| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Takim me përfaqësues të Akademisë së Drejtësisë së Turqisë, 20 Tetor 2015

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, zoti Bashkim Dedja, priti në një takim zyrtar përfaqësues të Akademisë së Drejtësisë së Turqisë (JAT), z.Mustafa Artuç, zëvendëspresident i JAT-ës, z.Ahmet Şansal, drejtor departamenti, z.Bahtiyar Çoban, gjyqtar, z.Berat Duman, gjyqtar, z.Abdurrahman Akpınar, z.Muhammet Elmalı, ekspert, z.Mustafa Otluktepe, ekspert, të cilët po zhvillojnë një vizitë pranë Shkollës Shqiptare të Magjistraturës.

Pasi bëri një prezantim të organizimit dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, zoti Dedja shkëmbeu me akademikët turq mendime rreth çështjeve të drejtësisë kushtetuese.

Ky takim me përfaqësues të Akademisë së Drejtësisë së Turqisë është në kuadër të vendosjes së urave lidhëse dhe rritjes së frymës së bashkëpunimit të shkollës akademike, që përgatit gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm, me organet e drejtësisë, në funksion të përmirësimit të performancës së këtyre të fundit, të sjelljes së ideve të reja dhe përvojave më të suksesshme të jurisprudencës europiane.

Në takim ishte i pranishëm edhe zoti Sokol Sadushi, drejtori i Shkollës së Magjistraturës.
 

© 2018 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.