| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Takime zyrtare të vitit 2013

Rezultate 1 - 10 / 10
21.11.2013
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Z. Bashkim Dedja priti sot, në një takim zyrtar, Prof. Sergio Bartole, anëtar i Komisionit të Venecias, dhe Z. Schnutz Rudolf Dürr, Drejtues i Divizionit për Drejtësinë Kushtetuese, në Komisionin e Venecias.
28.10.2013
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese z. Bashkim Dedja ka pritur sot në një takim zyrtar juristin e njohur gjerman, Prof. Dr. Jochen Abr.Frowein, profesor nderi dhe ish-drejtor i Institutit “Max Planck” për të Drejtën Publike të Krahasuar dhe të Drejtën Ndërkombëtare i cili ndodhet në Shqipëri për një vizitë disaditore, me ftesë të Fondacionit gjerman “Konrad Adenauer”.
02.10.2013
Sot, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Z. Bashkim Dedja, priti në zyrën e tij Sir David Latham, përfaqësues i Fondacionit “SLYNN”, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar. Qëllimi i aktivitetit të këtij Fondacioni është asistenca teknike, trajnimi dhe promovimi i juristëve të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, si dhe zhvillimi i projekteve të përbashkëta me këto vende në fushën e drejtësisë.
25.09.2013
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z. Bashkim Dedja, priti sot në një takim në zyrën e tij Komisionerin e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, z.Nils Muižnieks, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
17.09.2013
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z.Bashkim Dedja, priti sot në një takim në zyrën e tij Ministrin e ri të Drejtësisë, z. Nasip Naço.
13.06.2013
Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Z. Bashkim Dedja, në datat 9 – 12 qershor 2013, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, i përbërë nga Z. Alparslan Altan, Zëvendëskryetar, Z.Hicabi Dursun, Gjyqtar, Z.Celal Mümtaz Akinci, Gjyqtar, dhe Z.Ayhan Kiliç, Këshilltar, zhvilloi një vizitë studimore në Shqipëri.
05.06.2013
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Z. Bashkim Dedja, priti sot në zyrën e tij Z. Massimo Gaiani, Ambasador i Republikës së Italisë në Tiranë.
24.05.2013
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Z. Bashkim Dedja, priti në zyrën e tij Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Z. Aleksandër Arvizu.
22.05.2013
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z.Bashkim Dedja, priti në një takim në zyrën e tij shefen e Misionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR, znj.Conny McCormak dhe anëtarë të tjerë të këtij misioni. Biseda u fokusua në çështje që lidhen me rolin e Gjykatës Kushtetuese në procesin zgjedhor.
13.05.2013
Sot, më datë 13.05.2013, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, z. Bashkim Dedja, priti në zyrën e tij z. Angel Llorente, Drejtor i Përgjithshëm i Çështjeve Ndërkombëtare të Drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë së Spanjës, i cili shoqërohej nga z. Joaquin Urias, drejtues i misionit EURALIUS në Shqipëri
Rezultate 1 - 10 / 10

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.