| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Seancat gjyqësore Dhjetor 2017

Nr. Kërkues Subjekte të Interesuara Objekti Data e seancës Ora
1. Mimoza Tabaku, Aida Zhupa (Zorba), Majlinda Zorba (mbi bazë dokumentesh) Edmond Kume, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr. 00-2017-78, datë 17.02.2017 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 22 Dhjetor, 2017 10:00
2. Albert Muçohasanaj (mbi bazë dokumentesh) Prokuroria e Përgjithshme Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën i vendimeve nr.11, datë 09.03.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan; nr.73, datë 10.05.2016 të Gjykatës së Apelit Durrës; nr.00-2017-304, datë 07.04.2017 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 21 Dhjetor, 2017 10:00
3. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë (mbi bazë dokumentesh) Këshilli i Ministrave, Kuvendi i Shqipërisë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i nenit 91, pika 4 të ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, në pjesën ku parashikon se, vetëm femrat mund të përfitojnë si periudhë sigurimi për efekt llogaritjeje pensioni për afatin e kryerjes së studimeve të shkollës së lartë, duke përjashtuar nga kjo e drejtë meshkujt. 20 Dhjetor, 2017 11:00
4. Arben Frroku (mbi bazë dokumentesh) Prokuroria e Përgjithshme Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.00-2017-443, datë 08.06.2017, Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 19 Dhjetor, 2017 12:00
5. Unioni i Prokurorëve të Shqipërisë (me dyer të hapura) Kuvendi i Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë 1. Deklarimi antikushtetues dhe shfuqizimi i neneve: 8, pika 2 gërma b togfjalëshi “për kundërvajtjet penale” gërma c gërma ç; 11, pika 2 togfjalëshi “ose në seancë paraprake”, paragrafi 2; 24, pika 2 togfjalëshi “t’i kërkoje gjykatës pushimin e akuzës ose çështje, si dhe të kërkojë dërgimin e çështjes në gjyq, sipas rasteve të parashikuara nga ky kod”; 40, pika 1 gërma f togfjalëshi “ose gjyqtarit të seancës paraprake”, gërma h togfjalëshi “në seancë paraprake dhe”; 72, pika 3 paragrafi i parë togfjalëshi “në seancën paraprake ose”; 139, pika 4 togfjalëshi “gjatë seancës paraprake”; 152, pika 1 togfjalëshi “brenda 15 ditëve nga regjistrimi i kallëzimit”; 171, pika 1 togfjalëshi “ose në fillim te seancës paraprake”; 180, pika 3 togfjalëshi “të seancës paraprake”; 181, pika 6 germa a togfjalëshi “ose i kërkon gjykatës pushimin e akuzës apo çështjes, në rastet e parashikuara nga neni 329/a i Kodit”, germa b; 182, pika 1 togfjalëshi “kur procedohet për kundërvajtje penale”; 183, pika 1 togfjalëshi “para gjyqtarit të seancës paraprake”, paragrafi 2, pika 3 gërma c, pika 4, pika 5 togfjalëshi “dhe c”, pika 6 togfjalëshi “të seancës paraprake”, dhe “c”; 184; 185; 186; 187; 188; 224, pika 1 togfjalëshi “në seancën paraprake ose”, 226, pika 1 togfjalëshi “në seancën paraprake”; 228, pika 1, fjalia e dytë e nenit 406/dh; 242, pika 4 të ligjit nr.35/2017, datë 30.03.2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7905, datë 21.3.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar. 19 Dhjetor, 2017 10:00
6. Spartak Gjikdhima, Shoqëria “Food Catering” sh.p.k. (Helios Catering) sh.p.k., Erjon Shkurtaj (mbi bazë dokumentesh) Konstandin Shkurti Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën i vendimeve nr.2030, datë 16.03.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; nr. 679, datë 30.03.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë; nr.00-2017-534, datë 27.04.2017 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Marrjen e masës së sigurimit të padisë, duke pezulluar zbatimin e vendimeve nr.2030, datë 16.03.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; nr. 679, datë 30.03.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë. 07 Dhjetor, 2017 11:00
7. Gramoz (Dritan) Rexhepi (mbi bazë dokumentesh) Prokuroria e Përgjithshme Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën i vendimeve nr.59 datë 18.05.2015 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë dhe nr.578, datë 22.06.2017 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 07 Dhjetor, 2017 10:00
8. Ymer Dollani (mbi bazë dokumentesh) Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Elbasan. Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën i vendimeve nr.1966, datë 26.09.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan; nr.1861, datë 15.05.2014 të Gjykatës Administrative Apelit Tiranë dhe nr.00-2017-633, datë 04.05.2017 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Dhënia e një shpërblimi të drejtë, për zgjatje të procesit gjyqësor tej afatit të arsyeshëm dhe ligjor, në bazë të nenit 71/ç të ligjit Nr.8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar. 21 Nëntor, 2017 12:00
 

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.