| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Seancat gjyqësore Mars 2017

Nr. Kërkues Subjekte të Interesuara Objekti Data e seancës Ora
1. 1/5 e Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë (Anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike) Kuvendi i Shqipërisë, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Prokurorëve të Shqipërisë, Unioni i Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë Deklarimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën të nenit 5; nënseksionit II, III dhe IV të Seksionit 2, Kreu I të pjesës II (nenet 19-58); nenit 61; nenit 103; nënseksionit II, III dhe IV të Seksionit 2, Kreu I të pjesës III (nenet 117-156); nenit 159; paragrafit 5 të nenit 169; neni 235; të pjesës VI; si dhe nenit 285, të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. 28 Mars, 2017 10:00
2. Floresha Kalemaj (mbi bazë dokumentesh) Teuta Mone, Besnik Brahimaj, Xhemal Kalemaj, Ledio Kalemaj, Endri Kalemaj Shfuqizimi si ai papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr.196 datë 16.02.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. 21 Mars, 2017 10:00
3. Perikli Koliçi (mbi bazë dokumentesh) Ministria e Mbrojtjes Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, i vendimit nr.00-2015-3668 (569), datë 03.11.2015 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 16 Mars, 2017 11:00
4. Kastriot Pashollari, Feruze Pashollari (mbi bazë dokumentesh) Ministria e Mbrojtjes Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut i vendimeve nr.2779, datë 07.04.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; nr.2088, datë 13.10.2011, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr.00-2014-3005, datë 06.11.2014 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 16 Mars, 2017 10:00
5. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese (mbi bazë dokumentesh) Deklarimi i mbarimit të mandatit të anëtares së Gjykatës Kushtetuese zj. Vitore Tusha. 10 Mars, 2017 10:00
6. Albert Musteqja (mbi bazë dokumentesh) Lutfi Hasani, Përparime Bazaj, Admir Bazaj, Sonila Bazaj, Ornela Bazaj Konstatimi i cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor si rrjedhojë e mosgjykimit të çështjes brenda një afati të arsyeshëm. Shpërblimi i dëmit pasuror e jopasuror në vlerën prej 20.000.000 lekë. 09 Mars, 2017 10:00
7. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë 1. Deklarimin dhe shfuqizimin e neneve 8, 23 pika 10, 26 pika 4 gërma “b”, 28 gërma “c”, 53 pika 3 dhe 10, 104 pika “ç”, 105 pika 1 gërma “d”, 110, 112 pika 1, 117, 119 pika 2 germa “a)”, 141 pika 1, 147 pika 2, 150, 152, 160, 161 pika 3, 162 pika 2 gërma “b”', 164 pika 2, 165, 166 pika 1 dhe 2 gërma “b”, 169 pika 3, 5 dhe 6, dhe neni 173 pika 1, të Ligjit Nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” si të papajtueshëm me Kushtetutën. 2. Pezullimi i zbatimit të Ligjit Nr. 96/2016, deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe marrëveshjet ndërkombëtare të: nenit 9, pika 1, germa “c”, fjalia e dytë e saj, të nenit 9, pikat 7 dhe 8 e tij, nenit 12, pika 2, germa “b”, pjesa e fundit e fjalisë, nenit 19, pika 5, germa “b” e tij, nenit 23, pika 11, fjalia e parë e saj, nenit 44, pika 1, germa “b” e saj, nenit 46, pika 5 e tij, nenit 47, pika 6, germa “a” e saj, nenit 48, pika 12, fjalia e fundit e saj, nenit 64, pika 1 gërma “b” konkretisht shprehja “b) vërtetohen kushtet e pazgjedhshërisë”, nenit 66 pika 1 gërma “a” dhe “b”, 78, pika 3, pjesa e fundit e fjalisë së parë të kësaj pike, neni 78, pika 5, paragrafi i fundit i kësaj pike, neni 87, pikat 5 dhe 6 të tij, neni 95, pikat 5 dhe 6 të tij, neni 102, pika 2, germa “g” e saj, neni 102, pika 2, germat “a” dhe “ç” të saj, neni 119, pika 2 e tij, neni 102, pika 1, gërma “g” e saj, neni 102, pika 3, germat “a” dhe “ç” të saj”, nenit 119, pika 2 e tij, 138, pika 1 e tij dhe 153, germa “ç”, neni 161 pika 2 konkretisht shprehja “me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit, në zbatim të pjesës III, Kreu VIII, të këtij ligji”, nenit 162 pika 1 dhe 6 konkretisht shprehja “me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit, në zbatim të pjesës III, Kreu VIII, të këtij ligji”, nenit 164 pika 1 gërma “a” konkretisht shprehja “nuk ka shkaqe të mbarimit të statusit të magjistratit ose mandatit të tyre, në zbatim të pjesës III, Kreu VIII, të këtij ligji”, neni 167 pika 3 gërma “b” konkretisht shprehja “ka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit, në zbatim të pjesës III, Kreu VIII, të këtij ligji” dhe nenit 168 pika 2 gërma “b” konkretisht shprehja “me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit, në zbatim të pjesës III, Kreu VIII, të këtij ligji” e Ligjit Nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. 08 Mars, 2017 10:00
8. Elvis Rroshi Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme Shfuqizimi i nenit 2, pika 1, shkronja “a”; neni 2, pika 2; neni 4, pika 1, pika 5, pika 6 dhe pika 7; në nenin 10 fjalët “moszgjedhje” dhe shkronja “d”; neni 14 dhe nenit 15 për funksionarin publik kryetar i bashkisë, të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Shfuqizimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.952, datë 29.12.2016 “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Kavajë, z. Elvis Roshi”. Shfuqizimi i Vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nr.174, datë 29.12.2016 “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik, z.Elvis Roshi, Kryetar i Bashkisë Kavajë në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Shqyrtimi i kushtetutshmërisë së të gjithë ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave qe zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. 07 Mars, 2017 12:00
9. Federata Kombëtare Shqiptare për Gjueti dhe Konservim, Shoqata e Tregtarëve të Armëve dhe Materialeve të Gjahut (mbi bazë dokumentesh) Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të ligjit nr.61, datë 02.06.2016 “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”. 07 Mars, 2017 10:00:00
 

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.