| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

2 Qershor 2009

 

Sot, më 2.06.2009, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Dr. Vladimir Kristo, priti në ambientet e kësaj gjykate Z. Vincenzo Carbone, Kryetari i Gjykatës së Kasacionit të Republikës së Italisë, i cili po zhvillon në Shqipëri një vizitë zyrtare.
Gjatë takimit, Z. Kristo bëri një paraqitje të organizimit dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Nga të dyja palët u evidentuan përvojat respektive lidhur me procesin e rregullt gjyqësor si dhe u theksua nevoja e bashkëpunimit midis gjykatave të dy vendeve fqinje për arritjen e praktikave të përbashkëta lidhur me jurisprudencës dhe standardet e vendosura nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Delegacioni shoqërohej në këtë vizitë edhe nga Z. Francesco De Luigi, Ministër Këshilltar i Ambasadës Italiane në Republikën e Shqipërisë, si dhe nga Zj. Shpresa Beçaj, Kryetare e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.

 

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.