| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Forumi IV Ndërkombëtar Ligjor i Sh. Petersburgut, St. Petersburg, Rusi, 18-21 Qershor, 2014

Nga data 18 deri 21 qershor 2014 u zhvillua në Shën Petersburg të Rusisë Forumi IV Ndërkombëtar Ligjor i Sh. Petersburgut. Me pjesëmarrjen e mbi 3000 përfaqësuesve të nivelit të lartë nga 79 vende, ky Forum është konsideruar si platforma më e gjerë ndërkombëtare në Rusi dhe në Europën e Lindjes në fushën ligjore me shtrirjen më të gjerë gjeografike të vendeve të përfaqësuara në një nivel të tillë kaq të lartë. Pjesëmarrësit morën pjesë në rreth 50 seanca diskutimesh dhe në 2 konferenca që trajtonin në shkallë të gjerë çështjet më të rëndësishme në fushën ligjore.
 
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë u përfaqësua në këtë Forum nga Znj. Altina Xhoxhaj – anëtare e kësaj Gjykate.

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.