| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Pjesëmarrje e një delegacioni të Gjykatës Kushtetuese në konferencën ndërkombëtare “Promovimi i Demokracisë dhe Shtetit Ligjor nga Fondacioni IRZ - 20 vjet Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar”

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga Kryetari, z.Bashkim Dedja dhe anëtari i Gjykatës, z. Xhezair Zaganjori, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare  “Promovimi i Demokracisë dhe Shtetit Ligjor nga Fondacioni IRZ - 20 vjet Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar”, që u zhvillua në Berlin në datën 25 tetor 2012.
 
Kjo konferencë u zhvillua në kuadrin e 20 vjetorit të krijimit të Fondacionit për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ).  Që prej themelimit të tij, Fondacioni IRZ u ka ofruar konsulencë shteteve partnere, në reformimin e sistemit të tyre ligjor dhe gjyqësor. IRZ-ja është prej vitesh aktive dhe në Shqipëri dhe përmes projekteve të financuara nga qeveria gjermane dhe  nga BE-ja ka kontribuuar në zhvillimin e sistemit të drejtësisë. Me asistencën dhe kontributin e IRZ-së  është zhvilluar një vizitë studimore e anëtarëve të Gjykatës në Gjykatën Kushtetuese të Gjermanisë si dhe  janë zhvilluar disa trajnime për stafin administrativ, me ekspertë gjermanë.

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.