| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Seancat gjyqësore Maj 2014

Nr. Kërkues Subjekte të Interesuara Objekti Data e seancës Ora
1. Presidenti i Republikës së Shqipërisë (mbi bazë dokumentash) Kuvendi i Republikës së Shqipërisë Objekti: 1. Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës midis Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. 2. Deklarimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i Vendimit nr.14/2014, datë 20.02.2014 i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive”. 27 Maj, 2014 12:00
2. Bashkia Tiranë Këshilli i Ministrave, Këshilli Kombëtar i Territorit 1. Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet qeverisjes vendore (Bashkia Tiranë) dhe pushtetit qendror (Këshilli i Ministrave/Këshilli Kombëtar i Territorit). 2. Shqyrtimin e pajtueshmërisë me Kushtetutën dhe me Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore si dhe shfuqizimin si antikushtetues, si akte që bëhen shkak për lindjen e konfliktit, të: a) Vendimit nr.1, datë 08.10.2013 të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për masat emergjente të ndërhyrjes mbrojtëse dhe rehabilituese mjedisore në disa zona me rëndësi kombëtare dhe procedurën e hartimit të Planit të Integruar Sektorial për Brezin Bregdetar”; b) Vendimit nr.3, datë 18.10.2013 të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për masat emergjente të ndërhyrjes mbrojtëse dhe rehabilituese në zonën me rëndësi të veçantë të Kurorës së Tiranës”; 3. Pezullimin e vendimit nr.1, datë 08.10.2013 dhe vendimit nr.3, datë 18.10.2013 të Këshillit Kombëtar të Territorit, deri në përfundimin e shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese. 27 Maj, 2014 11:00
3. Bashkia Krujë, Komuna Katund i Ri Këshilli i Ministrave, Këshilli Kombëtar i Territorit 1. Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet qeverisjes vendore dhe pushtetit qendror. 2. Shqyrtimin e pajtueshmërisë me Kushtetutën dhe me Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore si dhe shfuqizimin si antikushtetues, si akte që bëhen shkak për lindjen e konfliktit, të: Vendimit nr.1, datë 08.10.2013 të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për masat emergjente të ndërhyrjes mbrojtëse dhe rehabilituese mjedisore në disa zona me rëndësi kombëtare dhe procedurën e hartimit të Planit të Integruar Sektorial për Brezin Bregdetar”. 3. Pezullimin e vendimit nr.1, datë 08.10.2013 të Këshillit Kombëtar të Territorit, deri në përfundimin e shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese. 27 Maj, 2014 10:00
4. Tatjana Milo (mbi bazë dokumentash) Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve; Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit, Zyra Përmbarimore Tiranë Konstatimi i cenimit të procesit të rregullt ligjor, si pasojë e mosekzekutimit të vendimeve gjyqësore të formës së prerë, nr.903, datë 14.02.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe vendimeve nr.71, datë 20.05.2008 dhe nr.55/1538, datë 02.06.2009 të Gjykatës së Apelit Tiranë, brenda një afati të arsyeshëm. Dëmshpërblimi i dëmit të ardhur nga mosekzekutimi i vendimit të formës së prerë. 20 Maj, 2014 11:00
5. Edlira Nuredinaj (mbi bazë dokumentash) Kristo Kamberaj Shfuqizimi si antikushtetues i vendimeve nr.95, datë 23.04.2010 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe nr.00-2012-2445, datë 01.11.2012 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, Dhomë Këshillimi. 19 Maj, 2014 11:00
6. Shoqëria “Klame” Sh.p.k. (mbi bazë dokumentash) Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Zyra Përmbarimore Private “Anastas Kote” Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, si rezultat i mosekzekutimit të vendimit të formës së prerë brenda një afati të arsyeshëm. 19 Maj, 2014 10:00
7. Komuna Kashar, Komuna Farkë Këshilli Kombëtar i Territorit, Këshilli i Ministrave 1. Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet qeverisjes vendore dhe pushtetit qendror. 2. Shqyrtimin e pajtueshmërisë me Kushtetutën dhe me Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore si dhe shfuqizimin si antikushtetues, si akte që bëhen shkak për lindjen e konfliktit, të: Vendimit nr.3, datë 18.10.2013 të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për masat emergjente të ndërhyrjes mbrojtëse dhe rehabilituese në zonën me rëndësi të veçantë të Kurorës së Tiranës”; 3. Pezullimin e vendimit nr.3, datë 18.10.2013 të Këshillit Kombëtar të Territorit, deri në përfundimin e shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese. 08 Maj, 2014 10:00
8. Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Ministria e Drejtësisë 1. Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën i fjalisë “... nga të cilët, jo më pak se 5 vite gjyqtar, pranë Gjykatës së Apelit”, të germës b/1, të pikës 1, neni 3 i ligjit nr.8588, datë 15.03.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjin nr.151/2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8588, datë 15.03.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë””, si dhe të germës b/ii, të pikës 2 të nenit 3 të këtij ligji, me këtë përmbajtje “ii. të mos ketë konflikt interesi apo lidhje nepotike me gjyqtarë të gjykatave të juridiksionit të zakonshëm”. 2. Pezullimin e zbatimit të këtyre dispozitave, deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. 06 Maj, 2014 10:00
 

© 2016 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.