| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Vizitë e delegacionit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë në Shqipëri, 11-13 Nëntor 2015

Në datat 11-13 nëntor, me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë,  z. Bashkim Dedja, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë vizitoi Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Delegacioni ishte i përbërë nga znj. Elena Gosheva, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, z. Jovan Josifovski, gjyqtar, z. Nikola Ivanovski, gjyqtar, dhe znj. Vangelina Markudova, gjyqtare.

Delegacioni u prit nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, zoti Bashkim Dedja, dhe nga gjyqtarë të kësaj gjykate. Më pas u  zhvillua një tryezë e rrumbullakët me temë “Pavarësia e gjykatave kushtetuese në demokracitë e reja”.
Gjatë ditëve të qëndrimit të tij në Shqipëri, delegacioni u prit në një takim zyrtar nga  Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, dhe kryetari i  Gjykatës së Lartë, z. Xhezair Zaganjori.
 

 

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.