| Bookmark and Share

Pjesmarrje ne veprimtari jashtë vendit për vitin 2013

Rezultate 1 - 10 / 10
09.12.2013
Në datën 4 dhjetor 2013, në Prishtinë, Kosovë, u zhvillua Konferenca rajonale “Bashkëpunimi në arritjen e qëllimit: Institucionet e Avokatit të Popullit dhe Gjyqësori për mbrojtjen e të drejtave të njeriut – praktikat më të mira evropiane dhe përvoja rajonale”, e organizuar nga Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë dhe Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
13.11.2013
Në datat 7-8 nëntor 2013, u zhvillua në Paris (Francë), në ambientet e Këshillit Kushtetues, seminari i 8-të i korrespondentëve kombëtarë të ACCPUF – Shoqata e Gjykatave Kushtetuese që Përdorin Gjuhën Frënge, me temë “Informatizimi dhe dematerializimi i procedurave në gjykatat kushtetuese”.
16.10.2013
Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Prof.Dr. Enver Hasani, në kuadrin e inaugurimit të vitit të 4-t gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në datat 14-15 tetor 2013, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga, z.Bashkim Dedja, Kryetar, znj.Vitore Tusha, Anëtare e Gjykatës, dhe z. Kujtim Osmani, Sekretar i Përgjithshëm, zhvilloi një vizitë zyrtare në Prishtinë.
10.10.2013
Me ftesë të Komisionit Evropian për Demokracinë Nëpërmjet Ligjit (Komisioni i Venecias), një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i përbërë nga Zj. Noela Ruço, drejtore e Studimeve, Botimeve dhe Publikimeve, dhe Znj. Alma Çomo, drejtore e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë, mori pjesë në takimin e 12-të të Këshillit të Përbashkët për Drejtësinë Kushtetuese, që u zhvillua në Venecia, Itali, në datat 8-9 tetor 2013.
11.07.2013
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Z.Bashkim Dedja, i shoqëruar nga Drejtori i Kabinetit, Z.Aleksandër Toma, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë me temë “Standardet ligjore evropiane dhe fusha e diskrecionit të pushteteve në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës”, që u mbajt në Erevan të Armenisë, në datat 3-5 korrik 2013.
13.06.2013
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Z.Bashkim Dedja, i shoqëruar nga Drejtori i Kabinetit Z. Aleksandër Toma, mori pjesë në seminarin me temë “Bashkëveprimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me gjykatat e zakonshme”, që u zhvillua në Prishtinë, në 13 qershor 2013.
12.06.2013
Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Z.Bashkim Dedja, i shoqëruar nga Drejtori i Kabinetit Z. Aleksandër Toma, mori pjesë në seminarin me temë “Kontrolli i vendimeve të Gjykatës së Lartë”, që u zhvillua në Prishtinë, në 12 qershor 2013.
04.06.2013
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z.Bashkim Dedja, mori pjesë në Kongresin e XV-të Ndërkombëtar të Drejtësisë Kushtetuese Evropiane dhe të Krahasuar, që u zhvillua në Regensburg në datat 31 maj-1 qershor, 2013.
28.05.2013
Në datat 22-24 maj 2013, u zhvillua në Berlin, Konferenca e 16-të Gjyqësore Ndërkombëtare, e organizuar nga Fondacioni i Familjes Furth, Universiteti i Miçiganit dhe Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES). Tema e Konferencës ishte “Mundësitë dhe sfidat me të cilat përballet gjyqësori i shekullit të XXI-të”.
25.01.2013
Me ftesë të Z. Dean Spielmann, Kryetar i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Z. Bashkim Dedja, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i shoqëruar nga Z. Aleksandër Toma, Drejtor i Kabinetit, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit gjyqësor të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe në seminarin me temë: "Zbatimi i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në kohën e krizës ekonomike", që u organizua me këtë rast.
Rezultate 1 - 10 / 10

© 2016 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.