| Bookmark and Share

Takime zyrtare të vitit 2014

Rezultate 1 - 10 / 10
16.09.2014
Në datën 10 shtator 2014, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Z. Bashkim Dedja, priti në zyrën e tij një grup ekspertësh të Komisionit Europian në kuadër të takimeve që po organizohen nga përfaqësuesit e këtij Misioni Vlerësimi lidhur me Institucionet e Pavarura.
06.06.2014
Në kuadër të bashkëpunimit me Fondacionin “SLYNN,” Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Z. Bashkim Dedja priti në datën 4 qershor 2014, në një takim zyrtar në ambientet e Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesit e këtij Fondacioni, Sir David Latham dhe znj. Alison Fenney.
06.06.2014
Në datën 27 maj 2014, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Z. Bashkim Dedja, priti në një takim zyrtar në ambientet e kësaj gjykate Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Republikën e Shqipërisë, Sh.T. Z. Hidayet Bayraktar.
03.06.2014
Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Z. Bashkim Dedja, në datat 27 – 30 maj 2014, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Rumanisë i përbërë nga Z. Augustin ZEGREAN, Kryetar i Gjykatës, Z. Daniel-Marius MORAR, Z. Toni GREBLA, Gjyqtarë, Znj. Oana RAICAN, Drejtuese e Zyrës së Kryetarit, ka zhvilluar një vizite pune pranë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
21.05.2014
Në datën 20 maj 2014, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Z. Bashkim Dedja, priti në një takim zyrtar në ambientet e kësaj Gjykate, Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Austrisë Dr. Gerhart Holzinger, cili shoqërohej në këtë takim edhe nga Z. Stefan Leo Fran, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm.
25.03.2014
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Z. Bashkim Dedja ka pritur sot në një takim zyrtar Sir Henry Brooke, drejtues i programit shqiptar, të korporatës juridike të Fondacionit britanik “SLYNN”, dhe Z. Joshua Rozenberg – një gazetar i shquar në Mbretërinë e Bashkuar për çështjet ligjore.
19.03.2014
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Z. Bashkim Dedja, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Z. Martin De la Beij.
13.02.2014
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Z. Bashkim Dedja, ka pritur në një takim Presidentin e Shoqatës Botërore të Juristëve, Prof. Dr. Alexander J Belohlávek, i cili ndodhet në Shqipëri për një vizitë disaditore, me ftesë të Gjykatës së Lartë.
13.02.2014
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z. Bashkim Dedja, priti në një takim Drejtorin e Departamentit për Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore të Fondacionit “Hanns Seidel”, Dr. Klaus Fiesinger, i cili ndodhet në Shqipëri për një vizitë disaditore.
Rezultate 1 - 10 / 10

© 2016 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.