit dhe funksionimit të gjykatave kushtetuese të të dy vendeve vunë  theksin dhe në nevojën e bashkëpunimit të ngushtë mes dy gjykatave, por dhe më gjerë në rajon. Bashkëpunimi u vlerësua i nevojshëm sidomos në kuadrin e shkëmbimit të eksperiencave në gjykimin kushtetues, edhe në takimin që delegacioni i GJK të Kosovës bëri me trupën gjyqësore të GJK të Shqipërisë.

Gjatë vizitës që po zhvillon në vendin tonë delegacioni kosovar u prit në takime zyrtare dhe nga Presidenti i Republikës SHTZ. Bamir Topi,  Kryetarja e Kuvendit znj. Jozefina Topalli dhe Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Znj. Shpresa Beçaj.

 

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.