| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Njoftim per plotesimin e vendit te lire ne pozicionin "specialist i/e nivelit te larte e IT"-kategoria III-B, me procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, bazuar në Ligjin nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar, dhe Rregulloren e Brendshme, Gjykata Kushtetuese shpall procedurat e plotësimit të vendit të lirë të punës në shërbimin civil në kategorinë e ulët ekzekutive për pozicionin:

“Specialist/e i/e teknologjisë së informacionit(IT)”, i/e nivelit të lartë në Drejtorinë Gjyqësore dhe të Dokumentacionit, kategoria III-b .

Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele nga brenda dhe jashtë institucionit të Gjykatës Kushtetuese.

Vetëm në rast se këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezultojnë të paplotësuara, atëherë janë të vlefshme për konkurrimin kërkesat nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

Për të dy procedurat(lëvizje paralele dhe të pranimit në shërbimin civil) për kategorinë ekze-kutive aplikohet në të njëjtën kohë.

Afati për dorëzimin e dokumenteve për procedurën e pranimit me lëvizje paralele fillon më datën 17.01.2020 dhe përfundon më datën 28.01.2020.

Për më shumë informacion për Gjykatën Kushtetuese dhe veprimtarinë e saj mund të vizitoni edhe faqen tonë në internet: www.gjk.gov.al.

Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni me numrin tel/fax 04 2243698, ose në adresen: Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.26, Tiranë.

GJYKATA KUSHTETUESE

Tiranë, më 17.01.2020.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.