| Bookmark and Share

Seancat gjyqësore Nëntor 2014

Nr. Kërkues Subjekte të Interesuara Objekti Data e seancës Ora
1. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë Këshilli i Ministrave, Këshilli Kombëtar i Territorit 1. Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet qeverisjes vendore (Bashkia Tiranë) dhe pushtetit qendror (Këshilli i Ministrave/Këshilli Kombëtar i Territorit). 2. Shqyrtimin e pajtueshmërisë me Kushtetutën dhe me Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore si dhe shfuqizimin si antikushtetues, si akt që bëhet shkak për lindjen e konfliktit, të: a) Vendimit nr.1, datë 22.08.2014 të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për harmonizimin e instrumentave të planifikimit vendor në funksion të ndarjes së re administrativo-territoriale”; b) Pezullimin e vendimit nr.1, datë 22.08.2014 të Këshillit Kombëtar të Territorit, deri në përfundimin e shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese. 25 Nëntor, 2014 10:00
2. Bajram Bistri (mbi bazë dokumentash) Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit - Zyra Përmbarimore Tiranë Konstatimi i cenimit të së drejtës, si pasojë e mosekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë nr.8205, datë 29.09.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi me vendimin nr.87, datë 26.01.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr.00-2011-2027, datë 06.12.2011 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, duke quajtur të drejta dy vendimet e mëparshme gjyqësore. 24 Nëntor, 2014 11:00
3. Një e Pesta e Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë (Anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike) (mbi bazë dokumentash) Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Këshilli i Lartë i Drejtësisë 1) Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit nr.97/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8136, datë 31.07.1996 “Për Shkollën e Magjistraturës”, të ndryshuar”. 2) Pezullimin e ligjit nr.97/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8136, datë 31.07.1996 “Për Shkollën e Magjistraturës”, të ndryshuar”. 24 Nëntor, 2014 10:00
4. Durim Sulkja (mbi bazë dokumentash) Enti Kombëtar i Banesave (Drejtoria Rajonale) Elbasan, Zyra Përmbarimore “Çerraga” Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, si rrjedhojë e mosekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë. 18 Nëntor, 2014 11:00
5. Presidenti i Republikës së Shqipërisë Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën, i nenit 7 të ligjit nr. 101/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar. Pezullimi i zbatimit të dispozitave të ligjit, objekt i kësaj kërkese, deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. 06 Nëntor, 2014 10:00
6. Një e Pesta e Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë (Anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike) Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën, të nenit 4 të ligjit nr.45/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar”. 04 Nëntor, 2014 10:00

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.