| Bookmark and Share

Seminari i 8-të i korrespondentëve kombëtarë të ACCPUF – Shoqata e Gjykatave Kushtetuese që Përdorin Gjuhën Frënge, Paris, Francë, 7-8 nëntor 2013

Në datat 7-8 nëntor 2013, u zhvillua në Paris (Francë), në ambientet e Këshillit Kushtetues, seminari i 8-të i korrespondentëve kombëtarë të ACCPUF – Shoqata e Gjykatave Kushtetuese që Përdorin Gjuhën Frënge, me temë  “Informatizimi dhe dematerializimi i procedurave në gjykatat kushtetuese”.
 
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë u përfaqësua nga Znj. Brunilda Bara – Drejtore e Drejtorisë Gjyqësore dhe e Dokumentacionit, dhe Znj. Thomaida Xhoxhaj – specialiste e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë.
Seminari interaktiv u zhvillua në gjuhën frënge, dhe përfaqësuesit e gjykatave kushtetuese (dhe të institucioneve të ngjashme) të 33 vendeve pjesëmarrëse, mes të cilave Franca, Kanadaja, Belgjika, Zvicra, Rumania, Hungaria, sollën përvojat e tyre për hapat e hedhura dhe nivelin e deritanishëm në procesin e informatizimit të procedurave në gjykata.

E pranishme në këtë seminar ishte edhe Organizata Botërore e Frankofonisë e cila u ofrua të ndihmojë financiarisht gjykatat në procesin e informatizimit kundrejt paraqitjes së projekteve konkrete nga ana e tyre.

Një përshëndetje mjaft e veçantë iu bë këtij takimi nga z. Jean-Louis Debré – Kryetari Këshillit Kushtetues Francez dhe Znj. Caroline Petillon – Sekretare e Përgjithshme e ACCPUF dhe Drejtore e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë të Këshillit Kushtetues francez.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.