| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Takime zyrtare të vitit 2016

Rezultate 1 - 8 / 8
31.05.2016
Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, z. Bashkim Dedja, në datat 29 – 31 maj 2016, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Austrisë i përbërë nga Dr. Gerhart Holzinger, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, znj. Reinhild Huppmann, Drejtore e Protokollit dhe Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe znj. Maria Varga, Drejtore e Zyrës së Kryetarit, ka zhvilluar një vizite pune pranë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
10.05.2016
Në datën 04 maj 2016 Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë Bashkim Dedja priti në një takim të veçantë Presidentin e Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë Krzysztof Kwiatowski, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të fillimit të një projekti të përbashkët bashkëpunimi “IPA 2013” mes institucionit që ai përfaqëson dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit shqiptar.
04.05.2016
Në datën 3.05.2016 Kryetari i Gjykatës Kushtetuese priti në një takim zyrtar delegacionin e Avokatit të Popullit të Kosovës që ndodhej në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Delegacioni përbëhej nga z.Hilmi Jashari, Avokati i Popullit i Kosovës, z. Ibrahim Arslan, zëvendës i Avokatit të Popullit të Kosovës, znj. Suzana Gashi, këshilltare ligjore, znj. Valbona Puka, këshilltare ligjore, z. Arbër Berisha, këshilltar ligjor.
25.03.2016
Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i përbërë nga këshilltarë ligjorë dhe drejtorë drejtorish, si dhe i kryesuar nga z.Milot Vokshi, sekretar i Përgjithshëm, zhvilloi një vizitë studimore në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë.
16.03.2016
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, zoti Bashkim Dedja, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Italisë në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij, zotin Alberto Cutillo.
07.03.2016
Në kuadrin e një vizite në Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë, delegacioni i Gjykatës së Lartë të Maqedonisë, i kryesuar nga z.Faik Arslani, zëvendëskryetar, dhe delegacioni i Gjykatës së Lartë të Malit të Zi, i kryesuar nga znj. Vesna Medenica, kryetare, u pritën në një takim në ambientet e Gjykatës Kushtetuese nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, zoti Bashkim Dedja.
26.02.2016
Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, zotit Bashkim Dedja, në datat 24-26 shkurt 2016, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i përbërë nga zonja Arta Rama, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, z.Altay Suroy, znj. Servete Krasniqi, znj. Gresa Caka, gjyqtarë, z.Milot Vokshi, sekretar i Përgjithshëm, dhe znj. Arta Balaj, drejtore e Kabinetit, kreu një vizitë pune në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë.
18.01.2016
Në datën 18 janar Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, zoti Bashkim Dedja, priti një delegacion nga Republika e San Marinos, i cili po zhvillon një vizitë pune pranë Gjykatës së Lartë. Delegacioni përbëhej nga znj. Valeria Pierfelici, Kryetare e Gjykatës së Lartë të Republikës së San Marinos, dhe z. Giancarlo Venturini, ministër i Drejtësisë dhe i Punëve të Brendshme.
Rezultate 1 - 8 / 8

© 2016 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.