| Bookmark and Share

Seancat gjyqësore Tetor 2017

Nr. Kërkues Subjekte të Interesuara Objekti Data e seancës Ora
1. Ndriçim Balla Prokuroria e Përgjithshme Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën i vendimeve nr.2050, datë 17.09.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; nr. 2037, datë 23.11.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë; nr.234, datë 30.03.2017 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 24 Tetor, 2017 12:00
2. Petrit Shehu, Zeqi Shehu, Maliq Shehu, Fiqirete Gjebrea (Shehu), Ferid Shehu Këshilli i Qarkut Durrës, Dega e Thesarit Durrës, Shoqëria Përmbarimore “JUSTITIA” Konstatimi i cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor si pasojë e mosekzekutimit brenda një afati të arsyeshëm të vendimit nr.727, datë 14.09.1999 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. 24 Tetor, 2017 11:00
3. Saime Maho, Arben Maho (mbi bazë dokumentesh) Bashkia Tiranë, Zyra e Përmbarimit Tiranë Konstatimi i cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor, si rrjedhojë e mosekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë nga autoritetet e ngarkuara me ligj. 24 Tetor, 2017 10:00
4. Rovena Kalemaj (mbi bazë dokumentesh) Prokuroria e Përgjithshme Shfuqizimi, si të papajtueshëm me Kushtetutën e RSH dhe KEDNJ, i vendimeve nr.04, datë 08.04.2016 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; nr.79, datë 06.09.2016 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe nr.00-2016-2219, datë 15.12.2016 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 10 Tetor, 2017 12:00
5. Ylli Çelhaka (mbi bazë dokumentesh) Prokuroria e Përgjithshme Shfuqizimi si antikushtetues i vendimeve nr.1 datë 09.04.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë; nr.1148 (107), datë 06.03.2014 të Gjykatës së Apelit Durrës; nr.00-2015-2924, datë 26.11.2015 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Kthimi i çështjes për rigjykim pranë Gjykatës së Lartë. 10 Tetor, 2017 11:00
6. Shoqata “Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë”, Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë, Organizata e Punonjësve të Policisë së Shtetit në Lirim (mbi bazë dokumentesh) Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Përparim Zano Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i Vendimit Unifikues nr.3, datë 24.11.2016 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Pezullimi i ekzekutimit të tij. 10 Tetor, 2017 10:00
7. Bardhyl Ibra (mbi bazë dokumentesh) 1. Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për shkak të mos ekzekutimit të vendimit gjyqësor nr.51, datë 30.11.2011 të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, duke u penguar ekzekutimi pa një proces të rregullt ligjor. 2. Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor si rezultat i mosgjykimit të çështjes në Gjykatën e Lartë brenda një afati të arsyeshëm. 3. Shpërblimi për dëmet e shkaktuara për këtë shkelje të kryer, në sasinë e vlerësuar nga gjykata. 05 Tetor, 2017 12:00
8. Agron Laçaj (mbi bazë dokumentesh) Prokuroria e Përgjithshme Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën i vendimeve nr.199, datë 17.04.2014 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe nr.00-2016-26, datë 14.01.2016 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Apelit Shkodër. 05 Tetor, 2017 11:00
9. Aleksandër Llanaj, Bertil Alliaj, Ani Begaj (mbi bazë dokumentesh) Prokuroria e Përgjithshme Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën i vendimeve nr.24, datë 20.01.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë; nr.600, datë 01.11.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë; nr.00-2017-150 (33), datë 23.02.2017 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 05 Tetor, 2017 10:00
10. Asqeri Hania, Selim Pipi, Natasha Spiri, Ibrahim Zeneli, Fitnete Zoto, Maringlen Lala, Anastas Mehilli, Veronika Dauti, Eva Brinja, Simo Gerdhuqi, Spiro Kaçi, Miço Vathi, Agron Motra (mbi bazë dokumentesh) Valter Lapa, Sokrat Lapa, Kristofor Zeno, Jani Lapa, Izmini Lapa, Mihal Lapa, Piro Lapa, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë, Këshilli i Qarkut Vlorë Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr.840 (399), datë 29.03.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë; nr.71 datë 01.02.2013 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër si dhe nr.00-2016-3203 (584), datë 20.12.2016 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 03 Tetor, 2017 11:00
11. Eduart Banaj (mbi bazë dokumentesh) Prokuroria e Përgjithshme Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën i vendimeve nr.669 datë 13.11.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier; vendimit nr.488 datë 07.07.2015 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe nr.00-2016-2158, datë 09.12.2016 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 03 Tetor, 2017 10:00
12. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë Kuvendi i Republikës së Shqipërisë 1. Shfuqizimin e nenit 7, pika 2, shkronjat “a” dhe “c”, nenit 59, pika 1 konkretisht shprehjen “zëvendëskryetari”, nenit 62 pika 8 konkretisht shprehja “2 anëtarë jogjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar”, nenit 62 pika 13 konkretisht shprehja “nga 2 anëtarë jogjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar”, neni 68 pika 6, nenit 76 pika 2, nenit 157 pika 1, konkretisht shprehja “zëvendëskryetari”, nenit 160 pika 8 konkretisht shprehja “2 anëtarë joprokurorë”, neni 160 pika 13 “nga 2 anëtarë jo prokurorë dhe 1 anëtar prokuror”, nenit 166 pika 6 dhe nenit 175 pika 2 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” si të papajtueshëm me Kushtetutën. 2. Shfuqizimin e nenit 12, pika 2, shkonja “b” dhe “c”, nenit 42, pika 3, shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ç”, pikat 8 e 9 të tij, nenit 43, nenit 47 pika 2 gërma “a”, konkretisht shprehja “... nga të cilat të paktën pesë vjet si gjyqtar në fushën e drejtësisë kriminale ...”, neni 47 pika 2 gërma “b”, konkretisht shprehja “... nga të cilat të paktën pesë vjet si gjyqtar për çështjet penale ...”, 47 pika 4, konkretisht shprehja “... nga të cilat të paktën pesë vjet në fushën e së drejtës përkatëse të përshtatshme për pozicionin e lirë ...”, 47 pika 5, konkretisht shprehja “nga të cilat të paktën pesë vjet në fushën e së drejtës përkatëse të përshtatshme për pozicionin e lirë”, neni 53 pika 11 dhe 12 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” si të papajtueshëm me Kushtetutën. 3. Shfuqizimin e nenit 4 pika 2 konkretisht të shprehjes “ose në vlerësimin tërësor të procedurave”, neni 36 pika 3 konkretisht shprehja “ose për personat e dyshuar si të përfshirë në krimin e organizuar për qëllim të këtij ligji”, nenit 37 gërma “b”, “c” dhe “ç”, nenit 38 pika 1 konkretisht shprehja “në informacione konfidenciale, si dhe informacione të tjera të disponueshme”, pika 4 gërma “b” e këtij neni, konkretisht shprehja “ose personi i lidhur me të”, pika 4 gërma “c” konkretisht shprehja “ose një person i lidhur me të”, pika 4 gërma “d” e këtij neni konkretisht fjali e dytë me këtë përmbajtje “Anëtarësia e dyshuar e personit në krimin e organizuar duhet të jetë e njohur, e publikuar ose të jetë një çështje e dokumentuar në regjistrat përkatës”, neni 39 pika 1 konkretisht shprehja “ose me persona të dyshuar të krimit të organizuar”, neni 49 pika 1 gërma “ç” dhe pika 2, nenit 54, nenit 56 pika 1 konkretisht shprehja “jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji”, dhe nenit 61 pika 5 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si të papajtueshëm me Kushtetutën. 02 Tetor, 2017 11:00
 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.