| Bookmark and Share

Takim i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, zotit Bashkim Dedja, me Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Italisë në Shqipëri, Shkëlqesinë e tij, zotin Alberto Cutillo,

Në datën 20.03.2107, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, zoti Bashkim Dedja, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Italisë në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij, zotin Alberto Cutillo. Ky ishte takimi i dyte i zhvilluar pas marrjes së funksionit të tij si Ambasador në Shqipëri.
 
Gjatë takimit u fol për marrëdhëniet e shkëlqyera qe egzistojne  ndermjet dy vendeve tona dhe në vecanti për raportet e bashkëpunimit mes Gjykatës Kushtetuese të Shqiperisë dhe Gjykatës Kushtetuese të Italisë, me pas u shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve më të fundit në fushën e reformave të ndërmarra për reformimin e sistemit të drejtësisë, sidomos ato që kane prekur Gjykatën Kushtetuese.

Zoti Dedja në përfundim të takimit falenderoi Ambasadorin Cutillo, për vizitën, si dhe gatishmërinë e tij për vazhdimin  e këtij bashkëpunimi..
 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.