| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Takim i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese me përfaqësues të fondacionit gjerman “Hanns Seidel”

Sot, më 30.06.2011, Kyetari i Gjykates Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Z. Bashkim Dedja, priti në zyrën e tij përfaqësuesit e Fondacionit gjerman “Hanns Seidel,” Z. Peter Witterauf, Drejtor Ekzekutiv, dhe Z. Klaus Flesinger, Drejtor i Departamentit për Europën Qendrore, Lindore dhe Juglindore, Kaukazet dhe Azinë Qendrore, të cilët shoqëroheshin në këtë takim nga Znj. Nertila Mosko, drejtuese e zyrës së fondacionit në Tiranë. Qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi efektivitetin e linjave kryesore të bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet Gjykates Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe Fondacionit “Hanns Seidel,” si dhe thellimi i këtij bashkëpunimi në të ardhmen. 

Kryetari Bashkim Dedja i shprehu falënderimet dhe mirënjohjen përfaqësuesve të Fondacionit gjerman për ndihmesën dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme, të cilat kanë konsistuar jo vetëm në thellimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit midis Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe institucioneve të tjera të larta brenda vendit, si dhe me homologet e saj në rajon, por edhe në kualifikimin e vazhdueshëm profesional të këshilltarëve ligjor dhe stafit administrativ të gjykatës. Z. Witterauf e siguroi Z. Dedja për asistencën e mëtejshme të Fondacionit “Hanns Seidel,” veçanërisht sa i takon institucionit të Gjykates Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një partner shumë të rëndësishëm dhe duke evidentuar pozicionin dhe rolin që ajo luan në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të individit dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. 

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.