| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Seancat gjyqësore Qershor 2014

Nr. Kërkues Subjekte të Interesuara Objekti Data e seancës Ora
1. 1/5 e Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë (Anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike) Kuvendi i Republikës së Shqipërisë 1) Interpretimin e neneve 65/1 dhe 78/2 të Kushtetutës. 2) Konstatimin e pavlefshmërisë së mbledhjes së përgjithshme të deputetëve (seancës plenare) të datës 20.02.2014, të thirrura në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe në shkelje të rregullave procedurale, që garantojnë një proces të rregullt ligjor, lidhur me këto çështje: a) nr.12/2014 “Për shpalljen si të pavlefshëm të vendimit nr.1/2013 të Kuvendit “Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive””; b) nr.13/2014 “Për mosmiratimin e propozimit të Presidentit të Republikës me Dekretin nr.7928, datë 16.1.2013 “Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive””; si dhe c) nr.14/2014 “Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive”. 26 Qershor, 2014 10:00
2. Kastriot Jaupi (mbi bazë dokumentash) Prokuroria e Përgjithshme Shfuqizimi, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i vendimeve nr.143, datë 04.07.2003 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë; nr.131, datë 12.04.2010 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe nr.00-2013-942, datë 04.07.2013 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (Dhomë Këshillimi). 10 Qershor, 2014 12:00
3. Aurora Topçiu (mbi bazë dokumentash) Prokuroria e Përgjithshme 05 Qershor, 2014 10:00
4. Nazmi Luku (mbi bazë dokumentash) Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Shoqëria e Përmbarimit “Epsa” Sh.p.k. Ndreqje gabimi në vendimin gjyqësor nr.16, datë 21.03.2014 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. 03 Qershor, 2014 11:00
5. Artan Treska, Etleva Goga (Maliqi), Florika Maliqi (mbi bazë dokumentash) Viktori Qirjazi, Brikena Qirjazi, Qirjako Qirjazi, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë Shfuqizimi si antikushtetues i vendimeve nr.2000, datë 30.07.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë; nr.530, datë 20.12.2010 të Gjykatës së Apelit Korçë; nr.240, datë 08.02.2012 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 03 Qershor, 2014 10:00

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.