| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Takim i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese me përfaqësues të Fondacionit “SLYNN”

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Z. Bashkim Dedja ka pritur sot në një takim zyrtar Sir Henry Brooke, drejtues i programit shqiptar, të korporatës juridike të Fondacionit britanik “SLYNN”,  dhe Z. Joshua Rozenberg – një gazetar i shquar në Mbretërinë e Bashkuar për çështjet ligjore.

Në këtë takim ishte i pranishëm dhe Ambasadori Britanik në Shqipëri, Z.Nicholas Cannon OBE.

Z. Dedja vlerësoi kontributin që Fondacioni “SLYNN ” ka dhënë ndër vite për trajnimin dhe promovimin e juristëve të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore,  si dhe në veçanti  për shkëmbimin e eksperiencave midis juristëve të Mbretërisë së Bashkuar dhe atyre shqiptarë.

Në vazhdim të takimit,  pjesëmarrësit shkëmbyen ide për përmirësimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, si dhe për vazhdimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
 

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.