| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Takim i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë së Spanjës

Sot, më datë 13.05.2013, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, z. Bashkim Dedja, priti në zyrën e tij z. Angel Llorente, Drejtor i Përgjithshëm i Çështjeve Ndërkombëtare të Drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë së Spanjës, i cili shoqërohej nga z. Joaquin Urias, drejtues i misionit EURALIUS në Shqipëri.

Gjatë takimit, z. Bashkim Dedja evidentoi kontributin dhe falënderoi projektin EURALIUS  për asistencën e dhënë për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, si dhe në veçanti për forcimin e bashkëpunimit midis Gjykatës Kushtetuese dhe  Tribunalit Kushtetues të Spanjës.


Vizita e përfaqësuesit të Ministrisë së Drejtësisë së Spanjës u bë në kuadrin e ceremonisë së mbylljes së projektit “EURALIUS”- Konsolidimi i Sistemit Shqiptar të Drejtësisë, që u zhvillua në ambientet e Hotel Tiranës.

 

 

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.