| Bookmark and Share

Takim me Presidentin e Shoqatës Botërore të Juristëve, Prof. Dr. Alexander J Belohlávek, 12 shkurt 2014

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Z. Bashkim Dedja, ka pritur në një takim Presidentin e Shoqatës Botërore të Juristëve, Prof. Dr. Alexander J Belohlávek, i cili ndodhet në Shqipëri për një vizitë disaditore, me ftesë të Gjykatës së Lartë.

Gjatë takimit, Z. Dedja bëri një paraqitje të strukturës dhe funksioneve të Gjykatës Kushtetuese, dhe më pas të pranishmit diskutuan lidhur me çështje të drejtësisë kushtetuese, si dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.