| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Takim me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, zonjën Arta Rama – Hajrizi, 16 Shtator 2015

Në datën 16 shtator 2015, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, zoti Bashkim Dedja, priti në një takim Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, zonjën Arta Rama Hajrizi. Z Dedja  fillimisht e përgëzoi për zgjedhjen në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe i uroi suksese në detyrën e re.
 
Gjatë takimit u shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve më të fundit me interes të përbashkët në fushën e drejtësisë kushtetuese, si dhe u konfirmua edhe një herë angazhimi reciprok për vazhdimësinë e marrëdhënieve të shkëlqyera të ndërtuara tashme midis dy gjykatave kushtetuese të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.
 
Me këtë rast Znj Harizi u takua edhe me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.
 

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.