| Bookmark and Share
Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti [...]

Vizitë e delegacionit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, 10-12 maj 2016

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i shoqëruar nga gjyqtarët, znj. Altina Xhoxhaj dhe z. Fatmir Hoxha, si dhe nga sekretari i Përgjithshëm, z. Kujtim Osmani, dhe shefi i Kabinetit, z.Aleksandër Toma, kreu një vizitë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Delegacioni  i Gjykatës Kushtetuese u prit nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, zonja Arta Rama Harizaj, nga Presidenti i Republikës, Sh. T. z. Hashim Thaci, nga ministri i Drejtësisë të Republikës së Kosovës, z. Hajredin Kuqi, dhe Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Z.Fejzulla Hasani.

Në takimet e zhvilluara  u diskutua  për funksionimin e gjyqësorit dhe reformat në të dyja vendet, si dhe u shkëmbyen pikëpamje për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Gjyqtarët Kushtetues të dyja gjykatave Kushtetuese zhvilluan një tryezë të përbashkët, ku shkëmbyen përvoja respektive të gjykimit kushtetues.
 

© 2017 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.