Takim për projektin e përbashkët ndërmjet Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian “Mbështetje e BE-së/KE-së për Eficiencën e Drejtësisë – Med”, 29 Janar 2015
Në kuadër të projektit të përbashkët ndërmjet Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian “Mbështetje e BE-së/KE-së për Eficiencën e Drejtësisë – Med, në bashkëpunim me EURALIUS IV, projekt i financuar nga BE-ja, në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua një takim, ku ishin të pranishëm: zoti Sokol Berberi, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, zoti Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, zoti Aleksandër Toma, drejtor Kabineti, dhe zonja Elsa Toska, këshilltare e Kryetarit. Nga Zyra e Projektit të BE-së dhe KE-së ishin të pranishme zonja Anne Sanders, eksperte e projektit, dhe zonja Tea Jaliashvili, menaxhere e projektit.
Pjesëmarrësit diskutuan rreth temës “ Vlerësimi individual i gjyqtarëve në Shqipëri”, duke shkëmbyer mendime të vlefshme lidhur me përmirësimin e standardeve të këtij vlerësimi.
Raporti përkatës ishte përgatitur nga zonja Anne Sanders, Profesore e Asociuar në Universitetin e Bonit, Gjermani dhe paraqiti një analizë të sistemit të tanishëm të vlerësimit individual të gjyqtarëve në Shqipëri, kundrejt standardeve ndërkombëtare, veçanërisht atyre të zhvilluara nga Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Europianë.