| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Nikosia, Qipro, 15 - 19 maj 2005.

Sipas Statutit të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane dhe me ftesë të z. Christos Artemides, Kryetar i Gjykatës Supreme të Qipros, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese i kryesuar nga z. Gjergji Sauli, Kryetar, z. Kristofor Peçi, anëtar, dhe z. Luan Pirdeni, drejtor,  mori pjesë në punimet e Kongresit të XIII të Gjykatave Kushtetuese Evropiane, i cili u mbajt në Nikosia të Qipros nga data 15 deri me 19 maj 2005.

Punimet e Kongresit të XIII të Gjykatave Kushtetuese Evropiane u fokusuan te tema "Kriteret e kufizimit të të drejtave të njeriut në praktikën e Gjykatës Kushtetuese". Gjatë punimeve të Kongresit, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese paraqitit kumtesën me temë "Kufizimet e të drejtave të njeriut në praktikën e Gjykatës Kushtetuese", e cila u prit me interes të veçantë nga pjesëmarrësit. Në mbledhje të Rrethit të Kryetarëve të Gjyktave Kushtetuese Evropiane, me propozim të Gjykatës Kushtetuese të Lituanisë, u vendos që Kongresi i XIV të mbahet në Vilnius në vitin 2008.

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.