| Bookmark and Share

Takime zyrtare të vitit 2011

Rezultate 1 - 9 / 9
28.07.2013
Me ftesë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë, një delegacion i Ministrisë së Drejtësisë së Landit të Hamburgut, i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Ministrie, Z.Wolgang Siewert,
09.11.2011
Një grup deputetësh të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i përbërë nga anëtarë të Komisionit Parlamentar për Legjislacionin, po zhvillon në Shqipëri një vizitë dyditore gjatë së cilës janë parashikuar takime me personalitetet më të larta të shtetit shqiptar.
04.11.2011
Në datën 4 Nëntor 2011, ambjentet e Gjykatës Kushtetuese u vizituan nga një grup nxënësish, të cilët ishin të shoqëruar nga Zv/Ministria e Arsimit dhe Shkencës Zj. Nora Malaj dhe nga pjesëtarë të stafit të Zyrës së OSBE-së në Tiranë
11.10.2011
Në datën 11 tetor 2011, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Z. Bashkim Dedja, priti në një takim zyrtar në ambjentet e kësaj gjykate profesorin dhe juristin e njohur, Prof. Dr. Rainer Arnold, Shef i Katedrës së të Drejtës Publike dhe të Krahasuar dhe Shef i Katedrës Jean Monnet për të Drejtën Evropiane, pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Regensburgut, Gjermani
07.07.2011
Një delegacion i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, i përbërë nga Baronesha Françoise Tulkens, Zv. Kryetare e GJEDNJ dhe Kryetare e Seksionit të II, Z. Christos Rozakis, ish gjyqtar dhe Zv.Kryetar, dhe Z.Ledi Bianku, gjyqtari i zgjedhur në emër të Shqipërisë në Gjykatën e Strasburgut, zhvilluan një vizitë zyrtare disa ditore në Shqipëri
30.06.2011
Sot, më 30.06.2011, Kyetari i Gjykates Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Z. Bashkim Dedja, priti në zyrën e tij përfaqësuesit e Fondacionit gjerman “Hanns Seidel,”
18.06.2011
Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Z. Bashkim Dedja, në datat 16 – 18 qershor 2011, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Sllovenisë, i përbërë nga Z. Miroslav Mozetic, Zëvendëskryetar, Dr. Etelka Korpic – Horvat, Znj. Jasna Pogacar, Gjyqtare, Z. Ivan Bišcak, Drejtor, dhe Z. Martin Berishaj – Përkthyes, zhvilloi një vizitë studimore në Shqipëri
20.04.2011
Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Kryetari i saj, Prof. Dr. Enver Hasani, dhe i përbërë nga gjithë trupa e gjyqtarëve të kësaj gjykate, këshilltarët e tyre ligjorë, Sekretarja e Përgjithshme dhe Drejtorja e Kabinetit, zhvilloi një vizitë pune në Shqipëri
24.03.2011
Sot, më 24.03.2011, Kyetari i Gjykates Kushtetues, Z. Bashkim Dedja, priti me kërkesë të tyre në ambientet e kësaj gjykate, Z. Joaquin Urias, Drejtues i Ekipit, dhe Z. Gianluigi Pratola, Zëvendësdrejtues i Ekipit, të projektit “Konsolidimi i Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri” (EURALIUS).
Rezultate 1 - 9 / 9

© 2016 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.