Në datën 28 janar 2015, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese z. Bashkim Dedja, priti në një takim të veçantë Kryetarin e Komisionit të Venecias, z. Gianni Buquicchio, i cili më pas u takua edhe me anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese.
Në të dy takimet u shkëmbyen mendime rreth zhvillimit të reformës në drejtësi në vendin tonë, kryesisht në fushën e drejtësisë kushtetuese, si dhe rreth ndryshimeve që vlerësohen të nevojshme për t’u bërë në ligjin organik të Gjykatës Kushtetuese.
Z. Dedja falënderoi z. Buquicchio për vizitën e tij si dhe për kontributin e vazhduar të Komisionit të Venecias në reformimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.